Çfarë ishin kolonitë shqiptare?

redaktor

I nderuar lexues! Kolonitë shqiptare ishin ngulime jashtë Shqipërisë për arsye ekonomike dhe politike. Mërgimi ekonomik jashtë trojeve shqiptare, i filluar që para shek.XIX mori përmasa gjithnjë e më të mëdha pas mesit të shek.XIX e në fillim të shek.XX dhe preku sidomos fshatarët e varfër të Shqipërisë së Jugut. Vendet ku u vendosën më shumë shqiptarë të mërguar, jashtë kufijve të Perandorisë Osmane, ishin në fillim Egjipti, Rumania, Bullgaria, Rusia e sidomos Shtetet e Bashkuara. Në këto vende ku numri i të mërguarve shqiptarë arriti në disa mijëra e dhjetëra mijëra veta, u krijuan me kohë kolonitë shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *