Çfarë është depersonalizimi?

b.m.

Depersonalizimi ka dy kuptime si term.

Kuptimi i parë është ai mjekësor. Në këtë concept depersonalizimi është eksperiencë psikologjike në formën e një perceptimi të pasaktë ndaj vetvetes me ndjesinë sikur nuk je real, sikur e vëzhgon vetveten nga distanca, duke krijuar idenë se mendimet nuk janë më të tuat. Shpesh ndodh si efekt i substancave halucinogjene: alkoolit, kafeinës në sasi të mëdha dhe nga varësia e benzodiazepinës.

Haset shpesh si simptomë në: çrregullimet e ankthit, në atake paniku ose pas traumave të rënda.

Termi ka edhe një kuprim të dytë.

Bëhet fjalë për konceptin ekzistencialist të depersonalizimit që është trajtimi i individëve sikur të ishin objekte jo frymorë, duke mos marrë parasysh ndjenjat e tyre njerëzore.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *