Ka fakte te shumta per shkeljen e embargos nderkombetare te naftes ndaj Serbise dhe makines se luftes e terrorit te Milloshevicit nga OKB-ja ne vitet 1994- 1995. I pohoi edhe vetë mashtruesi ordiner i qeverisë së Tiranës (vetëm pasi deklaratat e Podgorices e vune me shpatulla pas murit)
Kjo nafte u perdor nga makina serbe e luftes dhe terrorit jo vetem ne masakrat serbe te Shrebrenices dhe terrorin masiv qe shkaktoi rreth 300 000 viktima te pafajshme ne Bosnje por edhe kunder shqiptareve te Kosoves…cka perbejne krim kunder njerezimit, qe po gjykohen ende ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.
Po ajo që ndodh sot me sekserin Fazllic cfarë është? Duke mashtruar banoret e Porto Romanos dhe fshatrave perreth se gjoja tokat e tyre ishin te helmuara, qeveria e Berishes i shiti ose dhuroi serbo- boshnjakut Damir Fazlic qindra hektare toke ne ate zone ku qeveria ka planifikuar te ngreje nje park industrial me vlere qindra milione euro. Kur keto fakte dolen ne drite vete Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit Popullor se ” Fazlicin e kam mik… Ate do ta mbroj me cdo mjet dhe do tua sjell ketu ne Kuvend per ballafaqim!”
Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese marreveshjen atdheshitese te Sali Berishes dhe qeverise se tij me Athinen per shitjen ose dhurimin e 352 kilometrave katrore te Otrantos, ne shellfin e se ciles mendohet se ndodhen miliona tone nafte dhe pasuri nenujore multimilioneshe.
Te gjithe autoret ose bashkepunetoret ne hartimin dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeve antishqiptare si Lulezim Basha, Arben Imami, Kristaq Gerveni, Ferit Hoxha… jane shperblyer me gradime dhe ngritje ne detyre. Tipik eshte rasti i “Kolonelit te Asfalise Greke me tre gishta”, sic e ka quajtur me dhjetra here Berisha nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise Arben Imamin , te cilin e “ndeshkoi ashper ” duke e vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqieprise?! Cfare fshihet pas ketyre veprimeve?
Online nga adresa: poeticforum.com