SHËNIM: Një postim i çuditshëm, dy qëndrime krejt të kundërta: Çfarë e bëri Presidentin të ndryshojë papritur mendim për inceneratorët?

time

Për Ben Blushin deputet zgjedhja e Ilir Metës President ishte themelimi i “Republikës së Likes”, e për këtë arsye ai e votoi kundër.

Dyshja politike ka pasur konflikte të vazhdueshme, madje që në adoleshencë; kanë qenë shokë klase në shkollën Sami Frashëri.

Ndoshta publiku i ka harruar debatet e tyre në sallat e seancave plenare, edhe pse “origjinën” e kishin të dy nga e njëjta parti, edhe pse në fakt bashkohen në shumë pika të dy. Një prej tyre është pushteti që gëzojnë financiarisht; janë nga politikanët më të kamur të Republikës së tyre të skamur.

Por ulërimat presidenciale, para dhe përgjatë fushatës elektorale për “inceneratorët” ndoshta nuk janë shuar kaq shpejt nga kujtesa publike.

Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020, ndërkohë që pjesa tjetër e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaqin realizim të dobët, që shkon deri në 9%.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor kundër mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj” – shkruante Meta asokohe në rrjetet e tij sociale.

Por këto orët e fundit një reagim i çuditshëm ka ardhur nga kreu i shtetit sërish për këtë çështje, ama këtë herë me një krejt tjetër qasje.

E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia.

Ky është postimi i fundit i Presidentit Ilir Meta lidhur me inceneratorët, në një linjë me raportimet e përditshme të shumta të medias që drejton Ish-armiku Beni. Afërmendsh. Një ton mbetje kushton pa tvsh 29 euro dhe depozitohet në landfillin e Sharrës ose Elbasanit, ku ai ështē aksioner. Një bashki prodhon qindra ton mbetje çdo ditë, çka përkthehet në një shumë marramendëse parash.

A do të thotë ky reagim i kreut të shtetit se ai është pajtuar dhe ka gjetur një dakordësi me ish mik, armikun e tij Benin, apo është vërtetë i shqetësuar për mjedisin, ngrohjen globale dhe plazhet e Shqipërisë së Mesme?

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Shpjegonani me pare c’do te thote “inceneratoret”, pastaj vazhdojme me Ben Kolonjarin me mama nga Dardha apo Sinica, njelloj si Mogluca..! Me kujtohet ne femijeri e time, kur shjrruanim drama vete. konkuronim, I emertonim sikur I kishte shkruar Kico Blushi, baba I Benjes, por askush nuk e merte vesh..! Juri, KUPTOHET njerez te njohur te artit ne Korce..! Per baben s’kam c’them..!

  • Ilir Meta për çdo rast reagon për hallet e veta dhe asnjëherë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Koke vic dhe koke lopë njeri i neveritshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *