Kanunametë ishin përmbledhje ligjesh të Perandorisë Osmane që përmbanin normat themelore për rregullimin e regjimit feudal-ushtarak e të marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe që vlenin për gjithë shtetin ose vetëm për krahina të veçanta (sanxhakë).
Të tilla ishin: kanunametë për sanxhakun e Shkodrës, Vuçiternit, Vlorës, Elbasanit etj.
Kanunametë përmbanin dispozita edhe mbi çmimet e prodhimeve bujqësore, mbi regjimin doganor etj.
Normat kryesore të regjimit ushtarak osman në këto kanuname ishin të njejta, por në to gjenden norma që pasqyronin shkallën jo të barabartë të zhvillimit ekonomik-shoqëror të popullsisë të krahinave të ndryshme.
n.s. / dita
Zoteri i artikullit N,S.
ne se je shqiptare me dije. Vuciterni!!!!eshte emer i gabuar dhe sllav. Ai qytet quhet Vushtri dhe ndodhet ne Dardani (Kosove)