Nga nesër/ Kushtet e reja mbi udhëtimet drejt Italisë për turizëm

entela

Duke filluar nga data 31 korrik 2021, shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Më poshtë, kushtet që duhet të plotësoni:

-pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson.

-nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes.

-fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

-personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

-pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form).

-çdo pasagjer që fluturon nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

-teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021. e.r/dita

Share This Article
1 Comment
  • Se kuptova,po ata qe jane vaksinuar me vaksinat qe njeh EMA a kane nevoje per tamponin ? Po qe se dikush ka njohuri per kete te ktheje pergjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *