Çfarë ishin kryengritjet kundër Tanzimatit?

Dita

I nderuar lexues! Kryengritjet kundër Tanzimatit ishin kryengritje antiosmane gjatë periudhës së reformave burokratike centralizuese. Reformat kishin për qëllim forcimin e Perandorisë Osmane e të sundimit të saj mbi popujt e shtypur. Pakënaqësia e popujve të robëruar u shndërrua, sidomos në Shqipëri, në kryengritje masive të armatosura që vazhduan në disa dhjetëra vjet në krahina të ndryshme të vendit, që nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit dhe nga Shqipëria e Veriut deri në Myzeqe e Prevezë. Ato drejtoheshin kundër shtypjes kombëtare e shoqërore: administratës osmane, rëndimit fiskal, shërbimit të rregullt e të gjatë ushtarak. Nga kryengritje në fillim lokale, ato u shndërruan dora-dorës në kryengritje të gjera e ndërkrahinore. Më të shënuarat ishin: kryengritja e Beratit (1834), e Shkodrës (1835), e Myzeqesë (1835), e Dibrës (1844), e Kosovës (1844) etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *