Çfarë fshihet në thellësinë e Tokës?

DITA Online

 

Njeriu ende nuk ka zbuluar se nga se përbëhet brendësia e Tokës.

Por nga një studim i fundit, shkencëtarët mendojnë se thellësia e planetit tonë përbëhet nga azoti i lëngshëm, gjë që do të shpjegonte edhe sasinë e madhe të tij në formë të gaztë në atmosferë.

Sipas tyre, Toka është planeti i vetëm i njohur që ka një sasi kaq të lartë të azotit në atmosferë, ndërkohë që në thellësi mendohet se është në formën e një metali të lëngshëm.

Azoti që është prezent në ajër mund të vijë pikërisht nga shtresat e thella të planetit, ku mund të jetë i përzier edhe me të tjera metale në formë të lëngshme.

Njëri prej autorëve të studimit, Stewart McWilliams, sugjeron që azoti, i cili është në sasi më të lartë edhe se oksigjeni, mbërrin në një farë mënyre pikërisht nga brendësia e Tokës.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Sigurisht qe me te drejte lindin disa pyetje. Separi:Si eshte formuar azoti? Se dyti: Qysh nga koha e formimit te Tokes e deri me sot,a thua te kete qene mjaftueshem azoti ne brendesi?Ne se jo ,atehere kush e formon ate?Pa e zgjatur me tej,mund te them se Kur zbulime te tilla jane te diskutueshme,atehere edhe siguria e tyre varion.nga zero ne zero,presje zero…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *