Çfarë e shkakton kraterin siberian?

redaktor

Në gusht 2014, një kratre shumë i madh u shfaq në Gadishullin Jamal në Siberi. Ishte një fenomen shumë interesant, për arsye se përvec gropave që hapen në Florida, kraterë të tillë të mëdhenj nuk shfaqen rëndom.

Gjeologët shkëmbyen shumë teori në lidhje me origjinën e kraterit, ndërkohë që skeptikët paranojakë ofruan shpjegime të tillë si meteorët apo ndikimi i jashtëtokësorëve. Kraterët (shumës, pasi tani janë shfaqur disa të tillë) nuk ishin rezultat i armatimeve të përparuar të alienëve.

Në sipërfaqe doli një shpjegim shumë më tokësor dhe shumë më pak i lavdishëm. Matjet zbuluan se përqëndrimi i gazit metar brenda kraterit është afro 10%. Ajri ka normalisht 0.000179 përqind metan. Zakonisht ky gaz gjen rrugën e tij për lart, mespërmes permafrostit.

Dhe ndërkohë që temperaturat globale rriten, metani ngjitet drejt sipërfaqes gjithnjë e më shpejt. Pasi mbërrin në një prag kritik, gazi shpërthen në sipërfaqen siberiane.

Kjo teori mbështetet nga fakti që krateret siberianë ngjajnë më shumë me krateret pas shpërthimit, se sa me gropat që krijohen për shkak të një rrëshkitjeje nga brenda./bota

https://www.youtube.com/watch?v=tDAVtjSadGg#t=13

Share This Article
3 Comments
  • Shperthimet Nukleare te Nendheshme nga Rusia dhe Amerika si dhe Thithja e paskrupullt e naftes ne te gjithe boten(TOKE DHE DET) ;gjithashtu edhe Minierat e Diamanteve dhte Mineraleve jane shkaqet e Gropave ose KRATEREVE si ne Siberi dhe nne gjithe Globin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *