Çfarë është gjenocidi

anazapta

I dashur lexues!

Gjenocidi është shfarosja e plotë ose e pjesshme e grupeve të veçanta të popullsisë për motive raciale, etnike etj. me anë mjetesh e mënyrash të ndryshme si vrasjet, dëmtimet e rënda trupore ose mendore të anëtarëve të grupeve, vënia e tyre me qëllim në kushte të tilla jetese që shkaktojnë shkatërrim fizik të plotë ose të pjesshëm, marrja e masave që kanë si qëllim ndalimin e lindjeve në gjirin e tyre etj.

Politika tipike e gjenocidit e ndjekur për të tëra nga qarqet shoviniste serbomëdha ndaj shqiptarëve në Jugosllavi është përdorur gjerësisht dhe vazhdon të përdoret edhe në periudhën e pasluftës nga udhëheqja e shtetit jugosllav.

Legjislacioni shqiptar e konsideron gjenocidin krim të rëndë. Neni 54 i Kodit Penal të RPSSH parashikon sanksione shumë të rrepta për fajtorët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Gj. u zbatua gjerësisht nga hitlerianët. Pas luftës ai është përdorur sidomos nga imperialistët amerikanë, nga sionistët izraelitë dhe nga racistët e Afrikës së Jugut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *