Çfarë Interi i shëmtuar, zhgënjen edhe kundër SPAL…

DITA Online
Spal's Federico Viviani (L) and Inter's Borja valero (R) in action during the Italian Serie A soccer match Spal 2013 vs Inter FC at Paolo Mazza Stadium in Ferrara,Italy,28 January 2018.ANSA/SERENA CAMPANINI

 

Inter nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit 1-1 kundër SPAL, duke vazhduar momentin e dobët të formës që po kalon.

Zikaltërit nuk fitojnë prej nëntë ndeshjesh të luajtura në të gjitha veprimtaritë, shtatë prej të cilave në Serie A, ku të besuarit e Luciano Spalletti kanë arritur katër barazime radhazi, si nuk ndodhte që nga viti 2004.

Inter kaloi në avantazh në minutën e tretë të pjesës së dytë. Ishte një autogol “klasik”, kur Vicari devijoi në rrjetën e tij një krosim të ardhur nga Joao Cancelo.

Ky ishte autogoli i parë në favor të Inter në këtë edicion të Serie A.

Gjithsesi, pikërisht kur miqtë nisën të shijojnë fitoren erdhi zhgënjimi i madh. Në minutën e fundit të ndeshjes SPAL tundi rrjetën.

Sulmuesi i rritur te Akademia e Milan, Alberto Paloschi, shënoi me kokë golin e barazimit për vendasit.

Kësisoj, Inter mbetet në vendin e katërt të renditjes me dy pikë më pak se Lazio e vendit të tretë, edhe pse bardhekaltërit kanë luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojnë pasdite në “San Siro” kundër Milan.

SPAL është në vendin e tretë nga fundi, por mban ende gjallë shpresat për “mbijetesë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *