Baptisteri i Butrintit është monument i rëndësishëm i periudhës paleokristiane.
Përbëhet nga salla e pagëzimit dhe një sallë ndihmëse në veri të saj, të dyja të shtruara me mozaik.
Salla e parë është rrethore në plan me diametër 13.50 m, brendashkruar një kuadrati, me dy radhë kolonash graniti.
Figurat e mozaikut, kryesisht nga bota e kafshëve, janë vendosur në 69 medalione në shtatë rrathë bashkëqendrorë, që ndërpriten nga dy skena. Salla mendohet të jetë mbuluar me sistem qemeresh e kupolë qendrore mbi kolonat.
Është ndërtuar në mesin e shek. VI. Edhe salla tjetër përafërsisht drejtkëndëshe, është e shtruar me mozaik me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike.
Mozaikët kanë vlera të veçanta artistike dhe zbukurimorja paraqet karakteristika të përbashkëta për një krahinë të gjerë që nga Vjosa deri në Nikopojë.
a.d. / dita

Por ka dicka qe nuk shkon ketu __Nqs kjo eshte bpatister, dmth qe aty behet baptismi i njerezve dhe eshte nje veper e kristianizmit,pavaresisht se eshte ne fillimet e Kristianizmit , si ka mundesi qe ne mozaik ata kane dnertuar kafshe , dhe jo dicka nga bota judeo-kristiane ?
Meqense e kane dnertuar per punet e kishes, aty duhej te kishte mozaike me motive nga Bibla, kur ne fakt aty mozaiket kane motive nga bota e kafsheve ,…c’ka tregon se i perkasin jo krstianizmti, por paganizmit______
_Sepse paganizmi ishte me prane natyres , jo prane shenjtoreve dhe fjales se zotin
Pra kam frike se keto mozaike ndoshta jane ndertuar me perpara ne kohe dhe me vone kisha pastaj
i ka shfrytezuar per te krijuar Baptisterin e saj —
Nje hipoteze e imja kjo, nisur nga fakti se fetaret ne eprgjithesi ishin shume strikt ne kete drejtim dhe kudo paraqsinin fytyrat e shnjetoreve te tyre …dhe jo te kafsheve
nuk viheshin shenjtoret ne dysheme.
Raimond,
ke shume te drejte ne teorime tende dhe jam i te njejtit mendim por duhet the shtoj qe jo vetem ndertesat fetare pagane u shnderruan ne Kisha kristiane por edhe ritet fetare u pershtaten. pra po ta shohim me kujdes dhe ne kohe akoma me te lashta ka te njejtat rite baptizmi. ” Akili kishte vetine te mos vritej ne cdo pjese te trupit pervec se ne thember ku e jema Tetis e kishte mbajtur gjate ritit te baptizmit(zhutjes te tij ne uje) ku thembra ishte e vetmja pjese ku ai nuk u bekua” pra dhe krishterimi i vjeter nje pjese te madhe te riteve i mori nga paganizmi duke i pershtatur me shenjtoret ne vend te kafsheve dhe zotave qe perfaqesonin fuqi te ndryshme natyrore