Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në kockën e gojës,për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë. Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biocompatibile (të përshtatshme), me trupin e njeriut. Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mbetur pa një ose më shumë dhëmbë. Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse. Suksesi i implanteve është provuar pre më shumë se mbi 28 vite në mbarë botën, ku problemi i një dhembi të humbur është zgjidhur përgjithmonë.
Kush janë avantazhet e një implanti?
– Mban shëndetshëm dhëmbët ngjitur, për të shmangur frezimin e një dhembi natyral për një urë dhëmbësh, duke i lënë ato të pa prekur dhe të shëndetshëm.
– Mirëmbajtja dhe mos absorbimi i kockës alveolare, stimulon ruajtjen e kockës si një rrënjë e një dhembi natyral.
Duke krahasuar me një protezë dhëmbësh të lëvizshme, të pjesshme apo të plotë, përparësitë janë:
Aftësia për të përtypur, e cila bëhet e barabartë me atë të dhëmbit natyral duke rezultuar në përfitime ushqyese dhe tretje, të rëndësishme për të gjitha grupmoshat.
Mirëmbajtjen e muskujve normalë të fytyrës, me rikuperimin e një fytyre më rinore dhe natyrore.
Mungesa e inflamacionit gingival dhe dhimbjeve lidhur me paqëndrueshmërinë e protezave të lëvizshme nuk është i pranishëm.
Besim më të madh në të folur dhe qeshur, me një rritje pasuese në cilësinë e jetës.
Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?
-Të gjithë ata që nuk kanë elemente të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë, në përgjithësi mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.
-Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.
-Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur disa dhëmbë.
-Pacientët që përdorin protezat parciale të lëvizshme ose totale të levizshme.
Në cilët pacientë është risku më i madh i humbjes të një implanti?
-Tek pacientët që kanë një atrofi (konsumim) të theksuar të kockës, dhe ku pacienti është i prekur nga sëmundje sistemike.
-Tek pacientët me paradontozë (sëmundje të mishrave të dhëmbëve) dhe ku higjiena e gojës është shumë e ulët.
– Tek pacientët diabetikë (kur nuk mjekohet rregullisht) si pasojë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak, mund të ndodhë infektimi i plagës, mbyllja e plagës ndodh shumë ngadalë si dhe procesi i integrimit te implantit me kockën mund të ketë probleme.
-Tek pacientët që pinë duhan apo konsumojnë shumë alkol, ekziston mundësia e dështimit, por dhe në rastet kur implanti është i suksesshëm, këto ndikojnë në jetëgjatësinë e tij.
-Tek pacienti alergjik ndaj materialeve të përdorura në ndërhyrjen kirurgjikale.
-Femrat në periudhën e menopauzës, si dhe në rastet kur kanë Osteoporozë, janë më të predispozuara që të mos kenë rezultat pozitiv me implantet.
Si procedohet për vendosjen e një implanti?
Për vendosjen e një implanti, fillimisht bëhet konsulta klinike ku shikohen shumë detaje vizive, pastaj merren disa analiza siç është një paronamex, dentalscan,etj, pastaj bëhet dhe anamneza e pacientit dhe pastaj vendoset mënyra e trajtimit me implant ose jo.
E kemi në dy faza .
-Faza e parë, është faza kirurgjikale ku bëhet vendosja e implantit në kockën e gojës.
-Faza e dytë, është pjesa protezike mbi implant.
Këshillat që duhet të dijë një pacient pas vendosjes së një implanti.
Të relaksohet: të shmangë çdo aktivitet fizik.
Terapia mjekësore: të ndjekë rrjedhën e antibiotikëve dhe anti-inflammatore.
Dhimbje:pas operacionit mund të ketë një dhimbje në zonën e operuar; nëse kemi dhimbje mund të mbështetemi në përdorimin e analgjezikëve të duhur.
Gjakderdhje: mund të jetë normale gjatë ditës së parë, pak gjakderdhje kur pështyjmë; duhet të shmangin ushqime dhe pije të nxehta në 12 orët në vijim pas ndërhyrjes.
Akull: aplikoni akull në faqe në intervale prej rreth 3-4 orë.
Temperaturë: mund të përjetojnë një rritje të lehtë në temperaturën në 48 orët e para, që mund të jetë normale.
Edemë: është e mundur që në zona të operuara mund të pësojnë ënjtje e cila rezulton në 48 orë; ndonjëherë mund të ketë pamjen e një hematome që do të zhduket në rreth një jave.
Higjienës orale: nuk përdoret furçë dhëmbësh në zonën e operuar për rreth dy ditë, thjesht lahen dhëmbët fqinje, është e këshillueshme për përdorim lëngu pastrues si (listerinë, clorexil etj)
Alkoli dhe duhani: që të shmanget për të paktën 2 javë, mund të vonojnë në shërimin e plagës dhe të jetë përgjegjës për post-dhimbje operative.

Si nje lexues i rregullt i Gazetes Dita, tek e cila gjej nje shumellojshmeri lajmesh komplimentuese per stafin tuaj te palodhur. Ky lajm me kenaqi shume,sepse une realisht kam bere implant jasht vendit para 8 vitesh dhe tani nje dhemb mund te arrijme ta bejme dhe ne vendin tone. Kjo fale ketyre djemve te rinj qe kane studiuar ne vendet europiane. Faleminderit per lajmin,dhe pune te mbare.
“Panda dental”, klinika në rrugën ku shkon nga L S I drejt drejtorisë së policisë tiranë(majtas) ,ngjitur me lokalin “Juvenilja” i zbaton të gjitha teknologjitë që thotë ky eksperti dhe kryesorja me materialin dentar më të mirë e më të lirë në Tiranë !!! Shkoni dhe do të më uroni !
Jashte qeshin me kualitetin e Punes te dentisteve tane, qe kur fillon puna aty te bejne nje panpramike qe behet ne ato aparatet koti, jashte nje 3 D shume e hollesishme. Pastaj kualiteti i punimit te dhembit eshte qesharak…..nuk e arrijne dot precizionin e te huajve dhe dhembi depoziton mbeturina, e pas pak kohe fillojne infeksionet….
Shkoni te “Panda Dental” të prekni shkencën dhe zbulimet e fundit dhëmbore dhe në dimër e në borë, të mund të hani akullore,të ngjiteni në Himalaje e t’ju duket vehtja si në Mesdhe, të hani gjizë e t’ju duket si mjaltë, të hani baltë e t’ju duket si pastë,të hani minj e t’ju duken si ullinj,të lëkurë e t’ju duket mish, të hani gorrica e t’ju duken pica! Qejf o qejf kam bërë unë pas dhëmbëçelikosjes te “Panda Dental” !
Dikush ketu qenka i interesuar per te bere reklame per Panda Dental. Ketu flitet per nje problemmjekesor dhe jo per per t’i bere reklame nje firme te caktuar.
Dikush ketu qenka i interesuar per te bere reklame per Panda Dental. Ketu flitet per nje problem mjekesor dhe jo per per t’i bere reklame nje firme te caktuar. Nuk keni sqaruar se sa kushton venia e nje dhembi artificial?! Ketu ne Europen Perendimore çmimi leviz nga 500 deri 600 euro. Por te pakten ka cilesi dhe higjiene.