Çfarë ishin Kanunnametë

b.m.

Kanunnametë janë përmbledhje ligjesh të Perandorisë Osmane që përmbanin normat themelore për rregullimin e marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe që vlenin për të gjithë shtetin, ose vetëm për krahina të veçanta.

Gjatë shekullit XVI u nxorën Kanunnametë për sanxhakët e Shkodrës (1529-1570), Vuçiternit (1530), Vlorës (1583), Elbasanit (1570), Prizrenit (1591), Ohrit (1613) etj.

Këto konsakruan gjendjen e pronësisë tokësore, marrëdhëniet klasore midis spahinjve dhe fshatarëve, detyrimet feudale në dobi të spahinjve dhe të shtetit, etj.

Kanunnametë përmbanin edhe dispozita mbi rregullimin ushtarak, politik të sanxhakëve, mbi çmimet e prodhimeve bujqësore, mbi regjimin doganor, etj.

b.m. / dita

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *