Një nga themeluesit e PD-së kërkon një investigim të thellë të CV-së së Lulzim Bashës. Pse shprehet që “në historinë e Shqipërisë është futur një person i katapultuar” dhe çfarë pikëpyetjesh ngre për të shkuarën e tij. Arsyet e vërteta të urgjencës së Berishës për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së pa u mbyllur periudha 2 mujore e tranzitimit të pushtetit. Cila është sipas Arben Meçes, “faza e dytë e planit të Berishës në shtator dhe çfarë nënkupton thirrja e tij se “nuk do të njoh zgjedhjet”
*****
Cilat janë arsyet e daljes së papritur të Sokol Olldashit dhe pse e sulmoi procesin, ndërkohë që u kish thënë të gjithëve që nuk do ta prekte këtë temë. Cilët janë dy personat që u morën me listat e PD-së. Çfarë pritet të ndodhë me zgjedhjet në degët e rretheve. A do ketë prerje kokash apo tërheqje veshi? Çfarë do ndodhë me të pakënaqurit…
INTERVISTA/ Arben Meçe: Basha, fatura e krimeve të nesërme të Saliut
Dje, ndërsa Partia Demokratike zgjodhi kryetarin e ri të të saj, pas dorëheqjes së Berishës si rezultat i humbjes së thellë në 23 qershor, një nga themeluesit e asaj partie në dhjetor 1990 dhe ish-deputet i saj, Arben Meçe analizon në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ proceset që po ndodhin realisht në kampin blu. Si doli në krye të PD-së Lulzim Basha dhe hijet e dyshimit që bien mbi të. Pse Meçe këmbëngul që maxhoranca e re të kërkojë zbardhjen e CV-së së Bashës, ku ka studiuar ai dhe kush e katapultoi në politikë dhe në krye të PD-së. Pse ai nuk shihet si shpresë për një ‘fillim të ri’ të PD-së dhe roli i Berishës në zhvillimet e pritshme, që sipas Meçes nuk do të jenë aspak pozitive për Partinë Demokratike.
– Zoti Arben, një muaj pas zgjedhjeve të 23 qershorit, PD ka zgjedhur një kryetar të ri, pas dorëheqjes së Berishës. Besoni se do të ketë një ‘fillim të ri’ të PD-së, sikurse thuhet, me Lulzim Bashën në krye të saj?
– Si një nga themeluesit e PD-së, si një njeri aktiv në politikë deri vonë, duhet të them se nuk ndihem optimist nga ky zhvillim që ka ndodhur në partinë që humbi zgjedhjet e 23 qershorit në mënyrë katastrofike dhe ketë do ta argumentoj. Përveç pamjes së jashtme, ose siç thuhet sot look-ut, nuk ka asgjë të veçantë dhe asnjë ndryshim në brendësi dhe në thelbin e saj. Me një fjalë, Berisha nga plani i parë institucional që ishte deri më tani, do të kalojë në plan të dytë institucional, por edhe në vazhdim ai do të jetë në krye të punëve. PD ndryshoi vetëm strategjinë me të cilën do të bëjë luftën politike tani e tutje. Këtë luftë do ta bëjë Berisha, por ai që do të marrë mbi shpinë faturën e kësaj lufte do të jetë Lul Basha. Ky është konkluzioni që kam nxjerrë nga zgjedhja që bëri PD-ja.
– Çfarë duhet të bëjë PD-ja për t’u ngritur apo ringritur në nivelin e aspiratave për të cilat ajo u krijua në vitin 1990?
– Kjo është një pyetje me vend. Natyrisht debati se çfarë duhej të bënte PD-ja për t’u ringritur duhej të fillonte qysh në momentin që u mor vesh rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit. Por, duke ditur se PD ka vetëm një autoritet që quhet Sali Berisha, u vendos që të bëhej zgjedhja e kryetarit të ri me mënyrën “një anëtar një votë”. Kjo u bë në kundërshtim me çdo statut dhe çdo normë normale të një grupimi politik. Me kushtetutë, ndryshimi i qeverisjes bëhet për rreth dy muaj e gjysmë. Kjo do të thotë se është një periudhë ndërmjetëse, e cila natyrisht përgatit në mënyrë civile transmetimin e të gjithë dokumentacionit dhe gjithë procedurat drejt një qeverisjeje të re. Pra shteti tranzitohet për rreth dy muaj e ca. Kurse PD, pas një humbjeje të thellë u tranzitua për 15 ditë, me një urdhër dhe e keqja më e madhe është se ky tranzitim u bë me urgjencë, kur nuk kishte asnjë urgjencë. Ngrihen këtu disa pikëpyetje: Pse duhej me kaq urgjencë ky tranzitim? Natyrisht, ka një përgjigje, ndoshta edhe dy. Berisha që para fushatës zgjedhore e kuptoi se qenia e tij nuk ishte më dashamirëse në opinion, madje edhe brenda PD-së. Berisha kuptoi që pamja fizike e tij nuk ishte tërheqëse. Dhe, po ta shikoni me vëmendje fushatën, ai në këtë fushatë ka qenë shumë më pak i pranishëm, madje shpesh pa figurën e vet. Nuk është e rëndësishme pse hoqi figurën. E dyta, Berisha kuptoi se administrata e re që do të vijë në Shqipëri do hapë ca dosje dhe këto dosje janë të shumta. Natyrisht, ai e di se ndaj tij do të ketë edhe masa ligjore…
– Pse, sipas jush, analiza e disfatës së PD-së në 23 qershor nuk u bë përpara këtij procesi që ndodhi në PD, por u la të bëhet nga kryetari i ri?
– Pikërisht, prandaj shtrova pyetjen pak më sipër se ç’ishte kjo urgjencë e panevojshme? Mendo, sot PD-ja u bë me kryetar të ri, ndërkohë që edhe për një muaj e ca do ta vazhdojë qeverisja e PD-së. Çfarë fshihet brenda kësaj urgjence, kur nuk është bërë tranzicioni i qeverisë? Natyrisht që fshihet diçka. E para dhe kryesorja: Berisha duke ditur shumë mirë se nuk e gëzon mbështetjen reale në PD, nxitoi ta bënte këtë ndërkohë që ka pushtetin qeverisës në dorë. Pra nxitoi të bënte zëvendësimin e vetes me një njeri që është po vetja. Unë nuk e quaj asnjëherë Lul Basha, por fytyra e re e Saliut. Ai është vetëm një look tjetër. Në të gjitha rastet ai është një marionetë e drejtpërdrejtë e Saliut. Këtë gjë e kemi thënë me kohë, që para tetë vitesh, kur ai u soll nga Saliu, Luli s’ka treguar gjë tjetër, por se është një Sali, por me një pamje tjetër. Në këtë plan, Saliu po e bën me urgjencë këtë proces nga frika reale që ka për të ardhmen e vet. Praktikisht, ai i bëri këto zgjedhje në parti përpara se të bëhej ndryshimi politik, sepse ai po përgatit fazën e dytë të planit të tij, të cilën kush ka qenë i vëmendshëm e ka kuptuar se thirrja e tij se “nuk do të njoh zgjedhjet” është një absurd dhe një parathënie që tregon për një proces të pritshëm dhe ato që do të ndodhin në shtator. Në shtator të kemi gjoja një parti tjetër, me një fytyrë tjetër, e cila s’do jetë gjë tjetër veçse fytyra e Sali Berishës dhe me një agresivitet të saj që do të manipulohet me të ashtuquajturën luftë me mjete demokratike për të luftuar pushtetin e ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
– Ka zëra se nga maxhoranca e re do të kërkohet që Sali Berisha të shkojë përpara drejtësisë për disa krime apo afera korruptive, sikurse edhe për Bashën që akuzohet të paktën për tri vepra të rënda antiligjore. Ju jeni që këta të dalin përpara drejtësisë?
– Unë kam qenë gjithmonë partizan që kultura e ndëshkimit të jetë kultura e cila do ta vërë në binarë shtetin shqiptar. Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo veprim i paligjshëm duhet të kaloj me doemos përpara ligjit. Ka një të vërtetë të madhe që, për tre çështje që përmendet ju, tek të treja dyshja Basha-Berisha janë të inkuadruar, çka do të thotë se dhe kjo zgjedhje e Bashës në krye të PD-së nuk është e rastësishme. Unë do i kërkoja maxhorancës së re të bëj një investigim të thellë të historikut të Lul Bashës, të CV-së së tij, sepse në historinë e Shqipërisë është futur një person i katapultuar. Për CV-në e tij ka shumë pikëpyetje dhe në mënyrë të posaçme maxhoranca e re duhet të kërkojë dhe të gjejë së çfarë përfaqëson ky në CV-në e tij, në të ashtuquajturin shkollim që ai ka bërë jashtë shtetit. Ajo është një faqe shumë e errët dhe natyrisht që nuk po insistoj kot këtu, sepse pa zbuluar CV e Lul Bashës nuk mund të kuptojnë se çfarë përfaqëson Lul Basha në historinë e re të PD-së. dhe këtë thirrje nuk e kam vetëm për maxhorancën e re, por dhe për anëtarët e PD-së. Për mua ka pikëpyetje të mëdha historia e Lulzim Bashës. Ai në të vërtetë është një njeri pa histori në Shqipëri. Historia e tij në Shqipëri fillon në vitin 2005, kur atë e katapulojnë. Katapultimi i tij në politikë dhe imazhi i tij është produkt i medias së kontrolluar nga Sali Berisha, sepse e vërteta është që Lulzim Basha nuk ka një opinion të mirë në publik. Nëse në PD u tha se Lul Basha fitoi në mënyrë plebishitare, unë po ju them se në opinionin publik Basha është më poshtë se Sokol Olldashi. Historia e Bashës është shumë e dyshimtë. Olldashi ka më shumë merita në PD dhe do të sillte gjëra të reja në PD. Natyrisht që ai nuk është grupi i afërt i Sali Berishës. Ai do të godiste shumë gjëra të Sali Berishës.
– Tani kemi një situatë tjetër në PD. Berisha nuk do të jetë as kryeministër, as kryetar i PD-së. Më lejoni të këmbëngul: A duhet çuar ai para drejtësisë? Po Basha që do të jetë shef i opozitës?
– Unë s’do të pranoj në asnjë mënyrë që mbështetjet apo imunitetet politike të mbulojnë një akt kriminal. Ato tri çështjet që përmendëm më lart, janë të treja çështje në proces hetimor. Rruga e Kombit është pushuar për procedurë, 21 janari është në proces, po ashtu dhe shitja e detit. Unë jam për legjslacionin dhe s’ka arsye pse të thotë qeveria që do hap çështjen kur ato janë çështje të hapura. Qeveria duhet të kërkojë hetim të plotë, dhe hetimi i plotë është një procedurë normale. Është detyrë e çdo qytetari dhe çdo pushteti që çdo çështje të cilën e gjykon se është realizuar në kundërshtim me ligjin ta denoncojë në prokurori dhe është prokuroria ajo që vendos. Çështjet që ne po diskutojmë nuk janë gjykuar në Shqipëri. Hetimi për to duhet të shkojë deri në fund dhe në fund ta jap gjykata vendimin. S’duhet lejuar që të thuhet se shkuarja në prokurori përbën cenim të një lideri të qeverisë apo të opozitës. Qeveria e re edhe për të mbajtur një premtim që ka bërë, duhet ta çoj deri në fund si një detyrë qytetare që denoncon një akt antiligjor.
– Ndërkombëtarët mund të quajnë këtë si hakmarrje?
– Ky është gabimi që ne bëjmë. Të denoncosh një akt që e quan kriminal është detyrë qytetare. Nëse këtë detyrë qytetare ai ndërkombëtar që ka ndërtuar shtetin e vet e quan si shkelje dhe hakmarrje ne duhet ti themi që duhet përdorur standardin që ai përdor në vendin e vet. Kemi rastin e presidentit të Francës që është sot nën hetim, apo rastin e Italisë ku Berluskoni vazhdon të jetë nën gjykim. Këto nuk janë politike, por e pafalshme do të jetë të mos çosh në prokurori ato që ti ke denoncuar para qytetarëve. Kjo përben një tradhti ndaj elektoratit që të ka dhënë votën, por jo vetëm. Unë dola hapur dhe thashë se jam që të gjitha shkeljet që janë bërë deri më sot të kalojnë në prokurori. Unë e pata kurajon që kur pashë shkelje e bëra denoncimin tim. Kur unë e bëra këtë kallëzim pse nuk u quajta që e bëra për hakmarje, ndërsa një grupim politik kushdoqoftë ai u quanka hakmarrje politike?! Duhet të bëjmë atë që thotë ligji që duhet denoncuar cdo shkelje.
A beson Meçe se me këtë sistem drejtësie do vejë drejtësia në vend?
Padiskutim që do vej. Denoncimi me fakte dhe prova është transparenca më e madhe që kushdo i bën opinionit publik. Deri më sot gjyqësori ka qenë nën terror të pashembullt politik duke u deformuar. Tani s’do ketë më presion politik dhe çoji provat dhe faktet që ke dhe të shohim nëse është i korruptuar apo është pjesë e një sistemi të korruptuar. Unë mendoj se në një vend duhet rregulluar sistemi dhe të gjithë organet e tij do të funksionojnë. Duhet ndryshuar sistemi nga rrënjët sepse është deformuar është deformuar edhe gjykimi jonë se si funksionon në sistemet dhe institucionet. Çdo individ duhet të jetë i barabartë përpara ligjit.
– Një koment për reagimin e djeshëm të Olldashit ?
Gjithmonë e kam menduar Olldashin si pjesë e një loje të Berishës. Qëndrimi i tij sot ishte një qëndrim i nevojshëm dhe për këtë unë e përshëndes, sepse pavarësisht ai akoma nuk kupton por vlera që i ka dhënë një të vërtete të madhe që ajo parti demokratike sot jo vetëm që nuk është demokratike por është pronë. Mënyra se si është PD duhet thënë se PS do të jetë një kohë jo të shkurtër në pushtet. Unë them se Olldashi duhet të jetë luftarak për të punuar për atë parti që ai kishte në kokë gjatë kësaj gare. Të jetë i sigurt se do të ketë mbështetje të gjerë për kthyer PD-në jo vetëm si një vlerë të vendit, por dhe si një forcë konkurruese./Intervistoi Xhevdet Shehu
*******
Çarje dhe frikë në PD. Olldashi tregon anën e tij rebele, por historia sapo ka nisur
Është në diskutim se si do veprohet nga lidershipi i ri ndaj zyrtarëve të degëve që nuk janë besnikë. Me prerje koke apo vetëm tërheqje veshi? Nëse strategjia do jete e para, çarja e PD-së do jetë më e shpejtë dhe më e madhe
Deklarata e djeshme e Olldashit është spontane. Ajo ka ardhur nga presioni i rrethit të njerëzve afër tij, por të cilët janë surprizuar edhe vetë me daljen e Sokolit. Nuk mendonin se ai do bindej, sepse për Olldashin, tema e daljes për të thënë të vërtetën mbi manipulimet, ishte një tabu deri në orët e vona të mbrëmjes ditën e votimeve. Me sa duket Olldashi ka bërë një nga ato daljet e veta të befta, për t’u treguar të gjithëve që nuk është tipi që mund të bëhet lehtë zap dhe me të cilin mund të tallesh në këtë mënyrë. Gjatë gjithë ditës, talljet për qëndrimin e tij kanë qenë të forta (dikush e ka krahasuar edhe me Maqo Lakrorin) – dhe u janë shtuar presionit të njerëzve që e mbështetën, të cilët ndihen të lënë mënjanë, por jo vetëm kaq. Shumë prej tyre ndihen të trembur për të ardhmen e tyre politike, dhe sapo ka nisur t’u dalë avulli i lotëve të liderit historik. Në ditët në vijim, do bëhen edhe më të vetëdijshëm për atë që realisht ka ndodhur dhe që do shoqërohet me ndryshime të thella në PD. Se çfarë do jetë PD-ja e ardhshme, mbetet për t’u parë, por e sigurtë është që ajo nuk do jetë më PD-ja e sotme.
Gjithsesi, deklarata e djeshme e Olldashit nuk eshte ende tregues i nje qendrimi mirefilli politik, por shprehje me fjale e nje pakenaqesie si pasoje e denigrimit te kandidatit Olldashi dhe njerezve te tij nga struktura e PD, SHIP-i, etj. Denigrim që u reflektua sidomos te listat. Olldashi i dinte me kohe keto probleme, por guximin e gjeti vetem pasi humbi.
Pyetja qe shtrohet tani eshte nese Olldashi ne vijim do t’i pergjigjet pakenaqesive në bazë duke shfrytezuar momentin historik dhe te marrë në dorë organizimin e tyre? Ka shansin me zgjedhjet e strukturave të degëve të luftojë për të kërkuar që këto zgjedhje të mos bëhen me listat ekzistuese zyrtare.
Është në diskutim se si do veprohet nga lidershipi i ri ndaj zyrtarëve të degëve që nuk janë besnikë. Me prerje koke apo vetëm tërheqje veshi? Nëse strategjia do jete e para, çarja e PD-së do jetë më e shpejtë dhe më e madhe. Nëse veprohet me tërheqje veshi, ndasitë mund të shërohen disi, por gjithsesi do mbeten. PD është në ditët e saj më të vështira.
****
SHIP-i i Berishës dhe emrat e atyre që u morën me listat në PD
Shkrimi i datës 8 korrik në DITA: Florion Xhuti që u mor me listat, ka ardhur ën PD në 2006. Xhuti është vartës i kreut të SHIP-it, Albert Avdulit, të dy kanë vetëm varësi të drejtpërdrejtë me Berishën
Habjon Hasani*
Tri ditë më parë kandidati Sokol Olldashi iu drejtua kryesisë së partisë duke i kërkuar që zgjedhjet të shtyheshin për në javën e parë ose të dytë të muajit Gusht, por kjo kërkesë iu refuzua nga kryesia, e cila vendosi datën 22 Korrik si datë të zgjedhjeve. Siç duket, çdo gjë duhet bërë sa më shpejt. Aktualisht po përshpejtohet dhe me listat e anëtarësisë dhe personazhet e angazhuara për përpilimin dhe hartimin e tyre duket se janë disa burokratë partie, persona…jo dhe aq të rastësishëm në këtë histori.
Listat e mangëta
Në Partinë Demokratike personi i ngarkuar me përpilimin e listave zyrtare të anëtarësisë, pra listat e zgjedhësve, është zoti Florion Xhuti. Ai dhe vetëm ai, ka në ngarkim këtë detyrë. Zyrtarë të kësaj partie shprehen se zoti Xhuti është pjesë e asaj që quhet Shërbimi Informativ i Partisë(SHIP-i), një strukturë e hershme e kësaj partie, thuajse okulte, e specializuar në mbledhjen e informacioneve mbi kundërshtarët politikë por edhe e angazhuar për kontrollin e pandërprerë edhe mbi vetë zyrtarët dhe figurat kyçe të Partisë Demokratike, në çdo nivel të saj.
Javën e fundit zoti Xhuti ka përzënë nga zyra thuajse të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike që shkonin për të verifikuar emrin e tyre në lista. “Shprehja e zakonshme është: Jemi të zënë me punë, duhet të vini më vonë. Por, e kam të zorshme të besoj se ata bëjnë punë tjetër përveç listave këto ditë”, – tha dje një funksionar në Partinë Demokratike. Vetë listat e serverit qendror të PD-së duket se kanë probleme jo të vogla. “ Listat aktuale nuk kanë një bazë të dhënash qendrore të mirëfilltë. Ka plot njerëz që janë anëtarësuar tek seksioni ndër vite dhe në zgjedhje siç e parashikonte statuti, ndërkohë që nuk kanë karta anëtarësie dhe s’janë te regjistruar në qendër. Por ka edhe të tjerë që janë anëtarësuar para viteve 2000 që kanë kartat e vjetra dhe nuk e kanë emrin në list”, – referoi dje për DITA-n i njëjti zyrtar që preferon anonimatin.
Listë-hartuesi
Po kush është personi që ka marrë detyrën të hartojë listat e anëtarësisë në PD dhe çfarë përfaqëson ai? Zyrtarisht Florion Xhuti ka ardhur në Partinë Demokratike në vitin 2006 dhe menjëherë u vendos në një post kyç në këtë parti. Zoti Xhuti mban zyrtarisht detyrën e Shefit Organizativ në Parti. Ai erdhi në vitin 2006 në PD, më parë ishte pjesë e partisë së Ballit Kombëtar. Procesi ishte i tillë, ish-shefi i Shërbimit Informativ të Partisë (SHIP), zoti Gjergj Lezhja u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave pranë Berishës. Dikush duhej të zinte vendin e zotit Lezhja në SHIP. Për ta bërë këtë detyrë u zgjodh zoti Albert Avduli. Para se të bëhej Shef i SHIP-it, zoti Avduli mbante pikërisht postin e Shefit Organizativ në Parti. Kalimi në një pozicion më të lartë e la vakant këtë vend të mbajtur nga zoti Avduli dhe po atë vit u përzgjodh Florion Xhuti si Shef Organizativ.
Ndonëse nuk kishte një të kaluar në Partinë Demokratike, e për më tepër, i ardhur nga Balli Kombëtar, Florion Xhuti u emërua në një funksion delikat në strukturën e Partisë Demokratike. Si ia doli të ngjitet me kaq shpejtësi ky djalë? E sigurt është, se mbështetjen e kishte siguruar në nivelin më të lartë të mundshëm, tek Berisha, por rruga që ndoqi për të marrë garancitë e Berishës, mbetet ende e paqartë.
“Në kohën kur Albert Avduli kaloi si kreu i SHIP-it, Jozefina Topalli, Ridvan Bode dhe Ilir Rusmali punuan fort që të caktonin në vendin e Shefit Organizativ të mbetur vakant njerëzit e tyre. Askush prej atyre nuk mundi dot të kapte këtë vend. Ishte vetë Berisha që vuri veton dhe caktoi Florion Xhutin. Xhutin nuk e njihte njeri në PD. Askush nuk e di as sot nëse Berisha e ka pasur lidhje të vetën, nëse i ka ardhur si sugjerim nga struktura e SHIP-it apo nga rrethi i vetë familjar”, – sqaroi dje zyrtari i lartë në PD.
Në prehrin e Gjyshit
Zyrtarisht njeriu që ka përgjegjësinë për hartimin e listave dhe organizimin e garës në PD, Florion Xhuti, është vartës i kreut të SHIP-it, Albert Avdulit. Të dy ata janë të angazhuar në këtë proces zgjedhjesh, por duket se në këtë periudhë të “nxehtë”, Xhuti ka intensifikuar dhe mban kontaktet vetëm me Berishën dhe nuk merr urdhra nga të tjerë.
“Që ta shpreh në një mënyrë sa më të kuptueshme, Florion Xhuti është kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Partisë. Është KQZ-ja e këtyre zgjedhjeve. Mban kontakte të drejtpërdrejta vetëm me Gjyshin (nënkupton Berishën). Me askënd tjetër. Besoj se duke pasur parasysh këtë të dhënë ju e kuptoni se kush po i luan realisht fijet në PD dhe i merrni të gjitha të tjerat vetë me mend për atë çka pritet të ndodhë në vijim”,- thotë burimi.
Ndërsa bëhet e qartë se procesin dhe infrastrukturën zgjedhore në Partinë Demokratike e kontrollon SHIP-i, ndërsa vetë SHIP-in e kontrollon ekskluzivisht vetëm Berisha, duket se dy kandidatët në garë, Basha dhe Olldashi, nuk kanë asnjë gjë në dorë për të ndryshuar këtë skemë organizimi. Të dy janë njësoj të paaftë dhe pa kompetencë për të mbikëqyrur saktësinë e procesit. Por ama mes të dyve ka një ndryshim. Mbështetësit e Olldashit së fundmi kanë nisur të artikulohen se kanë shanse reale për të fituar “nëse dikush nuk ka vendosur ta trukojë procesin” dhe shohin me detaje çdo zhvillim sa i takon infrastrukturës së këtij procesi. Mbështetësit e Bashës nuk duket se kanë këto ethe pasigurie. Ata janë komodë dhe as interesohen fare për infrastrukturën e garës, kanë besim të plotë se SHIP-i do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: Do vërë në vend direktivën e Berishës. Kaq mjafton që ata të ndihen të sigurt, në mos, fitimtarë, thjesht nuk ka ardhur momenti për të bërë dhe shpalljen zyrtare.
*Shkrim i botuar në DITA që në 8 korrik 2013. Mund të lexohet i plotë në http://gazetadita.al/08-korrik-2013

Shume flm qe shkruani e jo qe lexojme:)Cdo te mire stafit.
Nje kompliment te veçante do ta beja per realizuesin e kopertines se “DITE”-es. Ne konceptim tim vlen me teper se nje editorial cilesor….(kush eshte, nga e kane blere..)
Ne lidhje me artikullin. Cfare dileme(dhe bezdije) per gazetare profesiniste qe jane ne opozite te perhershme te jene “aleate” me opozite e re dhe te klonuar ne laboratoret e “Familjes”……
Faleminderit Dita.
Tregoheni vetem servil dhe ma e keqja vetem I beni qefin vehtes duke lexuar prralla me mbret.
o Mark meso gjuhen shqipe njeher pastaj hajde komento. Njeriu duhet te dije mire gjuhen e nenes. Apo ti nuk e ke gjuhe te nenes?
Markun me duket e ka caktuar sektori i propagandes ne PD, detyren te merret me Diten. Ik o i verber, shko jeto me qorrat
o Dita jeni drita per shumicen, sa per Markun atij i ban fajde vetem zeri i cjerre i Sali zgjyres qe edhe emri me neveritet tia shkruaj. Ju jeni pulsi i zemres se popullit nuk jeni si ata b-analistet qe dalin prape ne TV aq te pacipe sa edhe nena qe i ka pjelle skuqet prej tyre,
Kane sulmuar Ramen 6 vjet mbi keto argumente, tani mos i nxirrni te njejtet analiste te mbrojne Bashen po per te njejtat argumente!! Ngjan shume shemtut dhe efekti eshte i kundert!! Elasticitet i tepruar!
mark.uk serb kok pa lare edhe sojin tend je duke mohuar tani ky po flet origjinalin ti na tregon dokrra psiqikesh,spiuna e serbe sevile serbe si ky mark.uk shyqyr qe u dha sala nenshtetesine shqiptare tani po na flasin gjoja si shqipo,po ikor DRUZHE mark.uk boni yzmet atynve dhive cha mut duke komentuar budallalleqe alla psiqiku,or horr si mund te flase shqip ky DRUZHJA mark uk kur eshte serb,ky gjuhen nene ka vetem serbisht se tani i boni psycho sali me 2 nenshtetesi keta jashteqitje ….
Cfare na fsheh Luli ? Duhen pyetur ustallaret. Kush jane ustallaret ? Ata qe pompuan Berishen me 1991. Kjo do te mesohet kur te hapen dosjet e UDB-se me 2040….
po cfar do ket ,asgje sdo ket ne shtator nga PD vetem rrudhje deri ne vdekje te saj kjo do ndodh
Luli fsheh ate qe Saliu e di shum mire,qe ky esht Djali ilegal i Enver Hoxhes!
Le te vej te beje analizat Gjenetike me Sokol Hoxhen!
Ou pse mund te jete djali i Enverit. Mire Kol Olldashi po dhe Luli aaa.
Saliu i “vdekur” kerkone te terheqe ne gropen e tije edhe P.D.
Kam nje mendim tjeter qe eshte me i dobishem .Pse duhet te meremi kaq shume me humbsit. Nje skuader qe del nga kategoria superiore e shkon ne ate te dyten nuk ka ilac qe ta sheroje.Kjo qe beri Saliu eshte nje zhurme se ska si justifikon zorret e barkut qe i hapi populli ne 23 Qershore.
Crendesi ka Luli apo Olldashi qe do marrnin kreun e nje ekipi te shpartalluar .Ne asnje vend te botes nuk merren me humbesin . Sa u perpoq Rama ne 2009 e 2011 qe te na mbushte mendjen brenda dhe jashte per humbjen dhe askush nuk u muar me te . Le ta gjejne vete midis tyre por ne te shohim pasojat qe kjo Qeveri e Pd la ne financa e ekonomine.
Cdo thoni kur te shkoni neper sportele dhe tju thone .Zoteri nuk kam cte te jap .Do rrevoltoheni dhe do shani me soje e sorollop ata qe jane pergjegjes per gjendjen .Cdo thoni ne se Shteti ska ku te mbeshtetet per aktivitetin politik ,ekonomil e shoqerore .Ne vend tu nxjerrim syte ketyre qe na braktisen do ti kthehemi Rames .Cme duhet mua .Ta dhash voten. Beje cte duash .Une dua buke te ha
Dhente zoti e na ruajte gjakftohtesin se shterngata eshte gati te shperthej.
Dakord me parafolësin…@shpatar.
Por Sa-lehu vetëm duke qenë “në qendër të vëmëndjes” mund të marrë frymë, përndryshe nuk i del shpirti. Ai megjithse humbi bën -ç’bën e nuk rri dot pa dalë nja dhjetë herë në tv.
Ai akoma po e tërheq vëmendjen dhe po i mban mediat gozhduar mbi vete, 1- nëpërmjet Lefteries- Leshit të KQZ-së. 2-Nëpërmjet zgjedhjes së kryetarit të ri (gjoja) të PEDESË. 3-Nëpërmjet deklaratave se “nuk do ti njohë zgjedhjet, se iu prish mendja natën dhe u kujtua se kishte ngatërruar deklaratën”! 4- Nëpërmjet ligjeve që po firmos akoma si kryeministër, se po i qan zemra për pagat e qytetarëve.
Në fakt, për të gjitha këto arsye ne qytetarët po presim reagimin e qeverisë së re, kur të marrë në dorëzim protokollin e qeverisë së gremisur.
Shumë komentues shprehin dhe frikë apo rezerva se Sa-lehu mund të ketë ruajtur ndonjë “surprizë” nga ato që di vetëm ai, për në shtator.
Por nuk ma merr mendja se do tregohet kaq i “Papjekur” politikisht sa ti tregojë botës se “është me të vërtetë kundër popullit të vet”. Kjo do qe fatale për të në rradhë të parë, por edhe për pasardhësin që e zgjodhi me turr e vrap, me kaq ngut a thua se mos i ikte Luli në ndonjë parti majtas. Harroi që mbi të gjitha, duhej të kishte bërë analizën e humbjes, e pastaj të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri, mbi baza vërtetë demokratike. Por kjo është punë e tyre.
Ne qytetarët tashmë presim lajme nga qeveria e re dhe shpresojmë në Drejtësinë dhe ligjin, për funksionimin normal të shtetit.
Eshte parti e mare fund.Jane ne krize .E mori persiper kukulla e berishes,le ta mbaje.
horri bulevadit:Nga emri qe keni vene,nuk ja vlen te merrem me ju.Po ju kerkoj shoqerisht ku eshte gabimi.
Antaret e ndershem te PD e kane kuptuar lojen e Saliut. Duke emeruar lul bashen ne krye te PD, kerkon te fshehi krimet e veta dhe te behet me terheqes per nderkombetaret.
Por i ka bere llogarite gabim! Tashme te gjithe ne e dime se anija e Saliut po mbytet, nuk dum te mbytemi edhe ne me te. Jemi te lire te zgjedhim ku do shkojme. Nje gje eshte e sigurte: JO ME NE ANIJEN E SAL BERISHES!
Jam vdekja! Jam si hije dhe hyj kudo. Vij nga zyrat e udb. Sapo mora vesh qe atje i thane saliut te zgjidhte lulin. Kete e di dhe arben meçja por nuk e thotë? Eshté qerrata kuçi ai ! Por vonohet deri sa ta thote sepse është rritur ne pogradec dhe eshte i permbajtur si pogradecaret! Megjithate nje ditë do të zbrazet. Sapo te jete laré ne gjol(liqen) ! Ne intervistén e sotme ka shumë rezerva. Kerkon vetëm cv e lulit! Por ky eshtë vetém preteksti . Kerkon te gjejé ne cv e lulit ndonje kleçké qe ti shérbejë si pikénisje pér t’u hedhur ne dosjet e stanishiçit(dajos se fazlliçit)ish-zv/shefi i udb. Fol arben sado qe të tromaks pak pavendosmëria e opozitës për te kerkuar ne keshillin europian te dhëna per lulin! Ka frike se mos i thone që pse nuk kerkon edhe dosjen e x-it tend né ps ! Hapet loja dhe kjo nuk ju intereson te dyja palëve. Keshtuqë arbeni nuk desheron të vihet midis dy zjarreve?? Por unë vdekja do ta bej te flasé duke e garantuar arbenin se nuk do ta marr me vehte…?!
Sali Berisha , zhurmon per te terhequr vemendjen e shqiptareve. Lulin e zgjodhi ne krye te PD-se, pasi ai e di qe Luli : e para : eshte vegel qorre ne duart e Tij. e dyta.: e di qe Luli i ka dosjet te hapura dhe do te bjere shpejt nga fiku. Automatikisht do te dale perseri Saliu ne krye te PD-se ! Do t’ju duket e paverte, por ndiqni kronologjine e ngajrjeve dhe do te me jepni te drejte. Nuk rri Salòi Berisha pa karrige , edhe kur ta lene trute fare.!!!
Ne gjykimin tim, intervista e Arben Meçes i ka te shtjelluara te gjitha problemet dhe shqetesimet qe kane antarsia e PD-es, por dhe ato qe ne menyre sistematike kane krijuar kete humnere ku ndodhet jo vetem ekonomia dhe financat shqiptare, por dhe institucionet qe perbejne kete shtet. Ka nje kalkulim ustallaresh me objektiv dhe sens regresiv qe ne pamje te pare duken si veshtersi te ecjes apo perralla te kesaj natyre. Nje ekonomi gati e shkaterruar, qe mbahet ne kembe nga nje lloj zhytje deri ne mbytje te financave per shkak te borxhit publik. Institucione kushtetueshmerisht te pavarura por faktikisht te varura deri ne detaje nga nje dore e vetme. Nje asfiksi deri ne prag vdekje klinike te jetes demokratike deri ne ate mase sa mund te lejohen brenda kufijeve te percaktuar nga dikush te bla-bla-blave mediatike. Ne keto kushte, kur autori i kesaj amullie, ka humbur çdo gje nga pikpamja e forces se shtypjes, diktatit, autoritarizmit, si pasoje e zullumeve me ere dhe shije te dukshme kriminale, jo vetem ne masen popullore por dhe brenda forces se tij politike, terheqja, apo me sakt largimi i tij nga fasada dhe per fasade, perbente nje urgjence per te interesuarit e kesaj gjendje. Natyrisht vend vakant nuk mund te kete. Ne shah, lojen e dames qe humbet, mund ta zevendesoje dhe torra, nese ka nje usta shahu. Po kush eshte ky Lulezim Basha, i prezantuar si kopist ne prag zgjedhjet e 2005-ses dhe nga ushtar ne politik u be gjeneral?!! Jo thjesht se duam te dime biografine e tij, por saktesisht duhej thene dhe jo sot, se nga vjen, çfare meritash ka, çfare punesh ka kryer dhe ku? Si eshte vlersuar, pse dhe nga kush? Nuk mund te kalohet kollaj se qenka detyre e brendshme e PD. Tashme edhe bufi e di se askush nuk mund te fshihet pas ketij slogani. PD-ja eshte force politike qe perfaqson qendren e djathte, pavarsisht te kundertave ne opinion, por ajo eshte nje force politike shqiptare, jo vetem vlere dhe pasuri, por dhe pergjegjesi si kur eshte ne pushtet dhe kur eshte ne opozite per popullin shqiptar. Ne kete rast enigmat jane me shume se hile. Ky eshte nje rast qe institucionet e pavarura dhe kryesisht drejtesia, te çliruara tashme nga nje lloj kapje prej pushtetit absolut, duhet te thote fjalen e saj per te ndriçuar, por dhe per te dhene ate çka meriton gjithsecili.
I nderuari miku im Vezhguesi F,
Maestro Verdi,
Maestro Verdi te quaj emocionalisht sepse ti si gjithnje i vendose pikat mbi “i”…
Edhe mua me beri te mendohem zgjedhje e ketij Lulezimit, “lulezolulezaime”, siç i thone ata te Portokallise….
Eshte pikrisht ashtu siç thuaj ti. Në nje demokraci te vertete, te cilen e pretendojme sot ne shqiptaret, Partia Demokratike duhet te jete nje vlere e madhe dhe e çmuar per Popullin shqiptar.
Une per vehte nuk jam antar i asnje partie,por simpatizoj Socialdemokracine.
Por ne Demokraci vlera e nje partie, pa alternativa te tjera, nuk ka vleren e duhur.
Vet Demokracia eshte nje ndertim i bashkjeteses se alternativave te ndryshme, i bashkjeteses se mendimeve te ndryshme.
Ne kete kuptim do te deshiroja me te miren edhe per PARTINE DEMOKRATIKE.
Saliu e demtoi rende ate.
Ajo do nje dore te forte qe ta orientoje nga partite e verteta te djathta perendimore.
Ndersa zgjedhja e Lulkes, u be nen pushtetin absolut te Saliut.
Dhe me shume per ti veshur Lulkes nje ” antiplumb” qe te mbrohet nga drejtesia.
Por Lulka eshte konsumuar tashme si vasal i bindur i Familjes se Saliut , eshte akuzuar ne popull si pergjegjes i vrasjeve makabre te 21 Janarit, i vjedhjeve te tmerrshme ne rrugen e Kombit, i vjedhjeve te votave per Bashkine e Tiranes e te tjera e te tjera.
A i ka mundesit Lulka te kete autoritetin te udheheq principtialisht PARTINE ME TE MADHE OPOZITARE, e cila duhet te jete nje vlere e madhe per demokracine e brishte shqiptare.?!….
Fatkeqsisht Lulka nuk eshte personi i duhur dhe autoritar te udheheq Opoziten shqiptare, per ato vlera qe duhet te kete ajo….
Qofshim te gabuar,por edhe une bashkohem me ty.
Ne se do te komunikosh me mua, prezantohu tek shefi i kesaj gazete, sepse ne udhetimin tim te pare per në Shqiperi do ta pyes per adresen tende.
Me respektin me te madh N.V (N.M)
Faleminderit per konsideraten miku im deri tash virtual. Me ate qe i eshte bere “gogol” plakut Mere qe po iken si derri i plagosur, tashme jam mik ne fb. Respekte.
Ok,
Une nuk shkruaj në fb,
por rendesi ka te mesoj adresen , pastaj te kerkoj.
komplimente stafit te gazetes DITA qe shkruan ne menyre te panvarur,nxiruni te larat e te palarat ketyre politkaneve qe e mbajten peng SHQIPERINE keto 23vjet,qofshin keta te majte apo te djathte.
Po te ndjekesh “rugen” e Lul Bashes dhe shpejtesin me te cilen ariti deri ketu ,esht e pa mundur te quhet rastesi,esht e pa mundur te mos kuptosh qe nje “dor” mjaft e kujdeseshme dhe shum e sprovuar po na e servir me kte qitje te larget per te pasur nen kontroll kte vend qe historikisht ka geluar nga agjentet e sherbimeve te huaj e sic dim ajo me e madhja dhe e pashkulura esht UDB-ja e famshme aq e njohur tashme per ne ! Vjen ne Kosov !!!!!!!Punon me vajzen e SALi BERISHES !!!!!! Vjen ne SHqiperi dhe per nje koh rrufe ky i panjohur behet trashgimtari i partis me te madhe ,tashgimtari i nje perbindeshi qe han popullin e vet !!!!! Vendosen ne PD ne vende kyce personazhe po perseri te pa njohur per elektoratin e saj se ata te njohurit ,o jan vrar, o jan perzen,o kan hikur ne heshtje duke mos hapur gojen e duke mos goditur “kucedren”qe ka bishtin mjaft te gjat dhe nuk heziton te zhduk fis te ter kur i del jasht kontrollit te dhunes se tij!Ka dhe nga ata qe ulin koken zbathin breket dhe pranojn te han ndonje llokem nga tava e madhe e ktij mocali te qelbur !Pra kush e drejton gjith kte organizim aq perfekt !? Populli kte radh i lodhur ,i merzitur ,i zhgenjyer nga kjo “loj” kaq vjecare i dha nje goditje te papritur por jam i bindur qe ai nuk fle ! Kur them ai kam parasysh edhe cka fshihet pas tyre !E ben tentativen ne 97 por shpetuam per mrekulli Shkrimi qe lexojm esht mjaft i qart per ata qe kan pak mend, dhe ti o Marku besoj se hori te nenkupton te korigjosh mendjen e te flasesh “shqipen”e nenes qe e lexon kushdo e jo gabimet ortografike se shpresoj qe dyshimet tona do behen fakte te dokumentuara ne nje te ardhme te afert dhe aty do ferkojm syt per cka do shohim Se ti marku nuk di ne cilen kategori ben pjes nga ata qe permenda me lart , se ka dhe nje tjeter kategori qe sja vlen te permendet si Laura e Lefteria me shoqe, qe tundin flamurin e budallallikut qe te lepijn ndonje ……….
Epo nuk mund të dalë koli, para lulushit dhëndërrushit Part Time të saliut se i mërzitet argita pastaj.