Çfarë është Thesari i Vrapit?

redaktor

I nderuar lexues! Thesari i Vrapit u zbulua rastësisht më 1902 në një arë të fshatit Vrap diku në rajonin e Peqinit. Thesari përmbante 9 enë të arta bizantine me peshë 3,044 kg, 30 enë argjendi gjithsej 1,043 kg, disa pajisje rripi të fiseve avare me zbukurime indesh dhe grifonësh, shufra e sende gjysmë të përpunuara prej ari me peshë 2,371 kg. Këtij thesari i përket edhe një kupë që u dërgua në Stamboll dhe një tjetër që u shit në Trieste. Më 1917, 39 copë të këtij thesari përfunduan në fondet e Muzeut Metropolitan të Nju-Jorkut. Thesari i Vrapit mendohet të jetë një plaçkë lufte e kapur nga prijësi bullgar Keuber. Rrethanat si përfundoi në Vrap janë ende të panjohura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *