Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutin tropikal me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës. Për shkak se fruti i bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të tij.
Përdorimi kryesor i bananeve sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese që ka.
Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të Monitor është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon .
Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.
Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tri shtete: Kolumbi; Ekuador; Meksikë.
Bazuar në të dhënat e pesë viteve të fundit importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010.
Eksportet e bananeve nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).
Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.
Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalin në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vini nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia, raporton Monitor.
Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë. e.r./dita

Per nje sy te vemendshem duket qe ky artikull eshte si ato mjegullat qe shperndahen per te mbuluar realitetin qe duket nga titulli “bombastik” pra qenka dhjete-fishuar eksporti bananes keto vitet e fundit dhe ky Monitorileshit e paska zbuluar !!
.
Le te kujtojme kapjen e nipit te ‘ gjoja diktatorit te tmerrshem ‘ Ermal Ilir Enver Hoxha pikerisht ne prag te ‘FESTIMEVE” te 5 vjetorit te 21 janarit nga shqupistet..
.
Nipi Enverit U REKLAMUA dhe u kap si kur te ishte PABLO ESKOBARI kur ne fakt u kap per aresye banale..dhe me e forta prodhimi ie Xibrake akoma nuk kishte filluar..Kush e mban mend nuk ngeli studio televizive duke filmuar brenda objektit sikur gazetaret te ishin Prokurore sic eshte ne fakt kry-ndyresira Saliu Qeros=Blendi Fejziu
.Rasti me i pabesueshem
.
Izet HAXHIA jep fakte qe Xen Sypeshkaqeni ka perdor makinen e Presidences ne 1996 per transport droge dhe jep fakte ne kohe -sasi dhe njerez reale…Pse Arta Marku me kalorsin e vrerosur te te dekriminalizmit Donald Shakaxhi Lu-ne nuk bejne tentativa per kerkim prangash per Vrasesin e Gerdecit ?
..
Pse per dy mbiemrat qe lidhen me kete krim te pabesueshem nderkombetar qe lidhet me “mamurrzaket” e Tropojes …Kulicaj-Lushaj te grupit kriminale Ciftelia nuk jepet asnje e dhene ose jepen gallata me banane si ky artikull qe eshte per Dashnor Dikon qe kendonte:
Nje ze flet, Mafia eshte si banania
Te shijon kur e zhvesh, e prek ti vet
Por kujdes, por kujdes nga banania
Mos e hidh e mos e shkel sepse rreshqet