Jam lexues i rregullt prej vitesh i gazetës Dita. Një përbindësh vazhdon të na hajë kokën dhe pengon drejt progresit – Sali Berisha, që edhe pse flitet se po i mblidhet litari, ai vazhdon. Çfarë kërkon me këtë Sali Berisha? Të përsëritet e kaluara.
Vetëm një njeri që i shërben tjetërkujt dhe jo vendit dhe popullit të tij mund të sillet kështu. PS, anëtar i së cilës jam, duhet të mbajë përgjegjësinë dhe të realizojë premtimet që i ka dhënë elektoratit kur iu dhanë votat. Edi Rama ka qenë dhe mbetet shpresa jonë për ndryshime.
Ne nuk i kërkojmë agresivitet, por të zbatojë ato norma që i hapin rrugën të ardhmes së Shqipërisë, si për drejtësinë, korrupsionin, punësimin, mbrojtjen e historisë së lavdishme të popullit tonë, sidomos asaj të LANÇL dhe dëshmorëve të saj, e cila është vënë padrejtësisht nën goditje të së djathtës dhe Sali Berishës, duke ngjallur një fashizëm të ri. Kryetar i Organizatës së Dëshmorëve të LANÇ dhe dëshmorëve të tjerë të atdheut, dega Lushnjë.
