Çfarë është Kanuni i Labërisë?

Dita

Kanuni i Labërisë është përmbledhje e normave të pashkruara të së drejtës zakonore që kanë vepruar në krahinat midis tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës e të Kalasës.

Normat e tij janë përgjithësisht të njëjta me ato të kanuneve të zonave të tjera të vendit.

Tradita gojore e lidh kanunin e Labërisë me emrin e Papa Zhulit, themeluesit të katundit Zhulat (Gjirokastër).

Rreth viteve 1840-1850 u bënë disa ndryshime në kanunin e vjetër. Këto ndryshime njihen me emrin “Shartet e Idriz Sulit”.

Ndryshimet pasqyronin marrëdhëniet sunduese feudale dhe u përgjigjeshin interesave të agallarëve. Ato u kundërviheshin ligjeve dhe sistemit gjyqësor osman si dhe reformave të Tanzimatit.

Kanuni i Labërisë është sot i mbledhur, por jo i kodifikuar.

 

—-

Marrë nga rubrika Enciklopedi e gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Share This Article
5 Comments
  • Duhej te vehej ne dukje se Kanunin e Labërisë e ka mbledhur Prof.Dr.Ismet Elezi, i cili ka bashkepunue per studimine e te Drejtes Zakonore me Dr.jur.Emid Tedeschini.

  • Po kanuni i demokracise shqiptare, çfare thote? A ka lidhje me ate te parin? Dhe çfare kane ngelur nga ata kanune se sot, me duket mua, qofsha i gabuar, s’ka me fare as burra e as gra. Jane kthyer te gjithe ne gjallesa me sekse te kunderta ose te njejta.

  • Sa per ta ditur: ndryshimi thelbesor ndermjet kanunit te Laberise me kanunin e Leke Dukagjinit eshte prona. Me kanunin e Laberise femra shqiptare (grua, vajze), I njihej e drejta e trashegimise se prones, pra perfitonte nga ndarja e saj, ndersa perjashtohej nga kjo e drejte ne Kanunin e Veriut te Leke Dukagjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *