Turi qesharak i Lulzimit

J L

Nga Bedri Islami

 

Ka disa ditë që shefi i opozitës shqiptare, Basha, ka nisur të sillet rrugëve, duke përzgjedhur një logo të re në ndryshimin e imazhit politik.

Quhet “ po të dëgjoj”.

Është parë duke ecur rastësisht me një gjyshe, që ishte edhe militante e PD-së, pastaj ka trokitur në një derë, më pas me një militant tjetër të partisë së tij duke kaluar rrugën nga njëri cep në tjetrin, ka hyrë në nj konvikt universiteti, pastaj është kthyer përsëri me gjyshen duke i blerë shegë.

Nesër apo pasnesër do të jetë përsëri duke dëgjuar, megjithëse nuk e dimë se cilin ka dëgjuar deri tani e përse?

Çdo lëvizje politike nxjerr në sipërfaqe dy tipa njerëzish: ata që janë liderë të lindur, pavarësisht se rrugëtimi i tyre politik mund të jetë i prapshtë dhe, shërbëtorë të bindur. Shtatë vitet e opozitarizmit të Bashës treguan se Basha nuk është një lider i lindur, por se as nuk dëshiron të jetë nj shërbëtor i bindur.

Të jesh lider do të thotë të besosh tek njerëzit, por ai, deri më tani, kurrë nuk ka besuar. Të jesh lider i opozitës  është një art që ka kërkesat e veta të pandryshueshme, por ende këtë art nuk e ka mësuar dhe si duket do e ketë të vështirë ta mësojë.

A do e bëjë kjo rrugë Lulzim Bashën liderin e opozitës, apo ata që e kanë këshilluar kërkojnë ta hedhin sa m shpejt në një anë?

Çfarë do i sjellë atij dhe vetë opozitës kjo “ lëvizje”, e cila, aq sa është amorfe, aq është edhe e qepur me fill të kuq. Sa që duket se është e sajuar, e padepërtueshme dhe e boshtë në thelbin e saj?

Enver Hoxha thonte se e fillonte ditën duke lexuar letrat e popullit, një pasion i vjetër i tij. Ishte një përgjim masiv.

Fatos Nano nuk e çante kokën për asnjë letër dhe i shikonte njerëzit pranë tij si të lirë për të jetuar, me kusht që askush të mos e trazonte në jetën e tij. Kështu nisi shkatërrimi i shtetit dhe krijimi i boshllëkut mes politikës dhe gurëve të shahut – njerëzve.

Berisha krijoi rreth vetes një shërbim të dytë të fshehtë, edhe ai pasionant për të ditur dhe që, përmes dijes të ketë kontrollin e duhur mbi njerëzit e fatet e tyre.

Edi Rama, kur e deshi puna, veshi çitjanet, shkoi në tubime dhe kërkoi tepsinë, të cilën ia dha edhe Basha me paktin e tij, që e pasuroi privatisht për pak kohë, por e la larg pushtetit për shumë kohë.

Tani, si të kishte zbuluar gjënë më çudiprurëse në politikë, ai, Basha, lideri pafitues i opozitës, pasi gjithëherë ka humbur, vendosi të kthehet tek “zëri i masave”.

Çfarë po “dëgjon”?

Gjyshen e ka dëgjuar, e njeh, ia di mendimin, ia di huqet,  pasi e kishte në çadrën e famshme që u shprish sapo u bë marrëveshja që i siguronte 15 milionë euro vjehrrit të tij; etydi i parë politik solli fiaskon e parë.

I riu që ishte rrugëve me të, po ashtu është dëgjuar, Basha ia di mendimet,  se është militant;  në konviktin e vajzave, po ashtu, nuk dëgjoj njeri…

Çfarë të reje do i thonin atij, që nuk e ditka?

Që vendi po shkon drejt regjimit, ai këtë duhet ta dijë! Që PPP-të po bëhen greminë, edhe këtë e di!| Që doli si një guak nga parlamenti, besoj se edhe këtë e di! Se në parlament janë skalioni i dytë i listave që vetë hartoi dhe se ato janë gati të ngritin dy duart për “reformat” e Ramës, edhe këtë e di. Që ka qenë ai vetë Ministër i Brendshëm kur u vranë katër vetë në dritë të diellit me 21 janar dhe u plagosën qindra të tjerë, edhe këtë e di. Që borxhi i shtetit, ku ka qenë dikur, si nga një mrekulli, tri herë shtetar, po shkon drejt falimentimit të shtetit, edhe këtë e di. Që qeveritarët e rinj po ia kalojnë edhe atij në Rrugën e Kombit, edhe këtë e di.

Nëse pret të ia thotë një gjyshe, një militant i tij, një frigorifer bosh, një konvikt vajzash, atëherë kot rri në Shqipëri. Holanda është vendi ideal për të.

Nuk e di se kush dreqin e këshillon liderin e opozitës, por, edhe sikur të kishte marrë këshilltarë nga kundërshtarët e tij politikë, më fëmijërore, absurde dhe naive se sa kjo zgjdhje, nuk do të kishin gjetur.

Ma merr mendja se, edhe këshilltari më kundërshtues i tij do të kishte pasur turp të ia thonte, se do të dukej që larg se ishte një zgjidhje kaq budallaqe, sa që vetëm Edi Rama mund të ia këshillonte. Dhe ta linte në boshllëkun e ideve të tij.

Tri gjëra janë në të gjithë këtë mes, të cilat, jam i bindur se, as vetë Basha, ende nuk i ka kuptuar.

Së pari, ka ndryshuar vija politike e PD-së, është zbutur ajo, është krejt ndryshe nga sa ishte më parë dhe vendin e demonstrimeve, përplasjeve, braktisjeve e ka zënë një versioni i ri i bërjes politikë?

Vështirë të besohet.

Në të njëjtën kohë me Bashën, jo rastësisht dhe jo e pamenduar, është shfaqur edhe lideri faktik i PD-së, Berisha. i drejtpërdrejtë, agresiv dhe përplasës, shefi që e ka vendosur në atë post Bashën, ka kërkuar revolucion, përmbysje me dhunë, përplasje civile, deri në fund, duke paralajmëruar funde të llahtarshme për shefin e qeverisë.

Linja e Berishës është e qartë, kjo ka qenë gjithnjë dhe nuk ka ndryshuar. Më mirë se gjithë të tjerët ai e di se në pushtet një forcë politike e rënë nga vakti, si është tashti PD-ja, mund të vijë vetëm nga forca e rrugës, nga përplasja, përmbysja. Berisha, më mirë se cilido politikan tjetër, e ka provuar këtë rrugë dhe prej saj ka arritur pushtetin.

Viti 1991, me trazirat para zgjedhjeve të marsit 1992, përplasjet dhe demonstrimet, krijoi një gjendje të padurueshme për cilëndo forcë tjetër politike dhe e djathta erdhi në pushtet. Berisha e di se njeriu që ka lënë pas vetes është kurdoherë në dualitet me vetveten, se çfarë do të bëjë dhe si do e bëjë.

Ai luhatet nga mendimi i tij për një zgjidhje ndryshe, deri tek skifterët që e rrethojnë dhe, shumica e tyre, nuk janë të djathtët e duhur, por një klasë politike rishtare që , duke e ditur se rruga drejt pushtetit shkon përmes përplasjes, paraqiten agresivë, duan agresivitet.

Mendimi politik ka shterrur, vizioni nuk ekziston dhe këtë nuk mud të ia sjellin as fatkojtë që presin përmbysjen e tij dhe, as aleatët që shohin, bythën e tyre.

Nëse Basha synon të paraqesë sot një lider pranë njerëzve, dhe për këtë ka zgjedhur rrugëtimin e tij të tashëm politik, vetë PD-ja nuk ka ndryshuar thelbin e saj : revoltën.

Qeveria Rama , në këtë formë si është, e shfaqur nën vellon e Rilindjes, duhet larguar pa bërë ende zullumin e madh, krijimin e hunerës së pashmangshme financiare, drejt së cilës po shkon, por , është e pamundur të largohet përmes shfaqjeve të tilla, tepër naive, të pamenduara dhe asfiksuese.

Nëse Basha kërkon të shfaqë njerën anë të medaljes në takimet me “qytetarët e rastësishëm”, askush nuk ia ka harruar të vrarët e 21 janarit, aferat e mëdha që lidhen me Rrugën e Kombit, me Marrëveshjen e Detit, të cilën ende e lakmojnë qeveritë greke; askush nuk e ka harruar se, jo shumë larg nga e sotmja, ai ishte njëri ndër frymëzuesit e histerisë famkeqe të Shtëpisë së Verdhë.

Kujt i duhet besuar: Bashës që troket nëpër shtëpi dhe kërkon të dëgjojë, apo Berishës që tund flamurin e një përplasje të re?

I duhet besuar Bashës që blen shegë apo të përgatiste molotovë? Atij që blen domate në një rrugë që nuk është e tij apo atij tjetrit që bën thirrje për mosnjohjen e shtetit të tij? i duhet besuar Bashës së ditëve të tashme apo atij tjetrit që ende ka mbi vete disa enigma? Në fund të fundit, duhet bashkëbiseduar me Bashën e vilave të pasqaruara apo me atë që shkon se çfarë ka në frigoriferët e boshtë?

Është koha e tij për të ndarë mendjen: kush do të jetë?

Së dyti, viti 2019 ka qenë, pa dyshim, ndër më budallenjtë e një opozite politike. Ende askush nuk  e di përse Basha u zgjua një ditë, hapi sytë dhe deklaroi se do të braktisë parlamentin! Ishte një ide e çastit apo një domosdoshmëri politike? Braktisja e parlamentit e bëri edhe një herë Edi Ramën lojtar të dorës së parë.

Shefi i qeverisë që po gjente të gjitha dyert e mbyllura , befas, nga një qorollepsje e opozitës, u bë bashkëbiseduesi i domosdoshëm. Njeriu me rënien e pazakontë politike në kancelaritë e huaja dhe ndaj t cilit po viheshin shumë pikëpyetje, edhe nga institucione serioze vëzhguese ndërkombëtare, befas u bë zgjidhja e problemit.

Këtë dhuratë ia bëri Basha dhe ata që pranë tij, qofshin këshilltarë, qofshin medialë të lidhur me të, kërkonin shfaqjen politike, por jo zgjidhjen politike. Ata, edhe do e braktisin të parët, nëse ai nuk e luan deri në fund lojën e tyre.

Përsëri befas, si i zgjuar nga një jerm politik, pasi kishte mallkuar gjithçka e gjithëkënd, Basha pranon të jetë pjesë e një grupi për reformën zgjedhore, e cila, çfarëdo emri të ketë sot, mbetet përsëri një grup i zakonshëm, ku, në katër vetë, tre i takojnë opozitës, por që të tre kanë pikësynime të ndryshme.

Nga mallkimi i sistemit zgjedhor kalohet në pranimin e tij, nga idea e përmbysjes kalohet në idenë e pranimit të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008; nga idea e vendosjes së popullit shkohet përsëri tek Njëshi!

Atëherë cilin do të dëgjojë Basha, kur ai vetë, ende, edhe pas një viti bojkot, përmes të cilit humbi gjithë pushtetin lokal dhe zërin në parlament, kthehet në atë pikë ku vërvitej një vit më parë? E cila është pika zero e politikës së tij, dhe, megjithë thirrjet për suksesin e bojkotit, qoftë edhe me zërin e Nard Ndokës, askush nuk e beson.

Zakonisht, në pragun e ndryshimit të një vije apo qëndrimi politik njerëzit duan të dëgjojnë liderët, çfarë mendojnë ata, cili është ndryshimi, çfarë përceptimi kanë për të ardhmen, si do të ketë një zhvillim të ri politik apo ekonomik.

Nëse deri tani Basha nuk e ka ditur se çfarë mendojnë e çfarë duan njerëzit, atëherë kot sa ka qëndruar si shef i opozitës. Të dalësh tani për të dëgjuar, do të thotë se deri tani as nuk ke qenë në këtë botë dhe as ke jetuar me hallet e njerëzve. Me ato që të besojnë dhe ato që nuk të besojnë. Në fund të fundit do të thotë të biesh viktimë e lojës ku të fut mjeshtërisht kundërshtari yt politik; në përsëritjen e një loje të cilës i ka dalur boja që prej kohësh dhe që dikur e bënte më mirë se të gjithë liderët e sotëm bashkë, një tjetër, nostalgjinë ndaj të cilit po e ringritin pikërisht derdimenët apo hajdutët e politikës.

Së treti, Basha e di krejt mirë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme, të paktën nuk do të jenë aq të shpejta sa ai premton. Mendimi që ekzistonte për të shpejtuar zgjedhjet në tetorin e këtij viti, dhe të cilin e hodhën socialistët në kancelaritë perëndimore, si duket, po zvetnohet.

Ndryshimi dhe përfundimi iReformës Zgjedhore nuk do të thotë se do të kalohet menjëherë në zgjedhjet e përgjithshme politike. Shumë- shumë Rama iu afron atyre atë që ka humbur nga mendjelehtësia e tij: votime të pjesëshme në Shkodër, Durrës e Vorë, si një test apo si një kalim pushteti në qendrën veriore.

Ndërsa për zgjedhjet politike ai, Rama,  ka përforcuar mendimin, mendim të cilin Basha e di, qoftë edhe përmes ndërmjetësve, të cilët nuk janë nga politika, por nga “ të fortët pranë politikës”, se qershori i vitit të ardhshëm është data më e afërt e zgjedhjeve.

Ka më se një vit që Basha u thotë njerëzve të tij se do të ketë zgjedhje të parakohëshme, si të bënte karikimin e tyre, edhe pse e di se kjo nuk do të ndodhë dhe njerëzit, një ditë, do e rradhitin ndër premtimet e kota të tij.

Të njëjtën gjë përsëritin edhe rrethojat politike të Bashës. Deri në verbëri dhe absurd.

Gabimet paguhen, dhe Basha po paguan gabimet e tij. Njëri ndër të cilët, më i rëndi, është bojkoti.

Tani ai ka hyrë në një rrethin e një gabimi tjetër, që duket se do të jetë edhe më tej ndëshkues në imazhin e tij politik: fushata “ po të dëgjoj”, një miopi politike e shkallës më të lartë.

Nëse ai paguan këshilltarë për të ecur në këtë rrugë, qofshin edhe këshilltarë të huaj, është mirë të bledhë mendjen dhe të bëjë atë opozitë që, edhe nëse nuk e largon dot nga pushteti klanin Rilindës, të paktën e bën të mbledh mendjen.

Se, kështu si e ka nisur, e majta do të qëndrojë gjatë, shumë gjatë në pushtet. Megjithë zullumet e “Rilindasve”.

 

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
8 Comments
  • – Kur mori pushtet Rilindja ne 2013, Shqiperia kish 5.9 miliard Euro borxh.
    Pas 7 vitesh ne 2020 Shqiperia do kete 13 miliard Euro borxh!
    Pra per 7 vite (Rilindje) 7.1 miliard Euro me shume borxh ose 2.2 – fishim –

    Jane shifra te botuara ne nje shkrim te Ekonomistit P. Sako ne gazeten DITA.
    Edi Rama nuk ka bere gje padi per shpifje ndaj Ekonomistit, kurse B. Islami veshtire se nuk e ka lexuar kete shkrim…
    …por kjo nuk e pengon aspak B. Islamin qe te merret me Turin qesharak te Lulzimit thua se e ka gjetur shkakun e shkaterrimit ekonomiko-financiar 7-vjecar te asaj qe Rama e quan “Shqiperia qe duam”!

    • vetem ndonje lexues si ti,i “ditur” apo I padtur mund te shkruaj budallalleqe te tilla.I ndeksi baze per nje qeverisje jo te mire ekonomije jane:1-rritja ekonomike 2-rritja punesimit.Sipas zyrtare e patjeter bankes botrore rritja mesatare vjetore e produktit industrial ka qene rreth 4%,pra per 6 vite rritja ka qene mbi 22%.E shikon or mik se sa gabim mendoj.Per dijenin tande ,nuk ka banke ne bote qe mund te japin borxhe,neqoftase banka nuk eshte e bindur mbi mundesin absolute te kthimit borxhit(qofte edhe 1milion dollar)Prandaj mik ato qe ke shkruar o e ke nga padija ose e ke me qellim te keq.Cercill ka thane nje vertete absolute: te vertetat ne gazete nuk mund te dalin per 5 lek,ajo mund te jete vetem 1% e te vertetes absolute.M e fal se nuk e perktheva fjale per fjale,por e perktheva ne shqipe te thjeshte.Mos harro studimin e famshem te ekonomistit qe fitoj cmimin nobel ne ekonomi:Pozita e debitorit(borxhliut) eshte me e forte se ajo e kreditorit(dhanesit borxh).E pra borxhi nuk eshte aq I keq sa e mendojne shqiptaret e mencur.Te gjitha kompanit apo bankat me te medha ne bote perfshi edhe “Bank of Amerika” e nje sere bankash super te medha ne Amerike apo kompania te medha si com.sidurimesh edhe “fordi” shpetuan nga falimentimi ne saj te borxheve te marruna ne kohen e stanacionit ekonomik te 2009 e qe edhe Italia vazhdon ket gjendje edhe sot.

  • DITA: B.Islami eshte opozitar i dores se pare kunder PS qe keshillon Lulin 7×7=42 per gabimet qe po ben ne 7 vite,por nuk i tregon rrugen per te shkuare ne HOLLANDE e jo te vije ne pushtet ne 2021.E me qene se opozita eshte nje ZERO,Bedriu ben mire qe i meshon Maxhorances qe te mbledh mendjen e kokes,per bdonje FRAKTUR TE RE.
    1-Nuk mund te behet Kryeminister nje njeri qe ka vrare 4 vet ne bulevard,etj,qe Bedriu ja numuron shume mire.Luli dhe Saliu duhet ta zgjidhin mes vedi se ” KUSH URDHEROI TE HAPET ZJARR MBI PROTESTUESIT NE IKJE..” Kjo gjeme Bashen do e mundoi gjithe jeten si njeri,sikurse Saliu pas vdekjes duhet te mendoi se ku do i pushojne kockat,pasi djemt e NENAVE SHAMI-ZEZA do ja bejne siç ky ja beri Enverit pas vdekjes.
    2-Rruga e ardhjes ne pushtet te PD pas shume vitesh eshte rinovimi i partise me drejtues te rinje pa Saliun si kriminelin nr.1 te shekullit 20,21,pa L.Bashen qe nuk di sa eshte ora dhe qe per 7 vjet vetem ka firmosur borderon e pagesave,duke zbatuare 99.99 % urdhrat e Saliut,kur ky shpifs i ndyre veç tjerash e nxori opoziten ne rruge te madhe si ne asnje vend tjeter te botes.
    3-Edi Rama ka bere gabime pune por nuk ka asnje dosje krimi si kundershtaret politik qe e kan kthyer opoziten ne nje shoqat gjuetie per perdorim tritoli e flakadanesh.Viti 2019 i provoi te gjitha dhe opozita u be gazi botes.
    4-Ndaj E.Rama dhe PS do te rrijne gjate ne pushtet deri sa SPAK+BKH(nese do kryejne detyren mire siç u kerkohet nga SHBA+BE )te dergojne hajdutet e kriminelet ne HOTEL-REÇIN SHKODRAN.Dhe pas tyre le te shkoi edhe Edi Rama nese do ket fakte e jo shpifje.
    5-Per te ardhur ne pushtet duhet okej edhe i faktorit nd/kombetar,i cili kerkon te behen REFORMA NDERTIMI E JO SHKATERRIMI sipas motos Berishiste te teoris “shok” e “çekut te bardhe” te viteve 90.Apo te sabotimit te reformes ne drejtesi siç veproi me braktisjen e kuvendit.Apo siç vepron aktualisht qe po sulmon deputetet e listes se vete,te cilet u ben faktor pozitiv per votimin e ligjeve te domosdoshme.
    -Shkurt: Opozieten aktuale nuk ka ku e kap as qeni rruges per te shpetuar koken e jo te shpetoi shqiperine.Kjo do ishte fatkeqsi kombetare.
    -FLM -DITA.Nga Mallakastrioti jo anonim.

  • Bedro, as ti vet nuk i beson ato qe shkruan, por falë honorarit, kryen aktin ndotës ndër vetëm Ethem kategori.
    Ti bën Kuçkarin ndaj Pushtkarit.

  • Politikanet i blejne dashnoreve lviton,kartier, smart hymje pallati … kurse zoti Basha i blen speca & mollatarta

    p.s.. kjo duhet te jete kartolina e Shen Valentinit per 2020.
    Zener ca me ke ble per shna Valentin Shega-oh zemer po ti speca e domate zemer

  • Bedri Islami mde kerte ” hartim Politik ” ben perpjekje per te stimuluar Lulzim Bashen qe te dali nga bataku politik ku ka rene.Qe Lulzim Basha eshte “kallp” si politikan nuk ka nevoje ta thote as z.Bedri Islami e as ne te tjerret.ATE na e thote vete Luli,,rrugetimi i tij politik qe mbyllet me KRIMIN e 21 Janarit dhe KJO duhet te jete pikenisja per te thene nje GJE dhe te vetme ” Lulzim Basha nuk e ka vendin ne politik dhe as duhet te diskutohet dhe te shkruhet per ate POR te shkoj atje ku duhet te shkoje.”

  • Ky zotnia sa ishte doktori nuk la gje pa shkruar tani e paska filluar me lulin-e tmerrshme o shoku po nuk eshte faji as i lulit as i doktorit .por i klikes enveriste qe jemi ketu sot pa moral pa byth pa identitet pa asgje ..Ne ate gjendje qe e mori shtetin doktori ka bere me te miren ..qe vellai te ket kaq urrejtje per vellai e tmerrshme, pse se eshte demokrat e jo i kuqe ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *