Çfarë është melankolia

Nela

Melankolia sipas teorive më të vjetra mjekësore të antikitetit, është një nga katër lëngjet themelore trupore.

Ajo shkakton disekuilibër, si pasojë e së cilës shkaktohen sëmundje.

Melankolia shkaktohej nga rritja e tëmthit të zi. Mendohej se individët që kishin më shumë se normalisht “bilë të zezë” prireshin drejt të qenit melankolik.

Në bazë të lëngjeve mbizotëruese përcaktoheshin dhe tipet: sanguin, flegmatik, kolerik.

Hipokrati e ka përshkruar melankolinë rreth katër shekuj para erës sonë.

Në diagnostikën moderne bashkëkohore nocioni “melankoli” përkon me sinonimin e simptomave të mërzisë dhe dëshpërimit që hasen si karakteristikë në çrregullimet depresive.

n.s. / dita

Foto shoqëruese, Edvard Munch – Melancholy (1893)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *