Çfarë është murrlani

b.m.

Murrlani është erë e shkaktuar nga kontrasti termik midis detit dhe tokës.

Fryn përgjithësisht gjatë stinës së dimrit, por edhe në muaj të tjerë të vitit.

Ka drejtim mbizotërues Lindje e Veri dhe shpejtësi të madhe, që mund të arrijë në 30-35 metra në sekondë.

Murrlani është erë e ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me mot të kthjellët.

Në kushte të veçanta sinoptike mund të shoqërohet me mot të vranët, shira e dëborë.

Murrlani ndihet pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, por ka shpejtësi më të madhe dhe është më i theksuar në pjesën veriore e verilindore.

Në Jug njihet me emrin murrë, kurse në Veri edhe me emrin murran.

b.m. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Dibra e njeh me emrin VERI.Thuhet: Doli Veriu, fryn Veriu,Veriu e ben dimer, doli Veriu me gjithe culle, bore e Veri, Veri i zi, etj.

  • Ne Shkoder njihet dhe murlani i gurit te zi.
    Ndersa ne zonat malore njihet sic thot uskania po fryne veri.C’ka kuptohet se do te sjellin te ftote acar.
    Ndersa ere tjeter njihet Shiroku qe vjen nga jugu e ne Shkoder i thone karajel.Ky sjell shi rrebesh.

  • MH ke e drejte sepse keshtu i thone dhe nga Dibra (VERI)
    dhe nga Shkodra (MURLAN I GURIT TE ZI) por edhe MURRLANI e perdorin shkodranet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *