Minimizimi i karbohidrateve vazhdon të jetë i fortë, sidomos në disa lloje dietash.
Por kur vendosim t’i heqim nga pjata ne duhet të dimë se çfarë dëmtimesh sjellin dhe për çfarë shërbejnë karbohidratet.
Eliminimi i tyre qoftë edhe “vetëm” për disa javë nuk ia vlen, sepse pasojat mund të ndjehen në afat të gjatë – shpjegon profesor Pietro A. Migliaccio, dietolog italian.
Kur zvogëloni marrjen e karbohidrateve, gjëja e parë që vëreni është shpejtësia pothuajse magjike e humbjes së peshës.
Por ndërkohë po humbasim ujë, jo dhjam.
“Karbohidratet ruhen në trup në formën e glikogjenit – shpjegon Migliaccio – çdo gram akumulon tre deri katër herë peshën e saj në ujë. Pra, sapo shkurtojmë karbohidratet, fillojmë të përdorim glikogjenin rezervë, çdo gram karbohidrate më pak është 3 gram humbje e ujit”. Veç kësaj karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur një person i zvogëlon (ose eliminon) “mjegullohet” truri. Rezultati: frymë e keqe, lodhje, dobësi, marramendje, pagjumësi, të vjella”. Në thelb, ndihemi sikur jemi me grip”, thotë Migliaccio.
Zgjidhja? “Në vend që t’i hiqni karbohidratet plotësisht, do të ishte e mjaftueshme të zgjidhni ato integrale – sugjeron profesor Migliaccio.
