I nderuar lexues! Dorëshkrimi i Kieutit është një nga dorëshkrimet e para të këngëve popullore arbëreshe. U gjend në Kieuti të Kapitanatës (Itali e jugut), prej nga mori edhe emrin. Autori i këtij dorëshkrimi njihet N.Filja. Përmban 5 kapituj me shkrime dhe poezi të ndryshme. Në kapitullin e tretë të dorëshkrimit jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin folklorit të arbëreshëve të Sicilisë. U botuan për herë të parë më 1908 në “Këngë popullore shqiptare” nga Mikel Markianoi. U ribotuan më 1961. Shënimet e fundit në dorëshkrimin e Kieutit janë bërë më 1737, që mbahet edhe si kohë e datimit të tij.
