Çfarë është kolla e thatë?

Pranvera Kola

Shumica e njerëzve kur ftohen kanë edhe një kollë të bezdisshme. Kjo mund të jetë e thatë, ose me sekrecione.

Kolla e thatë është më e shpeshtë gjatë natës. Për të filluar trajtimin e kollës është mirë që në fillim të kuptoni se çfarë kolle keni.

Të gjithë jemi ftohur një herë dhe e dimë se çdo të thotë të kollitesh vazhdimisht. Kolla e thatë është tepër e bezdisshme dhe ka një ndikim negativ në përditshmërinë dhe jetën tonë. Na pengon të flemë gjumë rehat dhe të pushojmë siç duhet. Prandaj është mirë që të njohim simptomat dhe të gjejmë një ilaç efektiv.

Cilat janë simptomat që lidhen me kollën e thatë?

  •  Kollë e vazhdueshme.
  • Ndjesia e acarimit, djegie dhe ndjesi shpimi.
  • Kollitja me zhurmë të thatë.
  • Vështirësi për të fjetur natën.
  • Ndjenja e lodhjes.
  • Kolla e thatë mund të zgjasë për disa ditë ose edhe javë.
  • Simptomat e kollës së thatë janë të ndryshme.

Cilat janë shkaqet e kollës së thatë?

 Në rastin e një të ftohti infeksioni i traktit respirator kthehet në një kollë të thatë.  Kolla e thatë mund të shkaktohet nga një acarim i përsëritur i traktit respirator, për shembull nga tymi i duhanit, pluhuri, apo ndotja.

Kolla e thatë tek fëmijët

Një kollë e thatë tek fëmijët shkakton lodhje. Gjumi është një faktor i rëndësishëm që ndihmon fëmijët ta marrin veten shpejt dhe për t’u shëruar, raporton pernenat.al.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

 Nëse kolla zgjat më shumë se tre ditë, ose vazhdon të përsëritet. Nëse është e shoqëruar me ethe dhe me temperaturë më të lartë se 38 °C, ose dhimbje koke. Gjithashtu duhet të shkoni tek mjeku edhe në rast se kolla ka një zhurmë të fortë.

 

p.k/dita 

Share This Article
4 Comments
  • Pini kamomil per perzierje mjalti.E pini sikur bani gargare.Por edhe normal pirje.
    Vec kamomilit munde te perdorni lule blinit,ose dhe lari(dafin).Langu i ketyne perzierjeve,ban qe te zbusin dhe te njomin vendin e acaruem ndersa mjalti e ushqen por dhe e dizinfekton vendin e acaruem.Dy tri here gjate dites por kryesisht ne darke para se te flini.Kur te flini perdorni edhe qepe sikur keni cimcakez dhe langun e qepes e kaperdini.Por te mos pihet uje mbrapa.Gjate nates njeriu dihat ne gjume dhe hyrja e ajrit dhe dalja e avullit nga organizmi ngrohe dhe lufton infeksionin.
    Keto jane keshilla praktike natyrore.

  • Pershendetje un kam nje koll te thate pasi te ngren diqka ushqim apo diqka tjeter me neveritet cdo gje si kunsomoj …cfar mundet te jet dhe si mundem ta eleminoj ket gje..flm

  • pershendetje .ju faleminderit per pergjigjet tuaja .quhem arjan zeraj ne rethin e vlores .kam disa dit qe me acaron kolla e thot .kjo me ndodh me shpesh naten .por edhe gjat dites ..me teper me shqeteson naten .ju lutem me jepni nje rekomandim si mund te veproj.
    ju falenderoj zemersisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *