Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Lulzim Basha u rrit. Ai mori një vendim jashtë çdo përshkrimi statutor, duke ndërtuar një alibi për rastet e ardhshme. Rritja e tij ishte e befasishme për këdo që e ka njohur, goditja u dha në momentin e fundit, asgjësimi i mendimit ishte total, strukturat u gjendën pa frymë dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Brenda opozitës kjo ishte goditja më e pamenduar, më bizare, nga ato që zakonisht quhen “goditje nën brez”, por e domosdoshme dhe pa asnjë alernativë. Ata që kanë pritur që Basha, më parë se të dëbonte Berishën, do të jepte dorëheqjen, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur. I zgjedhur me dorë nga pararendësi i tij, katapultuar në një fron që nuk e kishte ëndërruar, frymëzuar nga njeriu që e dëboi, i mefshtë në pamje dhe dredharak në goditje, ai gjeti momentin për të bërë rritjen e tij, dhe shumë kënd e la pa frymë. Sidomos Berishën.
Në mbrëmjen e asaj goditjeje, në një emision TV njerëzit panë një Berishë të lodhur, pa frymën e tij karakteristike, ashtu si janë gjithë njerëzit e dëbuar.
Lulzim Basha gjeti çastin e menduar mirë për të bërë shpalljen. Momentin e fundit. Pas tij ra “gongu”, ndërkohë ai vetë kishte dalë nga ringu. I mbetur vetëm në fushëbetejë, Berisha ishte i pari që e kuptoi se gjithçka kishte marrë fund.
Ai kishte pasur shansin të largohej normalisht. Edhe pas shpalljes së tij “non grata”. Të tërhiqej në qoshen e tij, duke e bërë betejën një gjë vetjake, jashtë grupit parlamentar, pa asnjë mburojë politike dhe pa rënduar krijesën që e kishte drejtuar me dorë të fortë dhe ashpërsisht.
Megjithatë, dëbimi i tij lë pas vetes disa pikëpyetje, të cilat do të jenë edhe në një kohë të gjatë, enigmat e këtij dëbimi.
Cili është momenti kur Basha mori vendimin e tij? Askush nuk e di. Që nga qershori kur i është dhënë urdhri nga funksionarë të nivelit të dytë a të tretë të DASH dhe deri në fillimin e shtatorit janë dy muaj e gjysmë. Ku loboi ai, te cilët struktura të larta të shtetit amerikan dhe çfarë mesazhesh mori? Nuk është takuar me asnjë dhe nuk ka shkruar askund tjetër, veçse tek miq privatë, pa asnjë ndikim në politikën e lartë amerikane, të cilët, duke qenë përgjithësisht të financuar në fushatat e tyre nga disa afaristë shqiptarë në SHBA, bënë disa deklarata të rrudhura, që dukeshin se kishin dalë nga zyra e shtypit e ish kryemnistrit të cilësuar si minues i demokracisë.
U shantazhua Lulzim Basha nga amerikanët? Nëse ka ndodur kjo, atëherë cila aferë e tij ishte objekt I shantazhit? Lidhja me rusët dhe financimet e panjohura, por të ditura të lobit rus? Kaq lehtë mund të shantazhohet një drejtues. Nëse ka ndodhur një herë, a nuk mund të përsëritet shantazhi?
Nuk është e vështirë të shantazhosh një lider si Basha. Njeriu që mund të bënte këtë më mirë nga gjithë të tjerët, mund të ishte Berisha, por ai nuk e ka bërë asnjë herë. E ka mbrojtur, edhe kur askush nuk e priste. Edhe kur dëboi gjithë gardën e vjetër dhe mbajti pranë fgura kllouneske të politikës. Vasalë dhe jo të dinjitetshëm. Berisha i di gjithçka Bashës, nganjëherë ata kanë qenë së bashku pjesë e krimit, si në 21 janar, herë të tjera ka ndjekur ecurinë e birit të vet shpirtëror dhe e ka mbështetur, pa e ditur çastin e befasishëm të goditjes.
Basha e tha hapur, por nuk e shpalosi hapur se, atij, në prani të Bardhit dhe Tabakut, i janë afruar dosje shtesë. Kur? Në qershor! Çfarë përbëjnë këtë dosje, të cilat ai u betua se nuk do i ndajë me askënd. Nëse dosjet janë të ofruara, pra ata nuk përbëjnë sekret dhe nuk janë as fantazëm. I kanë shërbyer si godiTje ndaj Berishës, të cilit ia ka dërguar, por edhe të neutralizojë kundërveprimin që mund të kishte ndodhur në ditën e dhënies së vendimit të tij.
Dosjet që i janë afruar Bashës nuk janë të panjohura nga ai. Nuk kanë të bëjnë me Soros dhe sorisianë, që po shfaqen nga fryma berishiste si një sekt që drejton gjithë botën. Nuk kanë të bëjnë as me Kosovën. Naivët mund të mendojnë se Berisha e shpëtoi Kosovën nga ndarja, ku desh e çoi politika amerikane. Kosovës nuk i ndryshon asnjë centimetër pikërisht nga Shtetet e Bashkuara e jo nga përrallat e politikës në Tiranë apo në Prishtinë.

Atëherë çfarë ka mësuar Lul Basha, të cilën nuk e ka ditur? Në fakt, ata janë dënimi i vërtetë i Berishës. Mos kundërshtimi i tij. Aktakuza politike e, nesër, mund të mos jetë vetëm politike. Ndërlidhja mes atij si person publik dhe përfitimeve familjare, të cilat, jo në mjegull, ia kujtoi Basha. Ishte lëvizje prej skuthi politik, por që e goditi më shumë se gjithçka tjetër Berishën. Ishte kujtesa: mos fol më tej, letrat mund të hapen. Ashtu si mund të hapeshin letrat për Bashën, nëse ai do të kishte kundërshtuar.
Mes vetes dhe Berishës, ai zgjodhi veten. Mes PD-së dhe Berishës, ai zgjodhi të parën. Që do e mbajë fort, ndaj edhe ka ngritur një strukturë besnike, ku militantët, pasi të qetësohen gjakrat, do e kuptojnë se kjo është një luftë e pamundur.
Luli u rrit, por gjithnjë nën hije.
Sali Berisha është sot një njeri i mundur. I mundur nga vetja! Askush tjetër nuk e ka mundur atë, veç jetës së tij, egërsisë me të cilën është shfaqur dhe mos kuptimit të faktit se koha e tij kishte kaluar. Njeriu i politikës, në çastin që nuk e kupton se koha e tij ka mbaruar, ka filluar momentin e humbjes.
Njeriu që bëri shpalljen rastësisht e ka emërin Lulzim Basha, për ironi të fatit ai e kishte zgjedhur me dorën e tij. Cilido tjetër të ishte do e kishte bërë këtë, ndoshta jo në mënyrë kaq bizare dhe tinzare, por rrugë tjetër nuk do të kishte. Askush nuk mund të mbajë në mesin e tyre njeriun e ndëshkuar nga institucioni politik më i rëndësishëm i botës, Departamenti Amerikan i Shtetit, si minues të demokracisë, familjarisht të korruptuar dhe pengues i demokracisë.
Moskuptimi i kohës është humbja e madhe e Berishës. Në politikë koha është gjithçka. Berisha mendoi se mund t’i qëndrojë asaj dhe ta mundë atë. Kishte bërë në rrugën e tij të politikës shumë mëkate, ata do të zgjoheshin një ditë, ishin shkruar diku dhe prisnin çastin, por nuk e priste kurrë që shpalljen e tij do e bënte pikërisht njeriu që e kishte mëkuar besnikërisht.
Për ta kafshuar pabesisht, por në një lëvizje të domosdoshme. Në mbrëmjen e së enjtes së shkuar në politikë u shfaq një fenomen i papritur : lideri mund të jetë autokrat duke qeshur. Basha nuk përfilli asnjë institucion të partisë së tij. Asnjë rregull. Asnjë zë ndryshe. Kishte pritur çastin e tij të goditjes dhe e dha atë kur të tjerët mendonin se po flinte.
Nuk kishte thirrur askënd për të qenë pjesë e goditjes së tij, nuk kishte biseduar ndershmërisht me “ doktorin”, për më tepër nuk kishte kërkuar një zgjidhje tjetër.
Kishte menduar dy muaj , për ta zgjidhur në pak minuta. I lodhur me tutorin e tij, ai nisi fazën e re të rritjes së tij politike: kthimin e tij në tutor.

Berisha i lodhur dhe i debeuar????
Irrtum, zoti Islami Irrtum (te genjesh veten)
Sali Berishes i kane krijuar perseri terrenin qe ai do. Masa njerezish, simpati, brohoritje dhe turma qe i shkojne verberisht nga prapa. Sali Berisha ngrihet qene deri tani kufome politike duke marre me fuqi dhe koha do ta tregoje se si do te shporre ate qenie me dy sy, Lul Bashen, qe vete e lindi e rriti dhe i dha pushtet politik dhe ekzekutiv.
Me duket si strekembeshi qe Alia i vuri Nexhmijes dhe familjes Hoxha ato dite te ftohta nentori te vitit 1991 kur e coi ne qelite e 313, ky rast.
Shantazhi te ben te marresh keto hapa, por ne fund dhe ai Luli i gjate i qeshur me fyfyre idioti do ta persoje sic e pesoi dhe vete Alia.
USA te kap dhe te shtrydh si limoni per te te hedhur pastaj ne kosh, po me Sali Berishen i kane bere llogarite gabim ashtu sic i ben ne Afganistan, ne Egjipt dhe disa vende latinoamerikane ku ata qe i hoqi me potere dhe dhune u kthyen prape ne pushtet.
Vendimet qe ka marre Amerika kunder Berishes me duken vendime qe sikur jane marre ne ndonje pub nga ca zyrtare te perlyer nga burger dhe Cola dhe ne nje leter bakalli ja kane sjelle per firme Anthony Blinken per nje non-grata kunder nje cubi nga Tirana qe as e dine se ku bie ne rruzull.
Berisha aq e di, se pas dy vjetesh do te filloje perseri fushata per President ne USA, Sorros po i bine breket ne moshe 93 vjec a sa eshte, dikush tjeter mund te vije ne pushtet ne Amerike dhe cdo gje ndryshon, por Lul Basha ku do te shkoje se bashku me Ramen?
Kjo qe i ndodhi Berishes do te lahet nje dite, per kete jam i sigurte.Donald Lu-te dhe Yuri Kim-rat do te ikin nje dite, por Saliun dhe Mziun aty i ke me falangat e tij.
Nese do te ishte veprim i forte i Dep.te Shtetit mund ti bllokoheshin shume mire tere kontot bankare te familjes Berisha ashtu sic u ndodh zyrtareve bjelloruse dhe ruse, por kete nuk e ka bere.
Atehere kjo eshte te rrahesh uje ne havan.
Kunder Saliut nuk gjendet asnje fakt me sa shoh une.Letrat e atij avokatit shqiptaro-amerikanit qe nuk me kujtohet emri dhe ndonje leter a denoncim tjeter mbeten gjithmone ne kuadrin e thashethemve ballkanike qe pine uje vetem me lobiizem te tipit amerikan ose shkurt te korrupsionit te ligjeruar ne ligje.
CIA ose Dep.Shtetit jam i sigurte qe ka informacione te tipit pacavure qe i merr nga shtypi i perditshem shqiptar, nga llafet e kafeve te Tiranes ashtu si ne nje kohe kur jepnin informacione ne zyrat e UDB-se dhe CIA-s fshatare analfaete te arratisur nga Lekbibaj a nga Postriba qe tregonin se Enver Hoxha pi gjak foshnjash a ku ta di une dhe ata zyrtare idiote ne ato zyra i hidhnin ne leter.
Ashtu sic doli Colin Powell dhe fliste brockulla ne OKB se Sadami ka laboratore levizese uraniumi ne Irak, kur keto i deklaronte ne intervista azili nje azilant irakian ne Gjermani!!!!!!!
Ja do ta shohim Bedri perfundimin, kur vazhdon Schäuble te kandidoje me 79 vjec ne Bundestag ulur ne karroce me rrota, po Sali Berisha me 72 vjec kardiolog nga Tropoja qe e ka pulsin 62 te rrahura ne minute, pa pire as alkool, as duhan ne jeten e tij me pak skizofreni qe i jep vetem fuqi cdo te beje?
Pergjigjen e di kushdo mendoj une, edhe Basha por edhe Rama.
Doktori, doktori, dookkkktttoorriiiiìì ….,,,,,
I besueshem aq sa santa claus. Paske pjerdhur mire rrugeve te botes me fantazi sigurimsadh neper rradake…
Shume njerez,sigurisht medioker por dinake,qe Enveri i solli nga malet per te forcuar unitetin e kllases puntore me fshatarsine,teze Leniniste kjo,beri qe vine njerez me mentalitetfshatar,te paghendur,qe do t’i bindeshin Enverit me besnikerine e tyre! Por kata soollen frymen e grupazheve,frymen e beses ndaj Bajraktarit dhe zakonisht shkojne me me te fortin,behen spiune te tyre! Dhe nje nga keta eshte Saliu,me te gjitha karakteristikat e komunistit te eger Enver! Tani pasi Basha e vrau,hiqet zvarre si qen i plagosur! Shume njerez e mbeshtetin kunder Bashes! Fjala ketu kush ishte dhe kush eshte realisht Saliu! Nje Ramis i Nexhmijes? Nje fsahtar qe nuk di te perdore akoma Lugen,pirunin dhe thiken kur ha? Ne duhet ta gjykojme Saliun per krimet qe ka bere dhe jo ta krahasojme me Lulin! Ndodhi atvrasja ppritur dhe pa kujtuar! Saliun eshte ne fundin e vet te llahtarshem! Sa me lart beson se je aq me shume vritesh kur bie! Cfare do t’i sjelle Saliu popullit percarje,vrasje hakamrje,lufte civile! Ja cfare premton ky korb i zi nga Vicidoli spiun i Sereve dhe tradhetari me i madh i kombit tone!Saliu kurre nuk mendoi se do te vije kjo dite ,por ja qe erdhi! Ne se ka miq qe akoma e duan le t’i thone te largohet si ai luani qe i vjen dita te ngordhi dhe iken ne vetmi te vdese apo te ngordhe! Epoka e Saliut vdiq kush nuk e kupton eshte injorant kush e kupton dhe e shfrytezon per gallate si Arjan Cani psh, Dikush tjeter e mbeshtet per arsye se eshte i mbytur ne mut,korrupsion deri ne gryke! Lamtumire Sali dhe salinjte e tu!
Sipas ketij shkrimi c`fare eshte bere ne shqiperi nga Berisha, askush nuk e dika dhe te gjith qemken hajvan qe hajne Bare. dhe tani kundershtaret e Amerikes do te deklarojen.
1. Te ” lumt” o Sali qe i dhe Nafte Serbise, e qe me naften shqiptare vrave vellejzerit tone Kosovar. (ahhha jo jo. Saliu i dha nafte Kosoves e jo serbis. } Cila eshte e verteta. Ase Amerikenet kete nuk e dije ase drejtesia shqiptare nuk e dika, pore e “dijeka” vetem drejtesia e Plepave.
2. Tani to te therrasin.Te ” lumte ” se sa mire bere qe nepermes firmave piramidale shkatrrove shqiperin dhe vrave nje 3000 veta a me shum kete nuk e dijem mire se shiftat jane aty dhe nuk i ka publikuar askush.
3. Tani do ti thojen “Te lumt” o Sali qe deshe te asgjesosh me tope Ambasaden Ameriken ne vitet 1992 -1996 date e sakte e ka Nertitan Caka.
4, Tani do te therrasin”Te lumt ” O Sali qe I fute ne burg Udheheqesit e Lufte se Kosoves, dhe u bere bashke me serbet edhe kunder UCK-se edhe kunder Amerikes.
5. Tani do te therrasin “Te lumt ” o Sali qe ti Hodhe gerdecin e ere dhe fitove para sa munde. E kush po qan bythen per femijet e Gerdecit dhe per rrenimin e tre fshatrave, Ikni e pirdhuni (rrofte Saliu)
6. Tani do te therrasin. “Te lumt” o Sali qe vrave me 21 Janar .e ce don qe te shpetoi Edi Rama sikure t`ja kishe hequr koken edhe atije sic ja hoqe Remzi Hoxhes e shum te tjerve.
Tani do te therrasin” Te lumt o Sali qe i dhe Detin Greqise. E c`fare u prish per detin hiq asgje.Berisha i ka miq te ngush Grekerit dhe Serbet. E ja te na rroj Saliu se per Detin askush qe qan trapin.
Thirrjen te lumte e te lumte, jan te shumta per Saliun vecse zoti mbase e heq se ndrysh Edi Ram e Basha besa edhe Amerika do te ken pick me Saliun. Ai do ta “rrenoje” dhe Ameriken se te tjeret as qe i ka ne dore fare.!
Po qe se ka amerika ndonje dokument qe provon se Saliu eshte spiun serb, te lutem na e tregoni.
Sa per korrupsion e maskaralleqe te tjera ai i ka bere haptas ne drite te diellit. Vetem shkerdhatat politike e cecenet kane nevoje per “dokumente per ate pune.
O Bedri kaqoli qe tregon perralleza,nese nuk hapen dosjet per nje akuze dhe ndeshkim nuk ka drejtesi, besueshmeri dhe demokraci kurresesi. Amerika nuk eshte Zot qe te vendosi per fatin e tjereve.Nese shqiptaret ndeshkohen nga nje Shtet tjeter por jo nga gjykatat tona Haga ose Strasburgu,tregon se vendi yne eshte nen protektoratin amerikan.Tre deshmitare vlejn kur hapen dosjet dhe mesohet e verteta dhe jo te mbahen sekret nga tre veta dhe te lexojm perrallezat e tuaja.Te hapen dosjet dhe te denohet Berisha sipas ligjeve shqiptare,ndryshe nuk jemi vend demokrat por nje vend vasal qe nuk ve kurre ne diskutim vendimet amerikane kurse te BE-se po,sepse te gjith politikanet jan servile dhe kan frike nga amerikanet por jo nga drejtesia shqiptare.
Kjo është një lojë o Bedri! Qëllimi është që media t’ja mbushë mëndjen shqiptarëve që Berisha mbaroi! Nuk është ashtu, sepse teatri ka edhe aktin e dytë që Berisha kthehet përsëri në PD dhe media përsëri do të bëjë zhurmë si një fitore të « pamposhturit » Berisha! Gjërat do të ishin në rregull, në rast se ai përjashtohej nga Parlamenti dhe i hapej rruga drejtësisë shqiptare që të gjykonte për krimet që ka bërë bashkë me Bashën e kompani.
Ore idiot, si mund te marr udher kryetari i opozites shqiptare nga nje shtet i huaj?
Ti shkruan pa pike turpi: “Që nga qershori kur i është dhënë urdhri nga funksionarë të nivelit të dytë a të tretë të DASH dhe deri në fillimin e shtatorit janë dy muaj e gjysmë”.
Po si ka mundsi mor karagjoz te arrihet deri ketu sa te ulen breket fare dhe te kthehesh manekin i te huajve, qofshin amerikane a serbe a çfare te duash.
Qurrac!
Duket qe islamit,na i mungon dhe intelekti elementar duke e bere qesharak:
Mbasi vazhdon ta citoje Berishen,njeri te mbushur me vese dhe krime,qe prodhohen nga geni i tij,ku nje nga ato,qe ka cfaqur me teper eshte pabesia,islami i kundervihet bashes,me fjalet skuth dhe i pabese,per kete qendrim qe mbajti karshi Saliut.
Por si mund te etiketohet nje njeri keshtu,kur i kundervihet nje krimineli,qe e ka ne frymemarrje pabesin e tij,me te njejten monedhe,pabesine.
Per me teper,kur luli,pamvaresisht nga perfitimet me karrige dhe monetare, ka ndjere gjate gjithe kohes,poshterimin publik dhe institucinal,qe i eshte bere,ne kembim te ketij perfitimi.
Strategjia e Saliut,ka qene dhe mbetet.qe individin,qe te behet pjese e bandes pd,duhet korruptuar,qe me vone ta mbaje lidhur me karten e demaskimit.Dhe me lulin,qe vec te tjerave,ne origjine e kish nga anet e tij, keshtu beri:
Kontrolli i shtetit i ngarkoi lulit,nje pervehtesim,kur ish min transporti,per 220 mil euro,me tej bashkepuntor kryesor ne vrasjen e 4 demonstruesve paqesore.
Keshtu luli,ka bere nje jete zogu te ushqyer,por mbyllur gjate gjithe kohes ne kafazin e Saliut.
Dhe i paftyre si luli,mund te jete njeriu,por kjo barre qe i kish ngarkuar Saliu,eshte bere ne vite e padurueshme,per te,mbasi nuk i perkiste as vetes,por dhe as familjes se tij biologjike.
Dhe pamvaresisht se kush eshte luli,ka bere nje gjest per tu pershendetur:
Nga brenda kulles se erret luli i hodhi surratit Saliut,nje pjese te ndyresise,qe ky i fundit, vazhdimisht ka prodhuar,ne shkembim, kjo kesaj here te gjynaheve te falura,nga Daj Sami,qe vazhdon pa tundur te bej nje Realpolitik me vendin tone,per ta nxjerre nga bataku gjirizor i mesjetes se erret orintale dhe komunizmit rural te kulles se erret,qe ka mbi tre dekada,qe ne menyre integrale,vazhdon ta denatyroje kete vend.
noj haber na gjarpri zi anastasios ke mo ?
se kena nigju o fut ne myth te shpellarit tat
Amerikonet i thane Bashes ate qe kishte thene me pare DASH kur i mballosen Saliut vulen e zeze ne pasaporte:
SALI BERISHA ESHTE NJE KRIMINEL KUSAR DHE VRASTAR NJESOJ SI ENVER HOXHA
prandaj:
Nese Lulzim Basha do te vazhdoje te jete BEDELI i Saliut dhe t’i kendoje hymne dhe elegji babait te tij Sali Berisha, njashtu sic i kendoje sot fanatiket e Enverit nate e dite Diktatorit sadist dhe kriminel, atehere SHBA do t’ja varin teneqen dudumit lider te opozites dhe do te kerkojne nje kryetar te ri qe te konkuroje makutin Edi Rama me nje dinjitet dhe pragmatizem bashkekohor.
KJO ESHTE PERGJIGJA E ENIGMES
qe kerkon enveristi Bedri Islami ne dacibaon e tij te gjate per Bashen
Vrasësit e 21 janarit 2011, masakra e pashëmbëlltë me snaiper nga këta dy banditë të politikës si autorë të vetëm në atë krim kombëtar kundër të pafajshmëve sot përballen me njëritjetrin dhe secili kërkon kokën e kundërshtarit.
Asnjëri nuk është më i mirë se tjetri. Të dy janë të denjë për prangosje dhe nxjerrje përpara drejtësesë.
Sot jemi dëshmitarë të skenave dallavere si të salihurit dhe lulzimkatranit, që po i “qajnë hallin popullit” për demokracinë(!).
Shqipëri do të marrë frymë, populli do të marrë jet’,
Nëse në këtë vend DREJTËSIA shpallet MBRET…
Jm i një mendimi me të madhin poet, Arben Duka, që thënien e mësipërme e ka skalitur me daltë në një shkëmb të lartë…
Ju pergezoj z. Bedri qe kete here keni shkruajtur disi shkurt. Shpresoj qe ne te ardhmen te jeni me konciz.
“Moskuptimi i kohes eshte humbja me e madhe e Berishes”, thekson z.Islami. Po! Lidhur me kete nenvizim na eshte percjelle edhe nje mesazh nga urtesia. Nje burre i urte e me zë, te cilit i rezervohej kryet e vendit ne çdo mjedis a valle burrash, nje dite therret djemte e tij dhe u thote: Qe sot, merrni nje “litar” e me “lidhni” ketu, ne krye te vendit te shtepise time. – “Pse?! Ç’ka ndodhe? Mendja jote eshte tel, edhe me shendet je shume mire, – kundershtuan djemte. Pikerisht per kete duhet ” te me lidhni”, sepse keshtu dua qe te mbahem ment…” Cila do ishte ajo kohe e mbjties mend per mire, per Berishen, ai e din….
Gjithsesi ne politike njerzit ndahen ne dy kategori: ne politikane qe jetojne per politiken (vetem si pekushtim ndaj saj) e qe jane shume pak, dhe politikane qe jetojne me politike(mjet jetese), dhe keta jane shumica). Berisha, si kontigjent i kesaj kategorie, eshte monster, do te ngelet unikal dhe deri ne frymen e fundit do jetoje me politike (jo per politike). Fillimish e zuri peng politiken, tani ka ngele peng i saj , finche la morte non ci separi,…
Vazhdon telenovela boshe “Basha dhe Berisha”. Mileti i hutuar e ndjek me vemendje dhe harron qe Edvin Bastardi po e shkerdhen nga te gjitha anet. Shqiperia, si per shume budallalleqe te tjera, po behet shteti ku qeveria perdor informacionin e padobishem dhe jorelevant per publikun, ne menyre qe te beje ate qe do vete pa as me te voglen rezistence. Populli shqiptar vazhdon traditen e marrjes se sapunit per djathe, ose mutit per hallve.
Or demokratet e Shqiperise,edhe ju populli i Shqiperise a mendoni me te vertete se Amerikanet e duan drejtesine ju jetoni ne endra,Amerikanet e duan vetem interesin e vet por jo juve si popull Shqipetare po te ishte ashtu qe Amerikanet e respektojne drejtesine ateheri krejt keta ne qeverisje te 30 viteve te fundit duheshte te ishin ne Burg,qysh mund ti Besoni Bashes kur bashkeshortja e tij nuk i don Shqipetaret dhe refuzoj nenshtetesine e Shqiperise ,ketyre ju intereson jeta lukse e jo populli qe e vodhen te gjith qeveritaret ,pra une ju pyes edhe sa kohe ju duhet te mbeteni Injorante pra zgjohuni dhe mos ja falni Shqiperine te koruptuarve,hajduteve, kriminelave.
Z. Bedri Islami,
Nuk është e vërtetë që Sali Berisha nuk ka mashtruar. Ne dimë ato që janë lakuar në shtyp. Në parim mashtrimi dhe krimi vijnë përpara dhe më pas shantazhimi përdoret sipas nevojës. Krahas fakteve ka edhe shumë mjegull që nuk i mbulon dot pasojat.
1. Ai ka mashtruar e shantazhuar bashkëpunëtorët e tij. Për dëshmitarët në krime, devijimi dhe pendesa ka pasur pasoja tragjike si në rastin e Azem Hajdarit i cili bëri çdo poshtërsi që i thanë nga djegja e grurit të pjekur për korrje (po nuk e lejuan fshatarët) deri te djegja e shkatërrimi i ullishteve, agrumeve e brezareve…; si në rastin e Gramos Pashkos që reklamonte e tundte çekun e bardhë që do të ribënte Shqipërinë… Të gjithë ishin grup e dëshmitarë në besë të njëri tjetrit. Basha e shmangu këtë fund…
2. S. Berishai ka mashtruar në masë popullin shqiptar në rastin kur deklaroi se paret e piramidave ishin më të pastrat në botë. Një pjesë që i besuan shitën shtëpitë dhe i humbën jo vetëm ato por edhe jetën e tyre duke kërkuar drejtësi. Pilotët që nuk iu bindën urdhrave të tij për të goditur jugun e “pabindur” e braktisën detyrën, shkuan në Itali…Poshtërsia më e madhe që futi grindje në popull është ligji për pronën, po kështu kompensimi me “letra me vlerë” zero kur për vete u pasuruan. Ka dëshmitarë që dinë dëmet që i ka shkaktuar ai Luftës Çirimtare të Kosovës.
3. Sali Berisha nuk ka qenë konsekuent në marrëveshjet me aleatët, ka dëshmitarë që flasin për aktivitete antishqiptare, kontrabandë e korrupsion. Por ka edhe nga ata që sot u kujtuan për dinjitetin kombëtar të “nëpërkëmbur” nga të huajt për të mbështetur patriotizmin fals dhe të akuzuarin Berisha.
4. Sot është koha që ata që dinë fakte në parim apo për krime konkrete si Gërdeci dhe 21 Janari të ngrenë padi dhe të meren organet e drejtësisë me këtë problem. Kjo është rruga e sqarimit të popullit, e shmangjes së përçarjes nga mungesa e informacionit dhe e ngritjes së dinjitetit kombëtar, jo të presin çfarë do të bëjë aleati ynë më i madh strategjik SHBA. Ndihma që na jep Amerika buron nga aleanca që kemi lidhur me të dhe BE-në. Pabesia ndaj saj prek interesat e të gjitha palëve dhe dënohet.
5. Shqipëria dhe shqiptarët janë dëmtuar rëndë, ca se jemi të copëtuar, ca nga demokracia e deformuar në favor të pangopësisë, ca nga aktivitetet agjenturore antishqiptare pakënaqësia dhe problemet janë të mëdha. Shpresa jonë është se ato kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes. Uroj që të bëjmë secili dhe të gjithë së bashku detyrën tonë në situatën e krijuar. Kasandra.
Iku Sali mavria… po sa keq qe i vinka? Te erdhi rradha o Sal, do vesh ne hale te sateme… se ke 50 vjet qe e ke marre ne qafe popullin me zullumet e tua. Me vrasje, vjedhje grabitje, shitje e spiunime. Do i paguash te gjitha.ZOTI vonon por nuk harron
Amerikanet i derguan listen e perjashtimeve Edi Rames me Gramoz Ruc, Lef Kok, Tom Dosh dhe Rama beri si beri e shtyu ca perjashtimin e i shtrydhi edhe ne 25 prill si per here te fundit per ti hedh pas zgjedhjeve tej si limonj te shtrydhur.
Amerikanet i derguan edhe Bashes urdherin per perjashtim te Sali Berishes, por Basha nuk kishte fuqi sa Rama brenda PS…
U desh mbarimi i zgjedhjeve dhe dalja hapur e idhtareve te Berishes me devizen “Levizja per PD” qe Yuri Kim te bindej se nese Berishes nuk i vihej fre, ai do rrezonte Bashen e do behej Kryetar i PD!
Berisha tha “Kurre mos thuaj Kurre” kue e pyeten a do behej Kryetar i PD
Nishani tha “Nje rikthim i Berishes ne krye te PD do ishte zgjidhja”
Pra Yuri Kim kuptoi gjithcka dhe per ti bere paraprite Sali Berishes te rikthehej ne krye te PD, i kerkoi Departamentit te Shtetit ate Kartelen e Kuqe “non grata”per Saliun.
Lulzim Basha priti deri diten e fundit para hyrjes ne parlament qe Saliu ti zbriste nga kurrizi ku e mbante prej 8 vjetesh e te largohej vete nga Grupi Parlamentar i PD. Kur pa qe Saliu nuk e kishte nder mend zbritjen nga kurrizi i PD, Basha u detyrua ta largoje.
Helbete, me Kartelen e Kuqe amerikane “non grata”,Saliun ne PD nuk e mba dot as Shkelzen Berisha Kryetar e jo me Lulzim Basha e ca me larg, te behet prap Kryetar ashtu si shpresojne Nishanllinjte budallenj pas tij.
.
Zoti Claus pershendetje !
.
Mbasi ke dale ne “ kry t’oxhakut” dhe paske sfiduar jo vetem Bedriun por dhe Blinken-in r Rikut me pranoni kete koment qe le tju sherbeje si pasqyre qe te shikoni veten sa gabim jeni:
*
Shume here pasi Bedriu shkruan ndonje artikull te pjerdhur si ky me lart del ti me jatagan dhe I versulesh duke mare rolin e shenjtorit dhe “din-shumit’ duke bere nje vetperdhosje edhe pse ke parametra letrare dhe horizont te pelqyeshem.
**
Le te mbarojme pune me Bedriun I cili ne menyren me idiote te mundeshme thote (citoj)… Basha e tha hapur, se atij, në prani të Bardhit dhe Tabakut, i janë afruar dosje shtesë…(fund citimi)
.
Tani nese ka dosje “shtese” me te rende se pushkatimi ne boulevard I 4 kokepalareve ne 21 janar 2011 nga 2 banditet shteterore K/M dhe ministri brendeshem keni shkue per lesh jo vetem ti Claus por dhe Bedriu me Rikerin & Blinkenin .
.
*** Sot eshte 14 shtator pra 23 vjetori I Pucit shtetit Berisha-Bukoshi qe mbetet krimi me I dokumentuar I Zombies Berishe..
.
Jo vetem kaq por dhe akti me hipokrit dhe I denueshme I KikiRiker-ave te USA-BE sepse ka dokumente te mjaftueshme ( jo te ca zyrtareve te perlyer nga burger dhe Cola) qe vertetojne se Euro-amerikanet ne janar 1999 bene presion dhe shantazh mdi qeverine e asaj kohe qe mos arrestohej Berisha I tyre dhe jane pikerisht 3 Muskutjeret ambasadoret amerikan+gjerman+Italian) .
.
Pra para se te denohet Berisha ose para se USA te shpalle” komedine non grata” per gabime banale te B’rishes duhet te kerkoje te falur dhe te marrin pergjegjesine per mbrojtjen haput te krimberishes tyre.
.
Nuk merzitem as nga Krimberisha me Lulet e tij..as nga impotenca me dashje e krye-enverofagut Edi Rama dhe as nga mbrojtja inteligjente e I KikiRiker-ave te USA-BE..
.
Me shume jam pesimist nga intelektualet tane ku do permendja Bedriun, Clausin dhe Thanot e Dites qe hane kallup kete tele komedi internet pra me betejen qesharake midis Kriminelit 2 me emrin Lul ndaj kriminelit nr 1 siamezit Sal.
.
Keq ardhje per ju te nderuar intelektuale qe jeni bere kor vuvuzelash ne nje republike ambasadoriale si Shqiperia dhe nderhyrjet bajate nga nje shtet mik qe une do ta quaja Shtetet e Lul Bashekuara te Amerikes deri sa Sala me Lulin keto siamaze te jene nen pranga.
.
Nderime Bedri & Claus
Pleqeri te mbare dhe kujdes me fasulet !
Po si nuk ka asnje gazetar me i kerkuar sqarim vete Reekerit per cka thot Basha e cfare dokumente bindese i paraqiti Bashes?! Ku eshte transparenca e demokracia kur shantazhohen politikanet mbas perdeve?! A eshte ky standarti amerikan?!
Ky pazar eshte po aq i poshter sa politika amerikane ne perkrahje te grabitcareve te pasurise kombtare , qe behet ne kurriz te popullit shqiptar qe 30 vite!
Me fal se po te them “lili” me gjithe mend beson se Reeker ka paraqit dokumente shtese.Nese Amerika do ti kape keto peshkaqenet Sali & Djallin e tij Xen sinqerisht nuk nevojiten me shume se 24ore.Marrim rastin e gjeneralit Luan Hoxha qe me mirebesim shkoi te ambasadori dhe I tha qe djali Saliut e kishte kercenuar me jete se do tja bente si Kosta Trebice pra ndaj Xen Berishes duhej filluar qe atehere ndjekje penalle si Terrorist..Pra ambasadori amerikan qe I dha vize gjeneralit qeatehere vareshin dhe nga Reeker duhet te paditen nga Spaku sot..Nese I kupton keto rrjeshta faleminderit nese nuk I kupton si shumica shqiptareve mjere per ate vend…Thjesht Reeker me ambasadoret e tij jane bashkpuntore me Bash Berishen dhe bejne lojen te ciles I doli boja
Ai vend i botes trete qe ka mik amerikanet nuk ka nevoje per armiq ( ish kryeministre Pakistanit e vrare nga rivalet)
Mendoj se po ia ka paraqitur ato qe ne i dime, po edhe ato qe i dime per Bashen, po pak ma ndryshe nga ne: va ka paraqitur numerat e kontove qe do blokohen se vetem kjo i bene me leviz pushtetaret tone!
Amerikanetnuk levizin per ne po levizin qe mos t’ju ndodhe ne kabul tjeter ne Tirane se popullit i ka ardhur ne maje te hundes ylli ne ngjitje , babloku and co qe amerika ka perkrah tash e 30 vite , si perkrahje per demokraci e demokraci s’keni kurkund! Ky eshte reziku qe tremb ameriken jo basha berisha a Rama!
Mire beri lui qe e pirdhjashtoi Salen me urdher te Sales. Cfare dmth qe Amwrika shpalli non gra-ta Dogtorin? Dmth qe kali plak s’ben per lattice, por tagjine e ka hallall.