Deputeti opozitar Tritan Shehu, që po “ndeshet dhëmbë për dhëmbë” me korrupsionin e qeverisë “Rama”, doli në mbrojtje të mjekëve të Spitalit Shkodër të arrestuar për korrupsion, duke akuzuar drejtësinë, se i kishte diskretuar e arrestuar padrejtësisht.
Po pse deputeti Tritan Shehu, ish-Ministër Shëndetësie, u bë papritur “avokat” publik i drejtorit Spitalit Shkodër dhe shefave të komisionit të tenderëve, megjithëse këta janë emëruar nga PS?
Portali Pamfleti shkruan se ky drejtor dhe ky komision vlerësimi blerjesh e punimesh, i ka firmosur vëllait të Tritan Shehut, 11 milionë euro për punime fiktive, të pa realizuara, të vonuara prej 7 vitesh, kryer me cilësi të dobët e mangësi projekti.
Historia e projektit të rehabilitimit të spitalit Shkodër, nis në kohën e pushtetit “Berisha” (2009), kur Ministria e Shëndetësisë, u financua nga Banka Botërore, me një fond 8 milionë, 084 mijë e 325 euro pa TVSH, për rehabiltimin fizik të spitalit Shkodër, por punimet u zvarritën deri në vitin e dytë, të qeverisë “Rama 1”.
Në prill 2015, Banka Botërore i dha ultimatum ministrit Beqaj dhe qeverisë shqiptare, të përfundonin dhe dorëzonin punimet, brenda datas 30 maj 2016, ose të rikthenin vlerën 11 milionë euro.
Pas këtij ultiamtumi, ministri Beqaj, i ka dërguar 32 shkresa (ultimatume) ish-drejtores së Spitalit Shkodër, socialistes Dhurata Uruçi, që të firmoste qorrazi, marrjen në dorëzim të punimeve, me shënimin: “Zbatuar sipas projektit”, të menazhaur prej vëllait të Tritan Shehut, por ajo refuzoi dhe pas 24 orësh, në datën 6 maj 2016, ministri Ilir Beqaj e shkarkoi dhe brenda ditës e zëvëndësoi, me drejtorin e arrestuar P. Çela, që po mbron Tritan Shehu.
Drejtori i ri, që sot ndodhet në pranga, i firmosi letrat e marrjes së punimeve në dorëzim “Në rregull”, me proces-verbal, të Komsionit Vlerësues (kolaudues) të spitalit, duke quajtur “me standard” dhe sipas projektit, duke maskuar korrupsionin me 11 milionë euro, të menaxhaura nga vëllai i Tritan Shehut.
Por punimet në spital, ishin realizuar vetëm në 40% të projektit dhe pas 3 muajsh, ministri Beqaj, akordoi 6 milionë euro të tjera nga taksat publike, për të mbyllur “plagët” që la hapur, pazari me vëllain e Tritan Shehut dhe firmën mafioze italiane, që kishte sekserizuar Tritan Shehu, quajtur “Esi Consorzio Stabile from Italy, Albania-Ltd”, me drejtues ligjor e teknik, Ing. Enriko Manrioti – shkruan portali.
b.m. / dita

Qe ty dy keta ministra i lidh hajdutlliku dhe abuzimet qe kane firmos per tenderat fallco ne shifra miliona euro
Burgu eshte pak per keta hajdut
Punimet u realizuan vetëm në 40% të projektit, pas 3 muajsh, ministri Ilir Beqaj, akordoi 6 milionë euro të tjera nga taksat publike, për të mbyllur “plagët” që la hapur pazari
Ja disa të dhëna zyrtare, marrë nga dosja e projektit “Rehabilitimi i Spitalit Rajonal Shkodër” me vlerë 11 milionë euro, menazhuar nga vëllai i Tritan Shehut (nga Niku) dhe firmosur fiktivisht, nga drejtori i prangosur i PS, që po e mbron Tritani i PD
Vendi i ndërtimit: Sheshi i Ndërtimit, ndodhet në territorin e Spitalit Rajonal të Qarkut Shkodër
Emërtimi i Objektit dhe funksioni Consult i tij: “Rehabilitimi i Spitalit Rajonal të Shkodrës”
Autori i Projektit: “Top Consult Gmbh Koeln, Germany”
Ndryshime Projekt gjaët zbatimit: Nuk janë bërë, është zbatuar projekti fillestar
Vlera e objektit, sipas kontratës: 8 084 325 528 Euro, pa TVSH
Vlera e objektit, shtuar sipas ndryshimeve në projekt-preventiv: 8.904.657,81 Euro, pa TVSH (shtuar vlera pas nisjes së punimeve)
Gjeneraliteti i Sipërmarrësit: “Esi Consorzio Stabile from Italy, Albania-Ltd”
Drejtues Ligjor: Ing. Enriko Manrioti
Drejtues Teknik: Ing. Enriko Manrioti
Mbikëqyrësi i punimeve: “Top Consult Gmbh Koeln, Germany”
Afati i kryerjes së punimeve sipas kontratës: 24 muaj
Zgjatja afatit te punimeve: 12.5 muaj (pas afatit të fudnit 1 vjeçar, që la BB)
Shkaqet/ dhe kohja e punimeve: U vonuan 7 vjet, mbasi spitali kishte vështirësi në zhvendosjen e pacientëve!
Vonesë punimesh: 3 muaj për prishjen e objekteve pirvate brenda sheshit të ndërtimit (spitalit).
Vonesë punimesh: 75 ditë, për boshatisjen e ambienteve të Spitalit të Pediatrisë.
Vonesë punimesh: 4 muaj, shkaktuar nga përmbytja e kantierit prej rreshjet të vitit 2011.
Vonesë punimesh: 3 muaj, mos pagesë e kostos lokale dhe taksës 20% TVSH shteti për korrik-dhejtor 2011, vonoi 5 muaj, blerjen e materialeve të ndërtimit.
Vonesë punimesh: 4 muaj për lirimin e Poli-Ambulancës e cila me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, duhej ishte gati më 12. 01. 2012.
KUJTESË: Nëse llafollogu anti-korrupsion Tritan Shehu, nuk është i qartë, me kaq sa po publikojmë, mund të vijojmë me fakte të shumta nga kjo dosje e zezë hajdutërie dhe shumë dosje të tjera në shëndetësi, të menazhuara nga vëllai i tij drejtor në MSH (Niku), me të cilat, nuk janë vjedhur tufa preshi, por miliarda lekë dhe këtë duhet ta kuptoj, profesor Tritani, që në poltikë është deputet, ndërsa në biznes është bashkëpronar me familjet Berisha e Spahiu, në spitalin “Zonja e Këshillit të Mirë”, i cili është ndërtuar mbi tuall shtetëror, të falur nga Tritani, kur ishte Ministër Shëndetësie…
Kur shkruani keta artikuj i beni si lesh arapi..smerret vesh ca shkruani.Tritani me te vellan paskan marr 11 milion euro pa e bere punen!Kete e kuptuam!!Po Beqja s’po marr vesh pse i mbuloi edhe shtoi 7milion nga buxheti popullit???E tani ngrihen paskan arrestuar drejtorin?hajde kazan hajde…keta ja fusin si kau peles s’merret vesh ca behet.
Dy fytyrat me te ndyra te PD dhe PS!
tashtii eshte tamam koha per te arrestuar Beqiirin.A ben dot kalllziim penal Rama apo ka marre perqindjen.
Ore thoni te verteten ashtu sIc eshte.Cdo gje qe investohet ne Shkoder VIDHET, SE PAKU 30% vleres se investimit.Kjo merite e Bashkis nen komanden e PD.ne asnje vend te botes nje rruge nuk ndertohet 4 here ne 20 vjet.Kjo ndodhi ne ndertimin e rruges Velipojes,unazen e qytetit.Prandaj Cdo investim e pa nje kontoll rigoroz nga ana qeveris ne qytetin e Shkodres eshte I kote.Korrupsioni automatikisht zhduk 45% te vleres investimit.te gjitha investimet ne Shkoder kan te njejtin fat.Zoti e ruajt Shkodren e ato shume pak shkodran safi qe kan mbet aty
Mos e merni.Tritanin per.vetem.gagac budalla.Ai.eshte nje nga me hajdutet e pasur duke.filluar nga kontrabanda e naftes firmat piramidale ku nuk kishte ambalazh ku te.fuste parate e rjedhura nga krimi.Jo ne teori por personalisht e praktikisht se bashku me gruan.Si e mori dhe kush ja dha shtepine ne plazh socialistet.Eshte personi me me nder socialistet e perfolur si me hajdute.Sa ka.fituar nga.Shqiperia e.Vatikani me vite ne Zoja e kshillit te mire.Dhe tashti bashke me Dogzborune Beqaj.Se bashku me geeke italiane e shqiptare eshte perfaqesues tipik i krimit te organizuar internacional ne vashkepunim edhe me te majte.Spaku dhe Fbi shqiptare ka nje favor.Eshte i predispizuar per tu shndruar ne.te.PENDUAR.Keshtu si Busheta per Italine mundet tja.shlyeje krimet.Shqiperise.Sepse eshte personi me kyc prane e per krimet e Berishen Meksin Boden Nanos etj
Banka boterore eshte sinomim me korruption ne Shqiperi,si dje si sot.
Po te kishte qytetare shqiperia,cdo tender i financuar nga bb duhet analizuar per te vu ne dukje korruptionin ne kurriz te shqiptareve,se kreditet i paguajme…
Kurse ne Kosove ,hajdut batakqij kane krijuar sistem vjedhjeve duke perdorur nji strategji tjeter nga ajo qe perdorin hajduterit ne Shqiperi
Prokurorija e zbulon rastin , bene kallximin perballe duke e hapur rastin kurse , deshmitaret ndryshojne deshmite e tyre kurse faktet diku treten …ne fund lenda pershkrohet
( me afat ligjor vjetersohet kurse
” te akuzuarit ” lirohen nga akuzat ) ku cdo gje shkone dhe mbaron per mrekulli
Edhe parate e shtetit vidhen , edhe askush per kete hajduteri nuk denohet
” edhe ujqerit e ngopur , edhe delet ne numer ” dhe kjo per faktin se ne Kosove ne keto mega hajduteri jane te implikuar , gjyqetar e prokuror vendor , gjyqtar e prokuror nderkombtar te UNMIK – ut ose EULEX -it te cilet kane vjedhur bashke me zullumqaret e Kosoves ose keta zullumqar u kane krijuar teren qe nderkombtaret ta marrin nji cope bukur te madhe te tortes se quajtur Kosove