Ç’është nisma Delivery Unit që do aplikojë BB e Blair për Shqipërinë

redaktor

Banka botërore njoftoi se ajo së bashku me ish kryeministrin britanik Tony Blair do të ofrojnë asistencën e tyre teknike në mbështetje të një nisme ku janë përfshirë gjashtë vende të botës Etiopia, Gana, Haiti, Malawi, Senegali dhe Shqipëria. Udhëheqësit e këtyre vendeve ranë dakort javën e shkuar në Nju Jork, gjatë një takimi me presidentin e Bankës Botërore dhe ish kryeministrin Blair, të bëhen pjesë e nismës e cila synon të japë njohuri mbi mënyrën se si qeveritë duhet t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet më të mira.

Në bazë të kësaj nisme duket të jetë mekanizmi që zoti Blair aplikoi në vitin 2001 në vendin e tij, kur ishte në mandatin e dytë qeverisës e njohur si Delivery Unit, një njësi e specializuar e cila ndjek nga afër realizimin e disa objektivave më të rëndësishëm. Sipas kësaj skeme, qeveritë përcaktojnë një numër të reduktuar objektivash prioritarë që mund të konkretizohen brenda 2-3 vitesh dhe njësia e specializuar ngarkohet që të ndjekë hap pas ecurinë e zbatimit të tyre deri në realizimin konkret.

Gjatë deklarimeve të tij në Tiranë dy ditë më parë në krah të kryeministrit shqiptar Edi Rama, zoti Blair do ta shpjegonte kështu këtë nismë: “Ajo çfarë do të donim të bënim në këtë raport është të punojmë së bashku me partnerë, së bashku me Bankën Botërore, së bashku me qeverinë për të realizuar, ose me fjalë të tjera që të transformojmë vizionin dhe objektivat në ndryshime dhe përmirësime konkrete për jetët e njerëzve”.

Angazhimi i zotit Blair nxiti hipoteza të shumta, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Britaninë e madhe për aspektin financiar. Kryeministri Edi Rama dëshiroi të veconte se “Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht, tërësisht vullnetarisht”. Nga ana e tij zoti Blair në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel, shpjegoi se nuk do të merrte asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare dhe se projekti do te duhet te mbulohet nga bashkësia ndërkombëtare, nga donatorë.

Dje opozita i konsideroi kontradiktore deklarimet për aspektin financiar, duke kërkuar nga kryeministri Edi Rama të shpjegojë pse deklaroi se zoti Blair do të punonte vullnetarisht dhe të tregojë, se, nëse shpenzimet e zotit Blair do të mbulohen nga donatorë, cilët janë ata, cfarë interesash kanë në Shqipëri dhe si do të kompensohen për këto pagesa ndaj shërbimeve të zotit Blair./VOA

Share This Article
8 Comments
  • He te dashur qytetare dhe bashkeatdhetare te Shqiperise e shikoni se ku na ka katandisur qeveria e sali berishes? ai qe i rrinte Merkelit mbrapa per ekonomi,ah te humbte vula o sali berisha

  • Unë mar nismen:”kapitalizmi tropojan me perpara se ai gjerman”! Do t’ja them dhe z. Bler këtë sepse ai nuk e njeh salimodelin tonë ekonomik. Ai nuk i njeh teoricienet e shpellave me mjekër si te cjepërve tropojane! Ehu sa mbrapa tyre eshte bleri!

  • Nisma ime,bashkohuni! Unë mar nismen:”kapitalizmi tropojan me perpara se ai gjerman”! Do t’ja them dhe z. Bler këtë sepse ai nuk e njeh salimodelin tonë ekonomik. Ai nuk i njeh teoricienet e shpellave me mjekër si te cjepërve tropojane! Ehu sa mbrapa tyre eshte bleri!

  • Bumçi, pizga e saliserbit mendon njesoj si kurvat, se mbas çdo veprimi duhet te jete paraja, dhe …….
    Po qe se cubat e sales shajne atehere Rama duhet te vazhdoje se eshte ne rregull.
    Aty ku cubat e serbit nuk ndihen, aty …..KUJDES. Kujdes me unioni e Ballkanit perendomir qe firmosi serbi i tropojes.

  • Bumçi, pizga e saliserbit mendon njesoj si kurvat, se mbas çdo veprimi duhet te jete paraja, dhe …….
    Po qe se cubat e sales shajne atehere Rama duhet te vazhdoje se eshte ne rregull.
    Aty ku cubat e serbit nuk ndihen, aty …..KUJDES. Kujdes me unioni e Ballkanit perendimor qe firmosi serbi i tropojes.

  • Kjo opozite po tregon gjithmon e me shume se sa e paskrupullt eshte dhe me te vertete qe jane te neveritshem .JU LUTEM MOS NA KOMENTONI BROCKULLAT E TYRE ,JU LUTEM MOS NA INXIRRNI ME NE TELEVIZOR FYTYRAT E TYRE TE URRYER< LERENI POPULLIN NJE HERE TE QETE E QEVERINE TE PUNOJE

  • Qe Blair do paguhet ne nje forme nuk diskutohet. Nuk eshte serioze te thuash ky vjen falas.
    Per kete lloj kalibri paguan ti ulesh ne tavoline dhe per caj.
    Per keshilla do i dali tymi.
    Nuk ka asgje te keqe te kesh lobist Blair perkundrazi e nderon Ramen por te pakten mos
    tall trapin me popullin. Rama do te na mbushe mendjen qe ky svjen per para por
    te beje stazhin tek ne si ne kohe te partise kur kuadrot shkonin ne fshat.
    Tjetra , se cduam me kete grup nje zot e di .
    Eshte si te jesh bere gati per te festuar dasmen tek Sheratoni e pastaj dikush te thote :
    mund ta festosh dhe te Bregu Lumit eshte falas . Ah mos harro leji nonji lek guzhinjerit
    se eshte nga Anglia.

  • I saktë Tony Bler!Nuk merr para nga qeveria shqiptare!Projekti per ndihmat financohet nga donatorë(pra të huaj)… e qartë,si ka mundësi ky teleshmën Bumci,nuk e paska kuptuar?Kaq të trashë të jenë,vërtet,apo hedhin shashka për tu dukur se ende ekzistojnë?Nuk me vjen mirë që jemi me vendet e me të prapambetura të botës së Trete,por ky është fakt!Fakt qe e prekim pasi Saliu dhe banda e tij shkaterroi gjithshka dhe industrine e shiti për skrap per pasuri familjare!Mijra vende pune u varrosën dhe shqiptaret moren arratinë!Cfare mund te quhet kjo?KRIM! Sovrani e varrosi edhe për këtë vrasje makabre qe do kohë dhjetvjecarësh të rikuperohet !Cuditem si nuk është në pranga akoma!Tony Bler duhet falenderuar,megjithse i duhet kujtuar Londra e 1913,ku Shqiperia u pre pabesisht mes për mes!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *