Çfarë ishin bajrakët?

anazapta

I nderuar lexues! Bajrakët ishin njësi territoriale-administrative ushtarake që u formuan në malësitë shqiptare të vetëqeverisura në kushtet e rrethimit feudal osman. Në gjysmën e dytë të shek.XVIII, në Shqipërinë veriperëndimore ishin këta bajrakë: 22 në Malësinë e Shkodrës, 7 në Malësinë e Pukës, 5 në krahinën e Mirditës, 4 në Malësinë e Lezhës dhe 3 në Malësinë e Kthellës. Të tjerë bajrakë shtriheshin në trevat verilindore, në kufi me Kosovën. Si institucion bajraku ishte krijuar para shek.XVIII dhe mbështetej fillimisht mbi bazën e lidhjeve të gjakut. Më tej rëndësia e tij u rrit dhe bajrakët shfrytëzoheshin nga pushtuesit osmanë si organizma të vetëqeverisura në bazë të së drejtës zakonore lokale

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *