Kultura e Komanit është kulturë e hershme arbërore që u zhvillua në Shqipërinë Veriore e të Mesme në shek.VI-VIII.
E ka marrë emrin nga fshati Koman i rrethit të Pukës, ku u zbulua për herë të parë në një varrezë pranë kalasë së Dalmaces.
Është provuar se i përket mesjetës së hershme dhe bartës të saj janë banorët vendës autoktonë, arbrit. Tiparet themelore të kësaj kulture shfaqen kryesisht në arkitekturën e varreve dhe në ritin e varrimit.
Po ashtu, Kultura e Komanit përfaqësohet nga disa objekte, vegla pune, armë, stoli dhe enë prej balte të pjekur.
Kultura e Komanit është zbuluar edhe jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
i.b. / dita
Kultura e Komanit është kulturë e hershme arbërore që u zhvillua në Shqipërinë Veriore e të Mesme në shek.VI-VIII njikohesisht me librin e Kuranit te arabit Muhamet te shekullit te VII.
Kultura e Komanit eshte nje nder nyjet kryesore qe lidh vazhdimesine e Kultures ilire tek arberit. Tipare te kesaj kulture jane zbuluar edhe ne Permet dhe ne Korfuz.
Është kultura e Komanit – kulturë arbërore, domethënë pjesë e kulturës shqiptare?
Ka ende një problem të pasqaruar:
1. Kultura e Komanit nuk mund të jetë përfaqësuese e kulturës as ilire, as shqiptare dhe as arbërore në Mesjetën e Hershme (shek. 6-8 p. Kr.), sepse kultura përfaqësuese themelohet dhe zhvillohet në qytete para se të mbërrijë dhe të bëhet përfaqësuese në provincë. Kultura e Provincës si ajo e Komanit, është kulturë derivate, plotësuese e asaj qytetare. Për të qenë të saktë shkencërisht karshi botës evropiane, e ashtuquajtura kulturë arbërore është e emërtuar e tillë prej shek. 12, pavarësisht se ajo është puro kulturë shqiptare, por gjithnjë pjesë historike dhe krahinore e saj.
2. Kultura arbërore (një pjesë e kulturës arkeologjike shqiptare) në shek. 6–8 pas Kr. nuk ka pse të zbulohet në male e skërka të humbura të relievit malor, por parasëgjithash në mjedise qytetare apo urbane të kohës, të cilat nuk kanë munguar në historinë tonë. Kulturat përfaqësuese (identifikuese) vinë nga qendrat urbane dhe qytetet dhe nuk vijnë apo formohen si identitete nëpër male, apo skërka të paarritshme …
3. Në shek. 5-6-7 pas Kr., Bizanti pranoi i detyruar popullsi masive dyndëse sllave (valanga të uritura) drejt viseve ilirike, sepse nuk ishte në gjendje t’i ndalonte … Bizanti u bëri vend atyre në Iliri, me kushtin, që këto masa dyndëse të pranonin krishterimin bizantin (në vend të krishterimit latin që kultivohej në brigjet e Ilirisë prej pak më herët në kohë). Dyndësit e asaj kohe të pa fekonduar me ndonjë prej dy feve botërore të krishtera, jo vetëm e pranuan këtë kërkesë të Perandorisë Bizantine (Kostandinopojës), por i qëndruan asaj besnike deri më sot (duke ruajtur me fanatizëm fenë ortodokse). Kujdes! Në Koman janë zbuluar një numër tejet i dendur faltoresh bizantine, çka nuk ka qenë një karakteristikë për ilirët e atyre shekujve, sidomos në zonën bregdetare dhe përgjatë luginave malore që lidheshin me bregdetin (latin). Intensiteti i pazakontë i këtyre faltoreve tregon detyrimin e banorëve të Komanit për t’u bizantinizuar (për edukim intensiv me ortodoksinë).
4. Deri më sot, arkeologët tanë të shquar kanë shpalosur kulturë “arbërore” në shek. 6–8 pas Kr., kur fjala arbër nuk del në asnjë dokument të kohës. Çështja është – ka pasur në përgjithësi përveç të ashtuquajturës kulturë ilire të mesjetës së hershme edhe kulturë të ardhacakëve (dyndësve) të bizantinizuar? Ndjesë, por akademikët tanë të lodhur të sotëm, që kanë marrë përsipër të rishkruajnë historinë e shqiptarëve apo të Shqipërisë, nuk po marrim vesh në të vërtetë se çfarë do rishkruajnë. Ata duhet të qartësojnë në themel, se ç’është kultura iliro-shqiptare e mesjetës së hershme. Komani me varret, objektet dhe faltoret nuk sqaron kulturën iliro-shqiptare të mesjetës së hershme, sepse ajo është po aq sqaruese edhe për kulturën e bizantinizimit të turmave sllave të këtyre shekujve, duke marrë dhe duke dhënë edhe diçka nga preferenca e tyre kulturore e trashëguar, sidoqoftë jo të krishterë. Dëshiroj të jem i gabuar, por problemi duhet sqaruar shkencërisht me kompetencë shkencore, jo prej tregimtarëve ëndërrimtarë letrarë.
5. Pse duhet të zgjidhet kjo kulturë përfaqësuese arkeologjike ilire (shqiptare) në male dhe jo në qytete? Nuk kishin ilirët qytete dhe nuk themelohej kultura në qytete dhe më pas shkonte në peizazhe, si kudo në historitë e qytetërimeve paralele që n’a rrethojnë?
Si ishte kultura e qyteteve primare në shek. 5–7 pas Kr., të cilat i jepnin tonin Ilirisë për nga zhvillimi, paralele në krahasim me varret dhe kishat e kapelat bizantine të Komanit në shek. 6–8 pas Kr., në të tilla qytete si Durrësi, Shkodra, Lezha, Tivari, Raguza, Apolonia, Berati, Bylisi, Klosi, Hekali, Butrinti e më tej, prej të cilave ndonjëra prej tyre e përmbylli jetën me rënien e Perandorisë Romake, por të tjerat luajtën rol formues të vazhdimësisë ilire (shqiptare) në Bizant? Shumë prej tyre vazhduan jetën edhe pas rënies së Perandorisë Romake, madje edhe pas krizës së Perandorisë Bizantine në shek. 6 pas Kr. prej dyndjeve të popujve të ashtuquajtur “barbarë” për nga zhvillimi qytetërues i kohës. Ilirët (shqiptarët) nuk i zbrazën qytetet dhe qendrat e tyre urbane nga popullsia vendase shqipfolëse dhe morën malet, për t’ia lënë qytetin dhe pasuritë e veta historike dhe gjuhësore “barbarëve”. Sepse të gjitha këto vise dhe qendra qytetare flasin edhe sot shqip. Nuk është as llogjike dhe as reale, që të nisim dukuritë e kulturës së krishterimit bizantin të kombit tonë në kapërcyellin e antikitetit në mesjetën e hershme me kulturën e Komanit (!). Aq më pa kuptim, t’a përdorim atë si shtyllë shkencore përfaqësuese për kulturën tonë qytetare.
Qysh prej shek. 4 Bizanti me bazilikat dhe faltoret e veta të krishtera ka qenë prezent në mbarë viset dhe trojet ilire (shqiptare), së pari në zemrat urbane të qyteteve të mëdha dikur nën Romën antike. Mjerisht arkeologët tanë kërkojnë të n’a mbushin mendjen neve (dhe aq më pak arkeologëve evropianë), se kultura e krishterimit të hershëm ilire është themeluar nëpër male e skërka të thella të peisazhit, në thellësi të vendit, dhe jo në qytete. Kur Bizanti triumfoi në shek. 4 pas Kr. me Kostandinin, krishterimi ishte në themel të doktrinës ekzistenciale të Bizantit. Pse duheshin kërkuar shqiptarët (ilirët) e krishterë në malësitë e Komanit dhe jo përshembull në Durrës apo në Shkodër, apo në Lezhë?
(Marrë nga faqja ime në Facebook)
Eshte e vertete qe Kulturen e Komanit, dhe jo vetem ate, por edhe simotrat e saj deri ne Korfuz, studjuesit sllave jane perpjekur te argumentojne se I perket popujve sllave qe u dynden ne Gadishull gjate shekujve 6,7,8,9 te e.s. Ketu perfshihen te gjithe sllavet, qe nga ruset, ceket e serbet, te cilet e konsiderojne “kulture te stepave”, gje qe nuk perben aspak nje tentative te pazakonte ne tezat pansllaviste per mohimin, jo vetem te lidhjeve dhe vazhdimesise iliro- arberore (shqiptare), por deri edhe mohimin e egzistences te ilireve, qe sipas tyre, nuk ka patur asnjehere nje popull apo etni ilire, por popuj krejt te ndryshem nga njeri tjetri dhe aq me pak, sipas tyre, shqiptare me lidhje e vazhdimesi iliro-shqiptare, dhe se shqiptaret jane te ardhur vone ne keto troje. Perfaqesues sllave te ketyre tezave nuk jane te pakte dhe dihen, ashtu sic dihen e propagandohen ne ditet tona edhe nga kalemxhinje shqiptare te kategorive te ndryshme.
Dihet se qytetet ilire dhe arberore kane qene te ekspozuar dhe objektiv sulmi nga pushtuesit dhe dyndjet barbare per shekuj me radhe, gje qe deshmohet nga historianet romake, bizantine dhe kronikat e shumta. Vete fakti qe qytetet e ilirise te trasheguara nga e njejta popullsi, ose te braktisura dhe qe I shohim ne formen e germadhave, na deshmon per tragjedite e pafundme dhe te mbijeteses se shqiptareve mbi keto rrenoja. Arkeologjia ka bere aq sa ka bere ne periudhen e pas Luftes, deri para viteve ’90, te nisur pothuajse nga hici, por dihet kjo pune kerkon investim te madh dhe mbeshtetje te fuqishme nga shteti, gje qe ne 30 vjetet e fundit eshte pothuajse zero. Ne kete kendveshtrim dhe fakt te njohur per qytetet ilire dhe arberore, germimet arkeologjike kane qene modeste dhe jo determinante ne zbulimin dhe dokumentimin e bazes materiale mbi popullsine apo popullsite qe kane banuar qytetet. Kete boshesi e ka mbushur gjuhesia, nepermjet se cilet, shumica e qyteteve ilire, jo vetem ne trojet qe sot banohen nga kombi shqiptar, por edhe me gjere ne Gadishull e me tej, na tregon se emrat e tyre, ne formen e sotme te shqiptimit, shpjegohen vetem nepermjet gjuhes shqipe, te zhvilluara e te transformuara ne kete pamje nepermjet ligjeve te brendshme te shqipes. Po keshtu edhe per hidronimine, oronimine, toponomi, enomastike, etnografi etj. Pra, gjetjet arkeologjike, me shume ne hinterlandin ilirik se sa qetetet e tyre, ka te beje edhe me.konservimin dhe largesine si objekte asgjesimi nga pushtuesit e barbaret. Keshtu shpjegohen edhe gjetjet monumentale arkeologjike sic jane ato te tumave (varrezat tumulare), te Kultures Palafite te Maliqit (I,ll,lll), pas tharjes se kenetes, palafitet Brenda Liqenit te Ohrit (Pogrades) etj. Ne keto Kultura eshte vertetuar lloji I bartesve te tyre (etniciteti I nje populli) dhe prurjet e shtresezuara nga ardhacake te tjere dhe qe keto dyzime kane krijuar ate etni ilire qe vazhdoi egzistencen ne formen qe e njohim sot, si nje komb me dy dialekte te medha te formuara apo te ndara qysh ne antikitetin.historik.