Çfarë është dashuria?

b.m.

Përparim Kabo, doktor i shkencave filozofike ka bërë një përkufizim të dashurisë sipas tij.

Dashuria në jetë është vetëm një, pasioni mund të jetë shumës – shkruan professor Kabo në profilin e tij në FB.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

“Dashuria eshte respektim i dinjitetit dhe reciprocitet mes partnereve, eshte ndjenje dhe sakrifice, eshte pasion dhe frymezim, eshte energji dhe humanitet, eshte erotikë dhe lidhje fizike, eshte premtim dhe mbajtje premtimi, eshte prove dhe sprove ne jete, eshte kuriozitet dhe zhgenjim, eshte enderrim dhe iluzion…

Ështe ajo qe s’ka frike nga ty, por ti ke ndroje dhe i fshihesh asaj.

Ështe një e vetme. Po po, dashuria ne jete eshte vetem nje, pasioni mund të jetë shumës.

Kërkimi i dashurisë të jep mundesine ta njohesh veten. Mosnjohja mund te vrasi rruges shume “dashuri”, por ajo vetë nuk eshte as gjysme dashuri dhe as copra dashurie, eshte ose e plote ose nuk eshte.

Iluzion-dashuria eshte drita qe fiket nje dite dhe nuk ndizet me. Dashuria eshte frymezim dhe e dashura ajo qe te frymezon gjithnje dhe ne boten e pertejme.,  

Tani une pyes: A vlen dhe a mjafton nje date dhe nje dite qe quhet dita e te dashuruareve 14 shkurti ose Shen Valentini?

Tek ne me shume se dashuri njerezore te besueshme takon tregti me shumice dhe me pakice te asaj qe quhet dukje e dashurise. Medemek nje mall qe nuk quhet ushqime apo orendi per quhet veshmbathje, zbukurime dhe genjeshtra.

Te dhurosh dashuri do te thote te kesh dashuri. Të kesh dashuri do te thote te kesh shpirt. Të kesh shpirt do te thote te ndjesh se je i ndertuar nga shpirterorja dhe jo nga materialja…Flm !”

b.m. / dita

Share This Article
12 Comments
  • Me ne fund ne vitin 2019 ne diten e vanetinit Prof.Kabo na meson c’eshte dashuria! Nje medioker si Don Kishoti kerkon t’i mesoje shqiptereve se cfare fshihet pas fjales dhe ndjenjes dashuri! Eshte perpjekje e madhe pasi edhe Saliu,Luli dhe Paloka e treguan dashurine! Injoranca dhe mediokriteti jane bashke me Diten e te dashuruarve ne 14 Shkurt 2019!

  • As pak bindese gjithe kjo filozofi e doktorit te shkencave per dashuri.
    Nena ka jo nji dashuri.Po ka aq dashuri sa femije ka.Kjo ia dhuron dashurin cdo femijet njikohesisht dhe burrit,qe i asht shpervjele per te krijuar dhe dhuruar dashuri.Te gjithe i ngop me dashuri e me shpirt.E leme kete tip Nanet.
    Marrim nji Nene tjeter.
    Dhe kjo ka femije dhe burre qe i ka perfitue vetem e vetem nepermjet dhurimit te dashurise me dashuri.Kjo tip nenet me kalimin e kohes i ndryshon dashuria harron cfare ka dhe i dhuron nji tjetrit mashkull dashuri qe edhe ai e gjuan me dhurim dashurie.
    Tashti don te na mbushesh mendjen se kjo nuk asht dashuri po pasion.
    Shume bukur e pranojme simbas doktoratures filozofike tenden qe asht pasion dhe jemi te bindur qe nuk e luan as topi.E ne moment qe bindemi na shkan mendja qe ky pasioni qerrata kenka ma i forte se dashuri.Sepse nuk ka pasion pa dashuri.Kush nuk ka ndigjue ne raste debatesh teper serioze,kur i mveshen njeri tjetrit.Ti ore zoteri fole sic duhet folur dhe jo me pasion.Kritikuesi pa medyshje i tregon pasionin sepse brenda ka dashuri.
    A ka mundesi te mos i hysh ketyre sjelljeve se,per din e iman del huq,per mendimin tim.

  • aman mo aman, o lime po shih hallin ore se mos lesh pa folur gje , filozofine e fillove nga ppsh, te demokracia, te sporti tashi dole dhe te dashuria…e ketu te ne ben lajm
    m e d i o k r i t e t

  • përkufizim pak siiiii
    por arsyeja përse është bërë,del nga kjo fjali
    “Tani une pyes: A vlen dhe a mjafton nje date dhe nje dite qe quhet dita e te dashuruareve 14 shkurti ose Shen Valentini? ”
    mos vallë dita e dëshmorëve nuk duhet të ishte në një ditë fiks?
    mos vallë dita e pranverës nuk duhej të ishte në një ditë fiks?
    mos vallë dita e kërrnackave,e birrës,e verës a e rakisë nuk duhej të ishin në një ditë fiks??
    o kabo,ditën e jetës nuk e kemi në një ditë fikse,sepse e jetojmë përditë,për ditët e tjera ja vlen të vendosim një ditë për tu mbledhur e për ti festuar!!
    nuk i prish punë askujt KONSUMI,sepse prej tij jetojmë!!nuk i prish punë askujt FESTA!!
    askush nuk është i detyruar të festojë o të konsumojë për këtë apo atë festë!
    kjo që thua ti është e gabuar!!
    kufizimi,me detyrim apo me manipulim është i keq,ky të kufizon lirinë!
    festa asnjëherë!!
    askush nuk dhuron dashuri vetëm ditën e valentinit!është një ditë që feston dashurinë!!
    dhuron ai që ka dashuri,ai që ska nuk dhuron edhe nëse dhuron lule e mesazhe me tonelatë!!
    festim apo jo as nuk të shton e as nuk të pakson atë që ke!!
    mos ke ndonjë ndikim nga këta erdoganistët o profesor??
    sepse ata dalin gjithnjë në këto raste!!
    pavarsisht se bëjnë të njëjtën rreklamë për festat e tyre!!që nuk i quajnë festa konsumi!!pavarshist se harxhohet shumë më tepër!!

  • 14 Shkurti eshte interpretuar gabimisht : kjo date ne origjinen e vet ka synuar te rinovoje e te shenoje dashurine : pra nuk i perket vetem nje çifti te dashuaruarish ne kuptimin e “nushte” te fjales, por shenn dashurine njerezore perkundrejt secilit da dallim moshe, seksi, etnije etj …, shenon dhe risjell ne memorie dashurine si diçka universale e unit (njeshit) prekundrejt ne tjetri dhe mbare shoqerise , shenon dashurine edhe si nje nderim, si respekt prekundrejt te gjitheve. 14 shkurti nuk eshte Dita e te dashuruarve ne kuptimin e ngushte fjales por eshte Dita kushtuar vleres se madhe njerezore : respektit e nderimit te ndersjelle!

    • yllo çdo gjë në origjinë ka qënë gjithnjë ndryshe!!
      por me kalimin e kohës ndryshojnë dijet dhe interesat e njeriut ,kështu ndryshon dhe përdorimi i festave ose dhe zakoneve!!
      sot kemi festën e të dashuruarve,është e pranuar nga shumë njerëz,pjesa tjetër nuk e ka të ndaluar dhe as të detyruar ta festojë!kush të dojë bën çtë dojë!!
      flitet për komercialitet!?
      ku qëndron e keqja??kush do blen,kush nuk do nuk blen!!
      nga festa e lirë askush nuk ka dëm!!nga festimi askush nuk dëmtohet!!
      pra përse duhen përdorur sofizma idiotësh,” dashuri 365 ditë dhe jo një ditë”??mos vallë po të festosh ditën e të dashuruarve nuk ke të drjetë të dashurosh pjesën tjetër të vitit??
      mos vallë nëse nuk e feston këtë ditë!?ke dashuri gjithë vjetore??
      ma merr mëndja që jo!!nëse nuk je i gatshëm të japësh diçka më shumë dashuri një një ditë të caktuar për të!?
      do të thotë se nuk e njeh dashurinë as në 364 ditët e tjera të vitit!!
      ti si yll e kupton kështu,pra për të gjithë!?
      ku qëndron e keqja!!
      bleju nga një lule gjithë pjestarëve të shtëpisë,po deshe dhe të pallatit,një përqafim dhe të gjithë do të jenë të kënaqur përfshi dhe ty!!
      nëse nuk do ta “komercializosh”!?besoj se të dashurit e tu do të të deshin dhe me një përqafim!!
      përse tërë kjo logori kundër një feste??
      përfshi këtu dhe fillozofin kabo!!

  • Kan kohe shqiptaret sot ,te mendojne edhe per dashurin ?!

    Jo se jam kunder ksaj teme ,
    por nuk do isha i sigurt se
    ndonji nga ata qe ndodhen ne ate vend ,

    do ishte i afte te dashuronte !
    Nderkohe qe me dashuri ; shumica aty ne ate vend te dal nga shinat e njerezimit ,nenkupton vetem sex-in .

  • Ka mundesi ta kete kopjuar edhe ky tezen e diplomes. Diskutimin nuk e mban mend dhe fut cdo gje ne perkufizim, me shpresen se diku do ta kete permendur thelbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *