Çfarë ishin statutet e esnafëve?

anazapta

I nderuar lexues! Statutet e esnafëve ishin rregullore që drejtonin jetën dhe veprimtarinë ekonomike e shoqërore të esnafëve. Në fillim ishin të thjeshta, aty nga shek.XVII lindën statutet e mirëfillta e të plota të esnafëve. Me statutet, sistemi esnafor arriti formën më të lartë të tij, duke u mbështetur mbi norma juridike të përcaktuara mirë. Statute të esnafëve kishin në shek.XVIII-XIX tabakët e Pejës, Prizrenit, Shkodrës, Elbasanit, bakenjtë e Voskopojës, armëtarët e Korçës etj. Statuti më i vjetër e më karakteristik i njohur deri më sot në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane është ai i tabakëve të Elbasanit i vitit 1657, me një varg normash me karakter ekonomik, organizativ dhe fetar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *