Çfarë duhet të dini për festën e Sulltan Nevruzit

Leda Hysa

 

21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian.

Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22.

Po çfarë është Sulltan Nevruzi?

Novruz në gjuhën persiane do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Kjo festë shënon gjithashtu ditën e parë në kalendarin Iranian.

Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji dhe Shqipëri.

Zakonisht, kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas kryejnë ritet fetare. Ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Në ditët e festës bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri.

Ushqimet tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës kush e gjen nga pjestarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht ëmbëlsira tradicionale që është hashurja./Anabel

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • ….. po si more te uruar gjithe ajo tavoline plot me bollek e te mira keni harruar si pa dashje…. rakine, ku baballaret bektashiane e pine me shishe e pastaj verejne per ndonje cope….. pjeshke.

  • Ç’lidhje kane shqiptaret-iliret-arberoret me kete lloj feste dhe historira arbae e persiane?!?!?!?!?!
    Kjo eshte feste per persianet dhe jo per shqiptaret.

    • Ta marresh keshtu dhe Kristianizmi, Islami etj jane fe te Lindjes se Mesme, te cifuteve dhe arabve. Te pakten Bektashinjte ne Shqiperi jane besimtaret me patriot nga te gjithe. Gezuar!

  • Novruzi ishte nji gabel ,
    qe shiste hashure rrugeve te qytetit me gamor .
    ngaqy shqyptareve i pelqeu Shum hashurja e arabit ,e qujten salltan .
    E saher nenruz gabeli dukej me gamorin e tij
    ngarku me qypat me hashure ,
    shqyptart bojshin Festa .
    Kjo o e verteta shqeto .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *