Çfarë është eterniti?

redaktor

I dashur lexues! Eterniti është një material i fortë ndërtimi, përftuar me rrugë industriale nga përzierja e asbestit (15% si material armues) me çimenton (85% si material lidhës). Ka pasur një përdorim të gjerë në ndërtimet industriale dhe ato qytetare, në mbulimin e çative, prodhimin e tubave e pllakave etj. Në Shqipëri, eterniti prodhohej në Vlorë, në fabrikën e eternitit ngritur në vitin 1966 pranë fabrikës së Çimentos. Eterniti prej kohësh është cilësuar si material i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe për natyrën, për shkak të pranisë së amiantit. Përdorimi i tij sot është ndaluar në shumë vende të botës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *