Çfarë është një test serologjik dhe pse ka rëndësi të madhe?

Leda Hysa

Të hënën nis testimi serologjik në Spitalin Infektiv që do aplikohet fillimisht tek bluzat e bardha. Po ç`nënkupton ai dhe cila është rëndësia konkrete që ka?

Shumica e shteteve po përdorin testin e thjeshtë që me teknikën e quajtur PCR kërkojnë materialin gjenetik të virusit përmes hundës ose fytit. Mirëpo ky test nuk tregon nëse ke qenë më parë i infektuar, por vetëm në momentin aktual në të cilin merret mostra.

Ndaj nevojitet testi serologjik që ka aftësinë përmes analizimit të gjakut të zbulojë nëse virusi ka qenë ndonjëherë në trup. Kjo zbulohet përmes sistemit imunitar dhe nëse ky i fundit ka qenë ndonjëherë në kontakt me virusin. Pra, kjo procedurë nuk i përgjigjet pyetjes: “A ka ky njeri koronavirus?”, por “A ka pasur ndonjëherë koronavirus më trupin e këtij njeriu?”

Vlera më e madhe e këtij testi mendohet të jetë gjetja e të mbijetuarve të cilët do ta dhurojnë gjakun e tyre të pasur me antitrupa, për të tjerë njerëz, për t`u rritur imunitetin.

Niveli i lartë i antitrupave ose imuniteti i fortë, që del pas kësaj analize ndihmon sidomos ekipet mjekësore. Ata me imunitet më të fortë do dalin në vijën e parë, të tjerët do qëndrojnë të distancuar nga fronti i luftës.

Nëse këto teste bëhen shpejt, dhe në Shqipëri janë 6000 teste gati për t`u bërë, japin një pasqyrë të saktë se sa njerëz janë infektuar deri tani. Kështu zbulohet edhe se shkalla e vdekshmërisë në fakt është shumë më e ulët nga sa mendohet, pasi shumë njerëz e kanë kaluar pa simptoma.

Share This Article
1 Comment
  • Testimi serologjik eshte analiza permjet gjakut, cfare permendet ne shkrim, si dhe ne shkrime te tjera. Por nuk ka lidhje patjeter me gjetjen e antitrupave qe luftojne covidin-19. Gjetja e ketyre antitrupave varet nga lloji i metejme i analizes, i cili varet pastaj nga mjetet e laboratorit dhe njohja e ketyre antitrupave te ketij virusi. Pasi gjaku ka me mijra lloje antitrupash dhe me miliarda antitrupa, ca te gatshem e ca “te mbyllur ne gazerma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *