Çfarë është Bishtpelëza e Korabit?

a.k.

Bishtpelëza e Korabit është një bimë barishtore shumëvjeçare tufore e familjes gramore me kërcell deri 30-40 cm, me gjethe shumë të ngushta, pak të forta, me lule rreth 3-5 cm të gjatë.

Përbëhet nga kallithë të shumtë e të vegjël.

Është bimë neoendemike e Shqipërisë, e takuar për herë të parë në Malin e Korabit, por ka shtrirje në disa zona të Shqipërisë Lindore.

Gjendet e sigurt në kullota të zonës alpine deri në 2500 m mbi sipërfaqen e detit.

Në gjendje natyrore shumohet kryesisht në mënyrë vegjetative.

k.a. / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *