Çfarë ishin stratiotët?

redaktor

I nderuar lexues! Stratiotët ishin fshatarë të cilëve në Perandorinë Bizantine u jepej një ngastër toke dhe për të liroheshin nga detyrimet fiskale, me kusht që në rast lufte të shërbenin në ushtrinë ose flotën bizantine. Stratiotët shërbenin zakonisht në themat e origjinës. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtrinë e perandorisë gjermane, në Francë etj. Këta stratiotë shërbenin kundrejt rrogës me kuajt, armët dhe veshjet e tyre kombëtare karakteristike. Rekrutimi i tyre zgjati deri në fillim të shek.XIX. Kalorësia e stratiotëve shqiptarë ishte e lehtë, e lëvizshme, me përvojën e fituar në luftën kundër osmanëve në vendin e vet. Stratiotët shqiptarë përbënin një armë shumë të shkathët e me efekt, e cila solli një ndryshim në artin luftarak të kohës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *