Çfarë është Propaganda Fide?

redaktor

I dashur lexues! P.F. është institucion i themeluar prej Vatikanit në vitin 1622 për të bashkërenduar dhe drejtuar përhapjen e katolicizmit në kolonitë, dhe për përtëritjen e kishave katolike në vendet e pushtuara prej osmanëve. Edhe në trevat shqiptare, për këtë qëllim u ngritën në vitin 1634 misionet me klerikë vendas dhe të huaj, të përgatitur në shkolla të veçanta. Misionarëve u kërkoheshin relacione periodike të hollësishme jo vetëm për çështjet fetare, por edhe për jetën ekonomiko-shoqërore e politike të vendit. Ndaj këto raporte shpesh janë burime me rëndësi historike, sidomos kur janë hartuar nga njohës të vendit, si relacionet e Frang Bardhit për Shqipërinë e Veriut në mesin e shek. XVII.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *