Çfarë duhet të dinë studentët mbi vendimin e fundit të qeverisë

Bora Basholli

Ndryshon nota mesatare për të aplikuar në universitet. Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë të programeve të integruara të studimeve si dhe transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, për vitin akademik 2019-2020.

Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, pasi kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.

Nota mesatare është vendosur të jetë nota 6.5. Kjo notë mesatare është përllogaritur duke marrë në konsideratë mesataren aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë; mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ndërsa kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Hyrja ne universitet duhet te jete domokratike d.m.th e lire.Nota mesatare ban cvlersimin e notes ne shkollen e mesme dhe rrite korrupsionin atje.
    Ne universitetet shqiptare duhet te zbatohet nje nen I ligjit te arsimit te larte qe thote:
    Provimi duhet te jete transparent.
    Ne fakt ai eshte plotesisht I meshehur,korruptiv,maskuse I ndergjegjes dhe pa aftesise profesionale te pjeses dermuese te armates se pedagogeve qe jane emeruar si te tille me menyra nipotike e korruptive.
    Gjendja eshte e mjerushme,nga ana shkencore shpesh here analfabetik.
    Qeveria duhet te kerkoje nga universiteyet standartet per nivelin e studenteve dhe te pedagogeve.Kjo eshte detyra e Qeverise qe perendimin tim nuk e ka kerku asnjehere.
    1-Duhet te krijohet qendra kombetare e licensimit te pedagogeve.Kjo eshte nje domosdoseri qe te mos kete universiteye me staf pedagogesh disa familje apo fise.((Ka familje e fise qe jane te punesuar vetem ne universitet..
    2-Provimet te fotografohen te korigjuar e te paraqiten (te sekretuar me nje numer) ne nje faqe interneti.
    Ky eshte nje operacion,qofte edje I perkohshem,I cili:
    -do te eleminonte ne max korrupsionin galopant qe egziston ne mes pedagogut dhe stufenteve.
    -afishimi ne faqe interneti I tezes se provimit tregon nivelin e kerkeses dhe te dijeve shkencore-pedagogjike te vete pedagogut qe shpesh here jane te nivelit te shkolles 9-vjecare.
    -nga pedagoget ne mase te madhe nuk bahet rrealisht mesim.Por oret shkruhen te gjitha ne rregjister.Pedagoge te tille formojne teza te rreduktuata per te maskuar kete maskarallek.
    provimi I hapur do ta frenoje e diskretitoje edhe keye fenomen.
    Qeverija duhet te dije qe trashigon nje arsim te larte jo piramide(ato ka mijra vjet qe qendrojne ne kambe),por mullare I cili nuk mund te shendoshet me masa anti inflacioniste.
    Keto dy probleme un I kam ngrite edhe ne te gjitha strukturat universitare bile edhe ne ndonje vend te specializuar por rreagimi ka qene shum I ashper.kjo se te caktoje rrektori e dekani pedagoge te matre nga rruga eshte leverdi e madhe.Un kam kuptu menjehere nivelin e njeinistreje e cila ne kuvend u pat shprehe:shkoni shihni si perzgjidhen pedagoget ne ShkoderUne kam qeshe para televizorit ma shume se kur ndigjoj ciftin Miloti-Cinari.
    Perfundimisht desha te theksoj qe rinia ne demokraci nuk duhet te kufizohet nga mesatarja ne hyrje.simbas degeve mund te vendosen kritere hyrese.Qe ne vitin e pare mund te vendosen edhe provime eliminuese shteterore.Ne universitetet publike e jo publike shteti duhet te kerkoje me rigorozitet plotesimin e standarteve per arsimin e larte.
    Un e konsideroj dje si nje artikull qe mundet ta botoni.B.K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *