Çfarë është BRI dhe si po zëvendëson Kina, SHBA-në “pa ushtri”

b.m.

Në rubrikën e tij të së shtunës në DITA, Janush Bugajski merr në analizë zhvillimin e Kinës dhe fidën e saj përballë botës trans-atlantike.

“Regjimi kinez nuk ka synim të imponojë sistemin e tij të qeverisjes, por të ndryshojë standardet globale të tregtisë dhe investimeve që do të favorizonte Pekinin përballë konkurrentëve të tij” – shkruan Bugajski.

Ai shpjegon çfarë është BRI: Belt and Road Initiative (BRI) që synon krijimin e korridoreve të reja tokësore dhe detare që lidhin Azinë lindore, juglindore dhe qendrore me Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Evropën.

“Kina është një konkurrent i vërtetë me një ekonomi të fortë dhe një strategji të qëndrueshme të hartuar për të kaluar Perëndimin. Ndikimi global në rritje i Kinës nuk varet nga fuqia ushtarake por tek penetrimi ekonomik. Ajo po zëvendëson në mënyrë të qëndrueshme SHBA-të si eksportuesja dhe importuesja kryesore e mallrave në një numër tregjesh në rritje.  Pekini po shton në mënyrë të shpejtë investimet e tij në shumë vende të BRI-së dhe synon të vendosë standarde rregullatore globale që do t’i japin përparësi ndërmarrjeve kineze dhe do të minojnë parimet e tregtisë së lirë. Pra, edhe pa një pozicion ushtarak agresiv, BRI do të kërcënojë ndikimin e SHBA-ve në gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë madje dhe në Evropë” – shkruan Bugajski.

Analizën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

b.m. / dita

Share This Article
6 Comments
    • Cfare nuk permend ose nuk kupton akoma Bugajski eshte qe kinezet kane cuar studente dhe shekncetaret e tyre ne cdo universitet perendimor. Te gjithe keta jane gjente ekonomik qe vjedhin cdo teknologji te re qe krijohet dhe e bien ne Kine. Kina madje ju siguron ketyre shkencetareve apo profesoreve te marre ne pune ne perendim nje pune te dyte. Ju jep laboratore te fuqishem dhe sasi te madhe parash per te zhvilluar teknologji te reja. Nderkohe perendimi vazhdon i paguan rogen e dyte ketyre personave kur ata punojne pjesen me te madhe te kohes ne Kine. Ky eshte idiotizmi me i madh perendimor. I adhurojne kinezet dhe keta te fundit ju vjedhin te gjithe teknologjite. I marrin ne pune sikur te jene perendi. Kinezet e kane budallallepsur perendimin. Jane te vetmit qe ne cdo koference shkencore marrin ne fotografi cdo rezantim shkencor. Vjedhje idesh dhe teknologjish.

  • Por sundimtaret vtane nuk dijne ose nuk duan qe ta bejne Kinen partneren kryesore ne zhvillimin e vendit se e kane me shume hallin tek karrigia e tyre e jo tek populli!
    Se politikanet shqiptare e kane garantuar parajsen ekonomike dhe nuk u bvehet vone se shqiptaret nuk kane buke te hane!

  • me kinen nuk behet partneritet se gjithmone del me humbje e kemi provuar me pare …!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • treguesi kryesor i industrisë në të gjitha fushat është cilësia dhe jetëgjatësia e produktit mallit.Mendoi se vendin e parë e zë Gjermani,prodhimet gjermane jan të pa vdekshme.Këtë futeni në kokë.

  • Nese shikon tergeten me fjaleve Made In China atehere vertete e kupton si tregtar qe parat qe ju menduat se I investuat ju I humbet plotesisht me nje goditje. Kina eshte thjesht nje fabrike mbeturinash dhe asgje me teper se aq kosh plerash qe shet plera.Kur USA do ti vendose sanksione per eksport drejt Amerikes Kydo jete momenti I vetshkaterrimit te kines.Kur konsumatori me I madh ne bote qe eshte Usa heq dore nga prodhimi materialeve te varfera si ato kineze atehere ka vetem kollaps te economise qe ben hile.As me oriz Nuk do mundi tia dali fukarallekut Kina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *