Çfarë është “qimëza e mushkërive”

b.m.

Kafshët shtëpiake preken shpesh nga sëmundja që njihet në literaturën mjekësore si “qimëza e mushkërive”.

Është një sëmundje parazitare kronike e kafshëve shtëpiake dhe e shpendëve e shkaktuar nga disa krimba shumë të hollë.

Shfaqet me procese bronkopneumonie dhe më shpesh ndeshet në dhen e dhi, por edhe në kafshë të tjera shtëpiake.

Ajo është e njohur në të gjithë botën dhe mjekimi bëhet me një preparat të quajtur “lugol” ose me preparate të tjerë me bazë squfuri.

Parambrojtja mbështetet në kontrolle profilaktike dhe në trajtimin e mirë ushqimor të kafshëve që mbani.

b.m. / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *