Tabakët ishin zejtarët që merreshin me regjien dhe përpunimin e lëkurëve.
Mjeshtëria e tyre qe mjaft e përhapur që herët dhe erdhi duke marrë zhvillim të gjerë.
Në shek.XVIII deri në gjysmën I të shek.XIX kjo zeje arriti shkallën më të lartë të zhvillimit, siç dëshmon edhe numri i madh i punishteve në disa qytete.
Në Berat kishte mbi 40 “tabakhane”, në Prizren 43, në Shkodër 30 etj.
Prodhimet e tyre eksportoheshin edhe jashtë vendit.
Tabakët u pasuruan shumë, sa që esnafi i tyre arriti të luante rol të madh në jetën politike e shoqërore të vendit.
Rënia e kësaj mjeshtërie erdhi në gjysmën II të shek.XIX, kur esnafët e tabakëve e humbën rëndësinë.
o.p. / dita

Cudi ! ! ! Une , Tabaket i kam ditur per tregetare duhani !
Me mire pyesni Sali Ram Berishen sepse ai eshte ne “Tiranas i vjeter”
O Sal mos harro te besh komentin tek digitali yt