Shkenca ka zbuluar se trupi ynë rrezaton një spektër të gjerë frekuencash elektromagnetike.
Frekuencat më të dukshme janë ato të imazhit aktual të vetë trupit, por ky imazh është vetëm reflektimi i dritës nga burime të tjera, si p.sh drita e diellit ose drita elektrike.
Trupi i njeriut, në fakt, nuk rrezaton vetëm frekuenca në spektrin e dukshëm (kjo bëhet e qartë kur mbyllim dritën elektrike natën).
Çdo njeri ka edhe një aura, një masë drite që rrethon trupin tonë.
Në kuptimin më të gjerë, aura është çdo formë energjie që gjenerohet nga trupi dhe rrezatohet larg trupit.
Sot ka pajisje me të cilat mund të shohim përbërësit e auras duke na çuar drejt të kuptuarit të ndikimeve dhe përdorimeve që ka ajo.
Aura është shumë komplekse duke qenë se përbëhet nga një sërë vibrimesh elektrike dhe elektromagnetike dhe ndoshta, edhe nga forma të tjera rrezatimesh që do të zbulohen.
b.m. / dita
Është thënë dhe pranuar prej kohësh që njeriu përveç se është materie, është po ashtu energji. Kjo çon ujë në mullirin e atyre që besojnë se pas vdekjes shpirti vazhdon të jetojë në formën e një ” energjie”, ku është grumbulluar gjithë historia e shkuar e personit që ka ndërruar jetë! Ndofta ka diçka jomateriale në ekzistencën e çdo qënie të gjallë!
katarakti
“Është thënë dhe pranuar prej kohësh që njeriu përveç se është materie, është po ashtu energji.”,kjo është thënë me kohë,jo sot!
problemi është interpretimi!!
duket që në fillim kur thuhet “NJERIU”……..,dhe nuk thuhet qënjet e gjalla!!nëse njeriu ka këto që përshkruhen atëherë,cungimi fillon me përvetsimin e tyre,përqëndrimin vetëm tek njeriu!!
më pas kalohet në misticizëm dhe në idiotësitë e tjera të nxitura nga frika e vdekjes dhe këto fusha elektro magnetike na shëndrohen në një gjë të përjetshme!pra edhe kur njeriu vdes,kafshët jo,bile dhe ato që therim,ai është i pavdekshëm dhe vazhdon e rron në PS!!
që në kohën që u vërtetua se njeriu prodhon rrymë elektrike,që në atë kohë mund të thuhej se ka dhe fusha elektor magnetike që e rrethojnë pasojë e energjisë elektrike që qarkullon!!
teknollogjia po përparon gjithnjë e më shumë dhe aparatet matëse bëhen më të ndjeshme,për pasojë vërtetohen fusha të tilla!!injoranti i bestnytizon shkenctari i mat dhe i quan arritje të shkencës!ky është segmenti i mendimit njerzor!!
sot dihet fare mirë që pa ndërhyrë në trurin e njeriut mund të deshifrohen shumë gjëra prej tij!!me kalimin e kohës do të shkohet më larg,ku logritme të përshtatëshme do të mund të lexojnë mendimin direkt!!
dhe kjo do të jetë një kohë e zymtë!!