Çfarë është elektrometria?

redaktor

I dashur lexues! Elektrometria është degë e gjeofizikës që studion përhapjen e fushave elektrike dhe elektromagnetike natyrore, ose të rrymave elektrike që dërgohen në Tokë nga burime të ndryshme të energjisë elektrike. Studimi i përhapjes së këtyre fushave lejon të njihen vetitë elektrike të mineraleve e shkëmbinjve, si dhe proceset elektro-kimike që zhvillohen në to. Me anën e këtij informacioni zgjidhen detyra gjeologjike për kërkimin e vendburimit të mineraleve të dobishme dhe hartografimit gjeologjik. Kjo degë e shkencës ka ndihmuar në Shqipëri për gjetjen e vendburimeve të mineraleve të rëndësishme si bakri, boksitet etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *