I nderuar lexues! Esnafet ishin shoqata zejtare-tregtare të periudhës së feudalizmit që lindën edhe në qytetet shqiptare. Gjurmët e para të tyre i gjejmë që nga fundi i shek.XIII në Durrës dhe në shek.XIV-XV në Shkodër, Prizren, Drisht, Krujë etj. Pas pushtimit osman, këto organizata u ngritën në formë embrionale në Elbasan e më vonë kudo në qendrat kryesore të vendit. Lulëzimin e tyre esnafet e patën në shek.XVIII e në gjysmën e parë të shek.XIX. Esnafet luajtën rol me rëndësi jo vetëm në jetën ekonomike-shoqërore të vendit, por edhe si faktor politik-ushtarak, fillimisht si mbështetje të pushtetit sulltanor e më pas të pashallëqeve vendase në konflikt me të. Esnafet e humbën rëndësinë me rënien e shoqërisë feudale.
