Çfarë duhet të dini për rajonet Donetsk dhe Luhansk!

Amelda Amelda

Presidenti rus, Vladimir Putin, njohu të hënën rajonet rusishtfolëse të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore si shtete të pavarura. Disa orë më herët, udhëheqësit separatistë të rajoneve publikuan një video me thirrjet për shpalljen e pavarësisë.

Vendndodhja

Rajonet Donetsk dhe Luhansk, të njohura kolektivisht me emrin Donbas, shtrihen në Ukrainën lindore, pranë kufirit me Rusinë. Rajoni përfshin si pjesë të kontrolluara nga Kievi, ashtu edhe zona të kontrolluara nga separatistët. Industritë e tij kryesore janë minierat e qymyrit dhe prodhimi i çelikut.

Popullsia

Shumica e 3.6 milionë banorëve që jetojnë në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut flasin rusisht, si rezultat i një migrimi të punëtorëve rusë në këto rajone gjatë epokës sovjetike të pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Moska në vitet e fundit ka lëshuar më shumë se 720,000 pasaporta ruse për afërsisht një të pestën e popullsisë së rajonit.

Kryengritësit morën kontrollin në vitin 2014

Separatistët pro-rusë në rajonet Donetsk dhe Luhansk morën ndërtesat qeveritare në vitin 2014 dhe i shpallën rajonet si “republika popullore” të pavarura. Ky veprim pasoi aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Luftimet

Që nga viti 2014, më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në luftimet në rajonin e Donbasit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetjen e separatistëve si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht, një akuzë që Moska e mohon.

Në mes të luftimeve, një aeroplan nga Malajzia u rrëzua mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Të gjithë 298 personat që ishin në avion humbën jetën. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa ishte ruse dhe është hedhur nga një zonë e kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Rusia ka mohuar përfshirjen.

Pavarësia

Pasi separatistët në rajonet Donetsk dhe Luhansk morën pushtetin në vitin 2014, organizuan një votim për të shpallur pavarësinë. Deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur. Të hënën, Putin shpalli njohjen e pavarësisë së rajoneve pas takimit me Këshillin rus të Sigurisë.

Udhëheqësit rajonalë

Secili prej rajoneve ka presidentin e vet të vetëshpallur. Në një votim të kontestuar nga Kievi, Denis Pushilin u zgjodh në vitin 2018 për të udhëhequr të ashtuquajturën Republikë Popullore të Donetskut, ndërsa Leonid Pasechnik është udhëheqësi i rajonit separatist të Luhanskut.

Procesi i paqes

Njohja e rajoneve nga Rusia i jep fund efektivisht marrëveshjeve të paqes të Minskut, të cilat nuk u zbatuan kurrë plotësisht. Marrëveshjet, të nënshkruara më 2014 dhe 2015, kërkonin një shkallë të lartë autonomie për të dy rajonet brenda Ukrainës.

Rajonet tjera të shkëputura

Rusia ka njohur më parë pavarësinë e dy rajoneve separatiste gjeorgjiane – Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut – pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008. Rusia që atëherë ka vendosur trupa në ato rajone dhe ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre./VOA

a.m/dita

Share This Article
7 Comments
  • humica e 3.6 milionë banorëve që jetojnë në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut flasin rusisht, si rezultat i një migrimi të punëtorëve rusë në këto rajone

    Ne Kiev jetonin familja e Carit te Rusise Ruset nuk kane emigruar ne Rusi Lexo mire historine o politikan

    • Kievi eshte vene nen zoterimin e Carit Romanov ne vitin 1783, ndersa pjesa perendimore ishte nen zoterimin e perandorise austo-hungareze, Ne 20 tetor 1917 patriotet ukrainas proklamojne Republiken kombetare te Ukraines.
      Kjo eshte historia!

      • After the Partitions of Poland in 1772, 1793 and 1795, the extreme west of Ukraine fell under the control of the Austrians, with the rest becoming a part of the Russian Empire Dakort por jo se migrimi i punetoreve ruse si shkruan historiani partizan

  • Ne kete harte Rusia del se kufizohet me Turqine ne bregdet. Kufiri i Turqise eshte i sakte, i Rusise jo. Midis Rusise dhe Turqise ndodhet Gjeorgjia, shtet i njohur nderkombetarisht, per aq sa vlen kjo fjale qe nga viti 2014. Parashikime per te ardhmen? E keni fshire Gjerorgjine nga faqja e dheut qe tani, pa e sulmuar akoma Hitleri rus?

  • stalin krimineli vrau Tataret Musliman me 1936-1950

    dhe pas kesaj muzhiket u vendosen ne pronat e tyre

    duke i grabitur.

    drejtesia duhet ende te vendoset ne vendin qe i takon.

  • Sapo e lexova lajmin ne pushimin e drekes , u a tregova kete lajm disa kolegeve ukrahinas qe e urrejne Putinin me gjithe shpit. Ata me thane se per hir te vertetes ato krahina kane qene ruse dhe jo te populluara nga ruse te ardhur.Pikerisht si Kosova jone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *