Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çfarë fitojnë shqiptarët nga tatimi progresiv?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Çfarë fitojnë shqiptarët nga tatimi progresiv?
Ekonomi

Çfarë fitojnë shqiptarët nga tatimi progresiv?

redaktor
Published March 22, 2013
Share
SHARE

Qëllimi i taksimit progresiv nuk është penalizimi i atyre që ia dalin, por mbrojtja e atyre që nuk ia arrijnë, dhe të pasurit paguajnë shumë taksa sepse ata përfitojnë shumë nga të ardhurat kombëtare

Së pari, një sistem fiskal të drejtë. Taksa e sheshtë në 6 vitet e fundit të sundimit të saj në Shqipëri i bëri të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Kjo, mbi bazën e një arsyetimi që rezultoi i gabuar, sikur gjoja të pasurit, duke patur një barrë fiskale të ulët, do t’i investonin fitimet e tyre të çliruara kësisoj në zgjerim biznesi. Në fakt, ata i futën në banka si kursime. Të dhënat nga shoqata e bankave dëshmojnë se depozitat e kursimeve mbi 25 milionë lekë (depozitat e të pasurve) janë rritur me 21 përqind në pesë vitet e fundit  Taksimi progresiv i bën të gjithë qytetarët të sakrifikojnë në mënyrë të barabartë dhe shteti duhet të ushtrojë të njëjtin presion mbi të gjithë. Taksimi i barabartë si një parim i politikës, do të thotë barazi e sakrificës. Gjithashtu, po sipas këtyre këndvështrimeve, taksimi progresiv i ofron individëve mundësi të barabarta. Një ide që qëndron pas taksimit progresiv është nivelimi i fushës së lojës, në mënyrë të tillë që të pasurit të mos zotërojnë me dorë të hekurt mundësitë ekonomike, duke synuar t’u mundësojë të varfërve të ngjisin shkallët social-ekonomike. Sipas shumicës së studjuesve fiskalë kudo në botë, taksat progresive mbrojnë të varfrit dhe nuk i ndëshkojnë ata. Sipas tyre, qëllimi i taksimit progresiv nuk është penalizimi i atyre që ia dalin, por mbrojtja e atyre që nuk ia arrijnë dhe të pasurit paguajnë shumë taksa sepse ata përfitojnë shumë nga të ardhurat kombëtare. Të pasurit domosdoshmërisht përfitojnë më shumë nga taksat apo sistemi. Duhet të ketë një lidhje ndërmjet sasisë së taksave që një subjekt paguan dhe përfitimeve të tij. Në të vërtetë, një person i pasur mund të përfitojë shumë më tepër shërbime publike se një person i varfër. Dhe është normale që i pari duhet të kontribuojë më shumë në taksat që paguan dhe në shoqëri. Është e padrejtë që njerëzit që fitojnë më shumë të paguajnë me një përqindje fikse, të sheshtë për të gjithë. Mirëqënien e kanë të pasurit, jo të varfërit dhe ajo krijohet edhe nëpërmjet shërbimeve publike. Sistemet tatimore progresive mbështesin politikën sociale të një qeverie dhe në kushtet e Shqipërisë, ku pasojat nga kriza ekonomike dhe financiare po i vuajnë në rradhë të parë të varfërit, të papunët dhe pensionistët, shtimi i fondeve dhe i politikave sociale është mëse i mirëpritur dhe i drejtë. Nga ana tjetër, taksimi progresiv lufton dukshëm pabarazinë e të ardhurave.  Progresiviteti i zhvendos paratë prej sipërmarrësve dhe investitorëve të kapitalit drejt shërbimeve publike dhe të mirave sociale. Taksa progressive rrit ndjeshëm të ardhurat nga taksat drejt shërbimeve sociale. Kjo do të thotë që janë në dispozicion fonde më të larta për t’u shpenzuar në programe gjerësisht të përfitueshme nga shoqëria, të tilla si arsimi, shëndeti, kultura, mbrojtja e mjedisit, etj. Për të gjitha këto dobi, kalimi i sistemit fiskal shqiptar nga një sistem proporcional në një sistem progresiv, krahas realizimit të një shteti të drejtë fiskal, mundëson më shumë shërbime publike për qytetarët. Ajo forcë politike që e ka në qendër të programit të vet ekonomik taksimin progresiv paraqitet më progresistja në kushtet e sotme për ekonominë shqiptare, por në rradhë të parë për kategoritë e popullsisë më të prekura nga kriza, e cila do të vijojë gjatë, ndoshta për të gjithë kohën e një mandati zgjedhor. Në këtë gjendje, mbrojtja e 60 përqind të popullsisë shqiptare (aq janë të varfërit, të papunët dhe pensionistët) merr përparësi nga favorizimi i 5 përqind të popullsisë që është pjesa e pasur dhe më e pasur e vendit.

 

redaktor March 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?