Albitofiri është shkëmb vullkanik i përbërë kryesisht nga një masë albiti (mineral silikat natriumi e alumini), në të cilën ndodhen kristale të mëdha të po këtij minerali (përmban edhe kuarc).
Në Shqipëri janë gjetur shkëmbinj albitofirik dhe më i njohuri është albitofiri dacitik i Gurit të Zi (Shkodër), me ngjyrë të përhime e vende-vende të blertë e të murrme.
Këta lloj gurësh kanë gjetur përdorim si lëndë shumë e mirë acidoduruese për ndërtimet industriale.
Albitofiri i Gurit të Zi është përdorur edhe për prodhimin e gypave dhe pllakave prej gresi, të pajisjeve hidro-sanitare dhe izolatorëve elektrikë të tensionit të lartë.
a.d. / dita
