Çfarë i gatuan Armina Mevlani Shkëlzenit

Dita

Një nga çiftet më të diskutuara të momentit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kanë kohë që kanë nisur bashkëjetesën.
Vera e kuqe duket se ka bashkuar edhe më fort shpirtrat e të dashuruarve duke e klasifikuar atë si pijen më të dashur. Armina pëlqen shumë sushin dhe specat e mbushur ndërsa Shkëlzeni është më i fokusuar tek prodhimet e detit.
“Ka qëlluar shpesh t`i gatuaj Shkëlzenit spageti dhe gazpacho (supë me perime që shërbehet e ftohtë)” – citon për shije.al 24 vjeçarja. “E gatuaj shumë mirë dhe jam bërë eksperte në përgatitjen e saj, tani kam më shumë arsye se kurrë” – përfundon duke buzëqeshur ajo, raporton Shije.al.
Shkëlzeni preferon edhe bizelet të gatuara në mënyra të ndryshme, por nuk duron dot turlitë ndërsa Armina nuk pëlqen tavën e kosit. Të dy nuk pëlqejnë paçen.
Sufleja me çokollatë dhe akullore është ëmbëlsira që unifikon shijet e çiftit.
Sa i takon frutave Armina pëlqen fikun, qershinë dhe shalqirin ndërsa Shkëlzeni pjeshkën dhe shegën madje këtë të fundit e pëlqen shumë edhe si lëng të shtrydhur.

Share This Article
14 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *