Mark Zuckerberg i ka premtuar Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel se do të kujdeset për masat kundër gjuhës së urrejtjes në Facebook.
“Unë mendoj se ne duhet të punojmë për këtë çështje”, i tha Zuckerberg Merkelit në një darkë të përbashkët me rastin e Samitit të OKB-së.
Kjo përgjigje e tij erdhi pasi Merkel e pyeti atë nëse ai donte te bashkepunonte për të përmirësuar situatën… kurse shefi i Facebook Zuckerberg u përgjigj me “Po”.
Biseda në mes të dyve mundi të dëgjohet hapur në mikrofon, i cili mesa duket ishte i hapur në Livestream të OKB-së.
Në mes të shtatorit, Ministri i Drejtësisë Heiko Maas (SPD) ishte takuar me përfaqësuesit e Facebook në Berlin.
Maas kishte kërkuar nga Facebook të punonte në këtë drejtim pasi përdoruesit kishin hedhur parulla çnjerëzore dhe ekstremiste kundër refugjatëve në rrjetin social.
